Basha akuza SPAK: Po inkurajoni vjedhjen duke mos hetuar 'grupin kriminal', jeni bashkë-përgjegjës! Buxheti i 2021-shit më i papërgjegjshmi në 30 vite

21 Tetor 2020, 12:26| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 16:57

  • Share

Kreu i PD Lulzim Basha ditën e sotme në një takim me gazetarët ka komentuar buxhetin e vitit 2021 ku akuzon qeverinë se ka bërë buxhetin më të papërgjegjshëm në 30 vite, pasi sipas tij ka planifikuar t'u japë koncesioneve miliona euro.

"Arsyeja pse  i ka bërë bisht pyetjeve është zbuluar dje kur qeveria prezantoi buxhetin e 2021. Buxheti më i papërgjejgshëm në 30 vite, gënjeshtra më e madhe në 30 vite. Tablo më e qartë e Edi Ramës që edhe në muajt e fundit të pushtet zgjat dorën te paratë e shqiptarëve dhe vjet PPP si ajo e inceneratorëve.

Tabela që tregon sa para ka planifikuar Rama tu japë koncesioneve të PPP-ve. 20 milion euro janë planifikuar tu paguhen kontratave dhe koncesioneve. Shumë 6 herë më e lartë se planifikimi për indeksimin e pensioneve. 3 herë më e lartë se shuma e dedikuar për familjet në nevojë dhe në ndihmë ekonomike. Kurrë nuk ka qenë më qe qartë zgjedhja e një qeverie të zbatojë planin tonë me 5 pika", thotë Basha.

Më tej Basha i ka bërë thirrje SPAK të hetojë anëtarët e qeverisë pasi sipas tij po inkurajon hajdutërinë dhe vjedhjen duke mos i hetuar. Sot është koha që anëtarët e SPAK të hapin gojën dhe të kyçin në pranga grabitësit e shqiptarëve tha Basha, teksa qeverinë e konsideron si një grup të strukturuar kriminal. Po ashtu Basha thotë se neglizhenca e SPAK po bëhet edhe arsye se pse qeveria nuk zbaton planin me masa lehtësuese nga opozita.

Ndërsa kur ka komentuar thirrjen e kreut të PR Fatmir Mediu i cili i bëri thirrje presidentit Ilir Meta që të shpërndajë parlamentin dekreti i Metës për Kodin Zgjedhor rrëzohet, Basha tha se do të mbështesë dhe se do të bëjë çdo gjë që ia shkurton ditët në pushtet kryeministrit Edi Rama.

Ora 13:10
'Nëse bëjmë zgjedhje të dielën fiton PS', Basha-Ramës: Ke mbaruar, të ka kapur paniku! Opozita do fitojë (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin të dielën, ato i fitonte PS, duke thënë se sipas tij Ramën e ka kapur paniku. Opozita sipas Bashës do të ketë fitore të thellë në zgjedhje.

Ne kemi 2 vjet që kërkojmë zgjedhje të parakohshme, dogjëm mandatet për to, pse nuk i bëri ai? Pse ky njeri që kontrollon buxhetin, paratë e pista donte të merrte edhe komisionerët e opoziës?

Pse hodhi në erë paktin e shkruar në Rezidencën e Ambasadës Amerikane të përshëndetur nga ndërkombëtarët duke i mbyllur derën e nisjes së negociatave nëse i dilnin sondazhet në rregull? Këto janë deklaratat e një njeriu në panik dhe të kapur në flagrancë. Edi Rama ka mbaruar, sa më shpejt që më mirë! Opozita do i fitojë thellë zgjedhjet dhe shqiptarëve do ju kthejë shpresën për të nesërmen", tha Basha.

Shqetësimi kryesor i imi është ai i qytetarëve. Nuk kursej asgjë që do ta ndihmonte situatën nëse zgjedhjet do ishin mbajtur në 2019 rruga e së keqes do ishte shkurtuar, sa më shpejt të shkurtohet aq më mirë. Unë detyrën kam për ta bërë për interesat e shqiptarëve të thjeshtë. Kjo nuk është kacafytje politike, por luftë për ta larguar Shqipërinë nga e keqja”, tha Basha.

Ora 13:08
Basha akuza SPAK: Kyçni në pranga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, po inkurajoni vjedhjen duke mos i hetuar! Jeni bashkëpërgjegjës

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje SPAK të hetojë anëtarët e qeverisë pasi po inkurajon hajdutërinë dhe vjedhjen duke mos i hetuar.

Basha me gazetarët tha se sot është koha që anëtarët e SPAK të hapin gojën dhe të kyçin në pranga grabitësit e shqiptarëve teksa qeverinë e konsideron si një grup të strukturuar kriminal.

"Në Maltë a në Qipro, në Singapor a në Hong-Kong, me ligjin që kemi propozuar, ua gjejmë paratë, ua sekuestrojmë, konfiskojmë, dhe ua thejmë shqiptarëve.

Buxheti 2021 nuk ekziston. Akti i fundit i hajdutërisë, i një qeverie që ka humbur çdo gjë. Dua t’i drejohem çdokujt që sheh veten e vet, të jetë shumë i kujdesshëm, sepse bashkëpjesëmarrja në zhvatjen e parasë së qytetarëve do t’i bëjë fajtorë

Do doja shumë që zgjedhjet të ishin këtë të dielë, asgjë s’do  na ndalojë ta marrim e ta rikthejmë çdo apra të zhvatur e vjedhur.

Në emër të prindërve shqiptarë që kanë humbur vendet e punës dhe s’kanë të paguajnë për bukën e fëmijës, në emër të mjekëve dhe infermierëve që janë te vetmit në rajon që s’kanë përkrahje, në emër të pensionistëve që ka ndarë 6 herë më pak, çdokujt që ka ndërmend të krijojë një lidhje kontraktuale 4 muajt e fundit, të jetë shumë e kujdesshme pas çdo kontratë do kalojë nga ligji anti-mafia.

S’kam për t’i lënë pensionistët pa pensione, vogëlushët në mjerim, dhe shqiptarët që nuk u jepet kacidhe. Do ua nxjerrim nga kostot, nga hunda çdo qindarkë që u kanë vjedhur shqiptarëve.

Ja çfarë bëni ju, thirrja për SPAK, zotërinj ju inkurajoni vjedhjen, hajdutërinë, jeni bashkëpërgjegjës që shqiptarët nuk po marrin masat lehtësuese kanë 3 javë e një ditë që po i përsëris ditë për ditë.

Sot është koha të hapni gojën, dhe të kyçni në pranga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, pasi shqiptarët nuk po marrin dot lekë e tyre edhe pse paguajnë taksa.”- tha Basha.

Ora 13:00
Thirrja e Mediut për shpërndarjen e parlamentit, Basha: Mirëpres çdo hap që ia shkurton ditët së keqe

Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar thirrjen e kreut të PR Fatmir Mediu i cili i bëri thirrje presidentit Ilir Meta që të shpërndajë parlamentin dekreti i Metës për Kodin Zgjedhor rrëzohet.

Basha tha se do të mbështesë dhe se do të bëjë çdo gjë që ia shkurton ditët në pushtet kryeministrit Edi Rama.

"Shqetësimi im kryesor do të jetë ai i shqiptarëve dhe në veprim të kësaj s'do të kursejë asnjë thirrje të nevojshme. Po të ishin mbajtur zgjedhjet rruga e keqe do ishte shkurutar. Sa më shpejt aq më mirë si për të gjithë. Detyrat janë të përcaktuara dhe unë si kryetar i opozitës do ta bëj  deri në fund. E mirëpres dhe përshëndes çdo hap që ia shkurton ditët së keqes", tha ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 21/10/2020 14:42

    SPAKU duhet ta nise me dosjet e tua ,qe kane vite ne sirtaret e prokuroreve dhe gjykatesve qe i zbythi vetingu .Ata qe mbyllen dosjet e tua duhet te denohen penalisht per shfrytezim te postit zyrtar.Pastaj ta nisi dhe me te sotmit.Lyli ben sikur eshte i paster ne drejtesine.Lul po te ishte drejtesia e re qe mbronte ligjin, ti dhe disa shoke te tu do ishin ne burg vite me pare

    Përgjigju
  • Besa: 21/10/2020 14:21

    Ik o luli ik

    Përgjigju
  • O tej: 21/10/2020 13:54

    Kur do i kthesh 230 milion euro o hajdut po gjakun e 4 te vrareve kur do ta shpagosh?

    Përgjigju
  • aaaa: 21/10/2020 13:52

    O LYL..o toc.Nuk te voton njeri ty o budall

    Përgjigju
  • Derdimeni: 21/10/2020 13:41

    Jo Luli,ne panik dukesh ti jo Z.Rama,sot te behen zgjedhjet Edi Rama fiton bindshem,asnje nuk ju jep voten ju maskarenjve te PD-LSI,mos u lodhni kot,jeni te humbur e te mbaruar.

    Përgjigju
  • Nocoment: 21/10/2020 13:38

    Duhet te te kycin ty te parin Lulzim,Sali Berishen,Ilir Meten per sa i keni bere ketij vendi o sharlatane,mos kerceno e mos u ngut,dardha e ka bishtin mbrapa.

    Përgjigju
  • coment: 21/10/2020 13:36

    Ne se behen zgjedhje te djelen padyshim qe PS-ja me Edi Ramen fiton shumicen,pa asnje dyshim nuk i jap vote Lulzim Kryehajdutit,Ilir Kryemashtruesit, Sali Kriminelit,Monika Injorantes,Shpetim Idrizit,Nard Ndokes,Gon Dukes,Salianjit,Grida Dumes,Albana Vokshit,Gjates,Dules,jo jo kurrsesi nuk i jepet vota ketyre sharlataneve,si une jane shume.

    Përgjigju
  • Populli: 21/10/2020 13:19

    Sulmon SPAK në mënyrë që ditën që do i shkoj fletethirja per Rrugen e kombit, të dali e të thot SPAK është në duart e Ramës, apo ky është sulm politik. Po të kishe aq byth o legen nuk merrje 100 raporte mjeksore per mos tu paraqitur në gjykatë kur të kërkuan të dëshmoje për milionat eurot e vjedhura. Duhet të jesh shumë gomar dhe i trash të të besosh ty o Gomari Basha

    Përgjigju
    • JamKushJam: 21/10/2020 16:12

      O Fshati!!!!!! Nuk eshte qeveria qe duhet te denoj, qeveria eshte per te bere politika zhvillimi/mbrojtje ekonomie/sociale... Sistemi legjislative duhet te jete i pavarur qe te mos kete konflikt interesi or mik!!!!! Se pastaj i bie te jemi prap atje ku ishim e te vjedh Likja me shoke haptazi buken ty nga dora e ti ti hash mune!!!!

    • Fshati: 21/10/2020 15:05

      Edhe qeveria actuale nuk eshte aq e afte "s'denon dot hajdute se jane semure"

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?