Kryedemokrati Lulzim Basha komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin të dielën, ato i fitonte PS, duke thënë se sipas tij Ramën e ka kapur paniku. Opozita sipas Bashës do të ketë fitore të thellë në zgjedhje.
“Ne kemi 2 vjet që kërkojmë zgjedhje të parakohshme, dogjëm mandatet për to, pse nuk i bëri ai? Pse ky njeri që kontrollon buxhetin, paratë e pista donte të merrte edhe komisionerët e opoziës?
Pse hodhi në erë paktin e shkruar në Rezidencën e Ambasadës Amerikane të përshëndetur nga ndërkombëtarët duke i mbyllur derën e nisjes së negociatave nëse i dilnin sondazhet në rregull? Këto janë deklaratat e një njeriu në panik dhe të kapur në flagrancë. Edi Rama ka mbaruar, sa më shpejt që më mirë! Opozita do i fitojë thellë zgjedhjet dhe shqiptarëve do ju kthejë shpresën për të nesërmen", tha Basha.
Shqetësimi kryesor i imi është ai i qytetarëve. Nuk kursej asgjë që do ta ndihmonte situatën nëse zgjedhjet do ishin mbajtur në 2019 rruga e së keqes do ishte shkurtuar, sa më shpejt të shkurtohet aq më mirë. Unë detyrën kam për ta bërë për interesat e shqiptarëve të thjeshtë. Kjo nuk është kacafytje politike, por luftë për ta larguar Shqipërinë nga e keqja”, tha Basha.
Lajmi kryesor:
Basha akuza SPAK: Po inkurajoni vjedhjen duke mos hetuar 'grupin kriminal', jeni bashkë-përgjegjës! Buxheti i 2021-shit më i papërgjegjshmi në 30 vite
//ReportTv.al