Buxhuku-Ramës: Klima e biznesit në vend problematike, duhet stabilizuar tregu i karburanteve, ne nuk jemi të varur për energji! I përgjigjet Kryeministri: E pavërtetë

9 Shtator 2022, 11:31| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 12:07

  • Share

 

Në takimin me sipërmarrësit dhe dhomat e bizneseve, Rama dhe kreu i Konfiundustria, Gjergj Buxhuku debatuan në lidhje me situatën energjetike në vend.  Buxhuku i tha Kryeministrit se duhen stabilizuar tregjet në vend. Sipas tij vendi nuk ka varësi nga tregu.

“Stopat, tapicieria, navigatori por kryesorja është motori i makinës. Ne problematikat i kemi te motori i makinës. Ne duhet të merremi me motorin. Duhet të bëni maksimumin që të stabilizojmë tregjet më të mëdha në vend. Kam parasysh tregun e karburanteve. Çmimet e karburanteve në Shqipëri duhet të rregullohen. Duke mënjanuar kontrabandën masive, ulja e çmimeve dhe e barrës fiskale jo vetëm përballohet por del edhe plus. Duhet ulur kontrabanda. Duhet të bëjmë më shumë për diversifikimin e energjisë. Ne nuk kemi varësi shumë të madhe nga tregu, kemi një lloj pavarësie Unë ia kam paraqitur të gjithë ministrave të Financave një shqetësim shumë të madhe. Ne duhet të përmirësojmë politikat tona tregtare. Tani jemi në prag të hapjes së kapitujve për anëtarësimin në BE, edhe në momentin kur keni ndërmarrë nismat për tregje rajonale. Të mos firmosim më symbyllazi marrëveshjet tregtare. Shumë sektorë industrialë nuk janë hapur në Shqipëri pikërisht prej këtyre marrëveshjeve. Unë do të doja që t’i kushtonin një rëndësi të madhe politikave tregtare. Në momentin e nënshkrimit të marrëveshjeve të jemi të përgatitur dhe jo të shkojmë thjesht për paraqitje televizive”, tha Buxhuku.

Në përgjigje ndaj tij kryeministri Rama tha se që Shqipëria nuk i ka kapacitetet për të përballuar të gjitha nevojat e saj për energji është fakt.

“Shqipëria nuk prodhon, edhe në ditën e vet më të mirë, edhe në vitin 2012 që ka qenë me reshjet më të larta, nuk e prodhon dot të gjithë energjinë që konsumon. Pra nuk është e pavarur në aspektin e burimeve të veta energjetike. Ky është fakt dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet të dalë në treg dhe duhet t’i nënshtrohet logjikës së çmimeve të rritura në mënyrë katastrofike në tregun ndërkombëtar. Ne kemi qëllim që të bëhemi në eksportues neto i energjisë, ky është objektivi. Për këtë arsye po ecim me ndërtimin e Skavicës. Me Skavicën ne do të arrijmë të optimizojmë kaskadën tonë kryesore. Të garantoj që nuk do të derdhim ujë nëpër fusha kur diga të vihet në rrezik për shkak të mbushjes dhe nuk do të dalim aq sa dalim në treg në periudhën e thatë pasi do të përdorim ujin e mbledhur. Ky është viti i katërt radhazi me efekt negativ nga reshjet. Vetëm me hidro ne nuk ia dalim dot. Për këtë arsye po investojmë në energji diellore dhe në atë të erës”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Raportet për klimën e biznesit, Rama: Janë profesionale dhe arbitrare, nuk pasqyrohen zhvillimet pozitive! Do të përmirësojmë legjislacionin (VIDEO)


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?