Raportet për klimën e biznesit, Rama: Janë profesionale dhe arbitrare, nuk pasqyrohen zhvillimet pozitive! Do të përmirësojmë legjislacionin (VIDEO)

9 Shtator 2022, 10:38| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 16:03

  • Share

Kriza e energjisë ishte kryefjala e diskutimeve që qeveria zhvilloi këtë të premte me Dhomat e Biznesit në vend. Kryeministri Edi Rama kërkoi nga sipërmarrjet që të shmangin përdorimin masiv të energjisë dhe ti drejtohen paneleve diellore, që sipas tij do ju ulte edhe kostot e biznesit. Për këtë tha kryeministri mund të ketë edhe mbështetje nga qeveria, por me kushtin që energjia që prodhojnë të jetë vetëm për konsum vetjak.

 “Të nxisim sa më shumë kalimin e një pjesë të konsumit energjetik me burim energjinë diellore por jo ta shkëmbeni në rrjet. instrumente incentivuese për këto investime”, ka thënë Rama.

Pikërisht për këtë kërkesë të kryeministrit, sipërmarrjet e tullave dhe çimentos kërkojnë të lehtësohen procedurat për marrjen e licencave për të prodhuar energji përmes paneleve.

 “Na lehtësoni procedurat, nuk duam të shesim por të prodhojmë aq sa na duhet”,  tha Ilda Baraj nga biznesi i tullave.

“Do ta diskutojmë nëse nuk kërkoni shkëmbim energjie mundeni të prodhoni”, tha Rama.

Në takimin që kishte fokus klimën e biznesit nuk munguan as replikat mes biznesit e kryeministrit, pasi Konfindustria thotë se Shqipëria ka kapacitete prodhuese për energjinë që konsumon por ka keq-menaxhim. Ndërkohë që Kryeministri Rama i tha se kjo është e pavërtetë dhe se vendi nuk ka prodhuar asnjëherë sa duhet.

Rama tha se ekonomia e vendit do të transformohet dhe pozicioni i Shqipërisë në rajon do të fuqizohet nëse studimet që po kryhen për koston e nxjerrjes së naftës së gjetur në Shpirag janë të suksesshme. Diskutimi me dhomat nuk kaloi pa kritika nga Rama, i cili i konsideroi jo profesionale anketat për klimën e biznesit.  Edhe pse pranoi problemet për klimën e biznesit, Rama megjithatë kundërshtoi raportet e dhomave të tregtisë që sipas tij bëjnë anketa jo profesionale dhe nuk pasqyrojnë zhvillimet pozitive. Kryeministri Rama deklaroi sot në një takim me biznesin se legjislacioni që lidhet me klimën e biznesit është i prapambetur dhe do të përmirësohet, duke u përafruar me legjislacionin e vendeve të zhvilluara.

Mungesa e fuqisë punëtore dhe çështjet ligjore ishin dy shqetësimet e tjera të ngritura nga biznesit, por ministrja e Financave Delina Ibrahimaj njoftojë se nga viti i ardhshëm do të lehtësohen procedurat për të marrë punonjës nga jashtë, do të ndryshojë ligji për arbitrazhet si dhe do të bëhet i detyrueshëm nënshkrimi elektronik për të gjitha shërbimet që merren në administratë.

Ora 12:16
Rama: I kuptoj lukset për pishina dhe drita por duhet zgjidhje! Vendet e tjera po rrisin çmimet direkt te konsumatorët, ne po i mbrojmë me dhëmbë

 

Kryeministri Edi Rama ka thënë se duhet gjetur një normalitet për të kursyer në krizën energjitike e cila nuk ka prekur vetëm vendin tonë por gjithë Evropën. Kryeministri tha se ndryshe nga çdo vend i botës, këtu konsumtatori dhe bizneset e vogla po mbrohen me ‘dhëmbë’.

‘Kemi punuar paraprakisht për një formulë që besojmë është pozitive për të dyja palët dhe për ju dhe për ne. Sa i përket procesit politik do ulemi të flasim për një proces më specifik për industrinë tuaj. Insistoj për të menduar në investimin e energjisë diellore. Do ta bëjmë këtë diskutim, më konkretisht, gjithë problemi është se ne kemi bërë në aspektin moral. Zgjedhja jonë është që ne të mbrojmë me dhëmbë çmimin e familjarëve dhe biznesit të vogël. Natyrisht ka atë që për biznesin e madh bëhet më e dhimbshme, po si mbrojmë dot të gjithë, Edhe për familjarët ne do vëmë një tavan, 96% e familjarëve harxhojnë 800 këh/orë. Dhe janë vetëm 4% që prishin më shumë. E kuptoj që pishinat duhen ngrohur, kështu që fasadat duhen ndriçuar e për drita artistike, e kuptoj që nëpër vilat luksoze ka shumë frigoriferë e TV, i kuptoj por duhet bërë një zgjedhje. Jemi në këtë kohë kur Gjermania lokomotiva ekonomisë, po flet për masa surreale. Në Zvicër ha 3 vjet burg nëse ngre temperaturën më shumë se 19. Ne s’duam të bëjmë muhabet gjobash e dënimesh se po hyri inspektimi pastaj bëhet më keq.

Këtë që po e bën Shqipëria s’po e bëjnë vendet e tjera, po i rrisin direkt te konsumatorët, direkt familjarët. Kjo është zgjidhja jonë, duhet një normalitet te njerëzit sesi t’i bëjnë hesapet.’- tha Rama.  

Ora 12:14
Rama për 'thesarin' e fshehur në jug: Nëse vitin tjetër vjen lajmi i mirë, Shqipëria bëhet fuqi e rëndësishme në rajon

 

Kryeministri Edi Rama pohoi sot se nëse Shqipëria gjen rrugën për të promovuar dhe shitur gazin dhe naftën, që janë zbuluar në Shpirag atëherë vendi ynë do të kthehet në një fuqi të rëndësishme ekonomike në rajon.

‘Nëse viti i ardhshëm do na sjellë lajmin që nafta e dhe gazi të zbuluar në Shpirag janë komerciale atëherë do flasim për një tjetër Shqipëri, fuqi ekonomike në këtë rajon, por kjo është ende e pasigurt. Sasia e naftës dhe gazit është gjetur, cilësia është më e lartë botërisht, problemi është te komercializimi i saj,’- tha Rama.

Ora 11:31
Buxhuku-Ramës: Klima e biznesit në vend problematike, duhet stabilizuar tregu i karburanteve, ne nuk jemi të varur për energji! I përgjigjet Kryeministri: E pavërtetë

 

Në takimin me sipërmarrësit dhe dhomat e bizneseve, Rama dhe kreu i Konfiundustria, Gjergj Buxhuku debatuan në lidhje me situatën energjetike në vend.  Buxhuku i tha Kryeministrit se duhen stabilizuar tregjet në vend. Sipas tij vendi nuk ka varësi nga tregu.

“Stopat, tapicieria, navigatori por kryesorja është motori i makinës. Ne problematikat i kemi te motori i makinës. Ne duhet të merremi me motorin. Duhet të bëni maksimumin që të stabilizojmë tregjet më të mëdha në vend. Kam parasysh tregun e karburanteve. Çmimet e karburanteve në Shqipëri duhet të rregullohen. Duke mënjanuar kontrabandën masive, ulja e çmimeve dhe e barrës fiskale jo vetëm përballohet por del edhe plus. Duhet ulur kontrabanda. Duhet të bëjmë më shumë për diversifikimin e energjisë. Ne nuk kemi varësi shumë të madhe nga tregu, kemi një lloj pavarësie Unë ia kam paraqitur të gjithë ministrave të Financave një shqetësim shumë të madhe. Ne duhet të përmirësojmë politikat tona tregtare. Tani jemi në prag të hapjes së kapitujve për anëtarësimin në BE, edhe në momentin kur keni ndërmarrë nismat për tregje rajonale. Të mos firmosim më symbyllazi marrëveshjet tregtare. Shumë sektorë industrialë nuk janë hapur në Shqipëri pikërisht prej këtyre marrëveshjeve. Unë do të doja që t’i kushtonin një rëndësi të madhe politikave tregtare. Në momentin e nënshkrimit të marrëveshjeve të jemi të përgatitur dhe jo të shkojmë thjesht për paraqitje televizive”, tha Buxhuku.

Në përgjigje ndaj tij kryeministri Rama tha se që Shqipëria nuk i ka kapacitetet për të përballuar të gjitha nevojat e saj për energji është fakt.

“Shqipëria nuk prodhon, edhe në ditën e vet më të mirë, edhe në vitin 2012 që ka qenë me reshjet më të larta, nuk e prodhon dot të gjithë energjinë që konsumon. Pra nuk është e pavarur në aspektin e burimeve të veta energjetike. Ky është fakt dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet të dalë në treg dhe duhet t’i nënshtrohet logjikës së çmimeve të rritura në mënyrë katastrofike në tregun ndërkombëtar. Ne kemi qëllim që të bëhemi në eksportues neto i energjisë, ky është objektivi. Për këtë arsye po ecim me ndërtimin e Skavicës. Me Skavicën ne do të arrijmë të optimizojmë kaskadën tonë kryesore. Të garantoj që nuk do të derdhim ujë nëpër fusha kur diga të vihet në rrezik për shkak të mbushjes dhe nuk do të dalim aq sa dalim në treg në periudhën e thatë pasi do të përdorim ujin e mbledhur. Ky është viti i katërt radhazi me efekt negativ nga reshjet. Vetëm me hidro ne nuk ia dalim dot. Për këtë arsye po investojmë në energji diellore dhe në atë të erës”, tha Rama.

Ora 11:22
Rama- bizneseve: Filloni të prodhoni energji diellore, i bini lapsit

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë takimit me bizneset u kërkoi atyre që të fillojnë dhe të prodhojnë energji diellore.

‘Dëshiroj të theksoj nevojën që të nxisim kalimin e konsumit energjetik dhe biznesi mund ta paraprijë. Me burim energjinë diellore. Është koha për t’i rënë lapsit të gjithë që investimet për të prodhuar energji në fabrikë të pranohen nga shteti si investime që duhet të përkthehen në shkëmbim energjie në rrjet. Nuk e ka shpikur akoma bota formulën sesi mund të futen në rrjet të gjithë megavatët e kilovatët që prodhohen nga energjia diellore e një subjekti privat. Ne jemi të hapur që të konsiderojmë instrumenta incetivues për t’i bërë këto investime. Nuk dëshiroj të hedhim ide që nuk janë të koladurua, por i mirë presim të gjitha idetë nga ju për sesi mund në që të lehtësojmë investimet, duke e harruar plotësisht shkëmbimin e energjisë. Kjo nuk mund të ndodhë është teknikisht e pamundur. Ne nuk mund të bëjmë dot aventura të tilla.’- u shpreh Rama.

Ora 11:17
Rama takimet me dhomat e bizneseve, mbahet një minutë heshtje për Mbretëreshën Elizabeth II

 

Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me dhomat e bizneseve është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth II, që u nda nga jeta ditën e djeshme.

“Dëshiroj t’ju ftoj për një minutë heshtje. Kam bindjen se kryeministri ka menduar edhe një ditë zie kombëtare për Madhërinë e Saj”, tha një nga të pranishmit në tryezën e diskutimit.

Ora 11:07
Rama thirrje bizneseve: Të zhvillohen kurse që të ketë burime njerëzore të kualifikuara në informatikë, digjitalizim dhe IT

Kreu i qeverisë Edi Rama në një takim me bizneset, tha se në vend do të krijohen kushtet në bashkëpunim edhe me bizneset që të ketë më shumë burime njerëzore të kualifikuara në informatike, digjitalizim dhe IT.

‘Do të ndërmarrim një proces intensive kontaktesh me kompanitë për të informuar me krijimin e kushteve sot në Shqipëri për të zhvilluar përmes kurseve që sot në Shqipëri ekzistojnë në mënyrë që biznesi të ketë shumë më tepër burime njerëzorë të kulifikuara në informatike, digjitalizim dhe IT. Është e domosodoshme që kompanitë të marrin pjesë duke financuar ato burime njerëzore që duan për vete. Kërkesat e kompanive për më shumë burime njerëzore të kulfikuara në IT janë të shumta dhe janë në rritje. Të gjitha kompanive, kujt më shpejt dhe kujt më vonë i lind kjo nevojë. Tu japim mundësi shumë vajzave dhe djemve që të mirëpaguhen.’- tha Rama.

Ora 11:04
Klima e biznesit, Rama: Raportet janë arbitrare, s’janë pasqyruar zhvillimet pozitive! Do të përmirësojmë legjislacionin

 

Kryeministri Rama deklaroi sot në një takim me biznesin se legjislacioni që lidhet me klimën e biznesit është i prapambetur dhe do të përmirësohet, duke u përafruar me legjislacionin e vendeve të zhvilluara. Edhe pse pranoi problemet për klimën e biznesit, Rama megjithatë kundërshtoi raportet e dhomave të tregtisë që sipas tij bëjnë anketa jo profesionale dhe nuk pasqyrojnë zhvillimet pozitive.

“Dëshiroj të them që është shumë e nevojshme sipas meje që ndërpveprimi ynë me biznesin të jetë dinamik në vazhdimësi dhe për këtë arsye në duam të ndërtojmë një format të një dialogu. Që klima e biznesit ka problematika të veta kjo nuk diskutohet por mjafton t’i hedhësh një sy të gjitha hapave që janë bërë, nga procese të lodhshme, të zvarritshme, në procese që sot janë elektronike, janë pa kontakt fizik. Është e pamundur që kjo të mos reflektohet në raportet që bëjnë dhomat e tregtisë. Është e pamundur që ne të jemi peng i anketave, që bëhen në mënyrë jo profesionale, që në thelb cenojnë imazhin e vendin por edhe klimën e biznesit vetë.

Nuk mund të jemi pre e të dhënave të marra në mënyrë kaotike dhe dalin të dhëna që nuk përputhen me realitetin. Nuk ka asgjë që nuk përputhet me realitetin, por ama që sot është dita me natën jeta e një sipërmarrësi, e një importuesi, eksportuesi që i ka shumë më të pakta hallet që kishte dje për shkak të këtyre përmirësimeve.

Është e pamundur që Shqipëria nëpër raporte të dalë njësoj, siç kur kishte radha kilometrike në sportele, siç kur kishte kontrolle pa fund, siç kur kishte ‘prita’ në dogana apo pika kufitare dhe sot që të gjitha këto nuk ekzistojnë, sot janë të gjitha elektronike. Këto dalin njësoj nga arbitrariteti dhe nga anketime që bëhen në mënyrë jo profesionale. Kjo kërkesë e imja ka të bëjë me një raport përgjegjshmërie me vendin, të të dyja palëve”, tha Rama.

Ora 10:52
Nevoja për fuqi punëtore, ministrja e Ekonomisë: Kemi gati bazën ligjore, leja e qëndrimit dhe leja e punës të bëhet me një aplikim

 

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj në fjalën e saj gjatë takimi me dhomat e biznesit, foli në lidhje me shqetësimet e ngritura nga biznesi si dhe zgjidhjet e ofruara nga qeveria për të përmirësuar rritjen e klimës së biznesit.

'Sugjerimet më të mëdha kanë qenë për procesin e fiskalizimit. Kjo është reforma më madhorë që adiminstrata ka bërë. Një nga shqetësimet e ngritura nga dhomat e biznesit ka të bëjë me lejet e qëndrimit dhe lejet e punësimit për të huajit. Ne kemi hartuar të gjithë bazën ligjore që do të jetë gati në vitin e ardhshëm, që të mos ketë dy aplikime një për leje qëndrimi dhe një për leje punësimi, por të ketë vetëm një aplikim, pasi sistemet do të ndërthuret. Ligj i ri për arbitrazhet do të ndryshojë dhe shumë shpejt Ministria e Drejtësisë do të nis konsultimet për draftin e ri.’- u shpreh Ibrahimaj.

Duke u ndalur tek Ballkani i Hapur, Ibrahimaj tha se vetëm në vitin e fundit është rritur me 26 milionë euro tregtia me vendet e Ballkanit të Hapur.

‘Vetëm në vitin e fundit nëpërmjet nismave që kemi marrë, nëpërmjet reduktimit të barrierave tarifore dhe jo tarifore ne kemi arritur të rrisim me 26 milionë euro tregtinë me vendet e Ballkanit të Hapur, pra me Maqedoninë e Veriut dhe me Serbinë. 28.5% janë rritur eksportet shqiptare gjatë 6 muajve të parë të vitit me Serbinë dhe 25.6% janë rritur eksportet e produkteve shqiptare ndaj Maqedonisë së Veriut.’- u shpreh Ibrahimaj.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ylli: 17/09/2022 19:36

    ATE NAFTE NE SHPIRAG,,,,DUHEJ TA NXIRRJE VETE O PSIKOPAT KRYEMINISTER,,,,,PSE DUHET TI JAPIM NAFTEN TONE QE ESHTE PRONE E SHQIPTARVE TE HUAJVE......PO NA KTHEN NE NJE SHTET AFRIKAN,,,,QE KUR SHKONIN EUROPIANET NE AFRIKE I JEPNIN PASQYRA DHE I MERRNIN ARIN....T.Q.R.O KRYEMINISTER...

    Përgjigju
  • vani: 11/09/2022 08:01

    Asnje turbine ere nuk ke vendosur ne shqiperi mor idiot kryeminister....

    Përgjigju
  • Geni: 09/09/2022 14:41

    Duhet te mendojm ti biem lapis te gjithe e jo te abuzojm ne kete situat e cila eshte vertet veshtire

    Përgjigju
  • Deni: 09/09/2022 14:39

    Bizneset e medha te cilat kane mjaft te ardhura le te fillojn te shfrytezojn energjin diellore me panele te posacme per kete gje

    Përgjigju
  • gresa: 09/09/2022 14:33

    me duket goxha e mire fakti qe mos te aplikohen me dy leje qendrimi dhe punesimi por vetem nje te mjaftoje

    Përgjigju
  • orion: 09/09/2022 14:31

    kam degjuar shum lajme qe do behet shum problem ne te gjithe boten kjo pjesa e energjise elektrike dhe keni marr masa

    Përgjigju
  • arli: 09/09/2022 14:29

    nismat qe keni ndermarre kane qene goxha efektive dhe kane rritur goxha eksportet me vendet e ballkanit te hapur

    Përgjigju
  • thanasi: 09/09/2022 14:22

    dmth enveri paska pasur te drejte..nafte kishte, por grupet armiqesore e sabotonin. Mirepo tani po del jashte loje edhe nafta...me siguri ata te SHELL-it kane sabotuar qysh atehere qe ta merrnin naften sot...ehe..ps !

    Përgjigju
  • Mondi: 09/09/2022 14:00

    Shpresojme qe sa me shpejt cdo gje te kthehet ne normalitet dhe ekonomia e vendit te rritet

    Përgjigju
  • Jorgo: 09/09/2022 13:55

    Kriza energjetike eshte nje problem qe po ndodh ne te gjithe evropen e jo vetem ne shqiperi

    Përgjigju
  • heljo: 09/09/2022 13:53

    mir jua ben ketyre se ngelen duke shperdoruar energjine elektrike se do filani te ndricoj vilen ti duket sa me e bukur,ketyre duhet bere si rregullat e zvicres

    Përgjigju
  • regi: 09/09/2022 13:48

    po beni te pamunduren per sa i perket krizes qe po kalojme z.rama jeni nder te vetmit qe mendoni gjithmone per kete vend

    Përgjigju
  • Zeus: 09/09/2022 13:48

    Pra qenka gati nje pakete e re e mafies politike. Qe gjasme per arsye "rinovimit" do te hape shtigje te "reja" per bizneset e lidhura me mafien e kuqe. Ne Shqiperi ka nje cudi:Kryeministri dhe Ministrat jane ata qe "punojne" me "perkushtim". Kurse organet dhe administrata qe eshte kompetente, nuk punon apo madje eshte e korruptuar. Ndaj dha ka nevoje per "konsulence" nga te trete. Jane ato qe bejne gati keto "platforma ligjore" dhe qesin per miratim. Dy administrata paralele ku njera eshte koke turku dhe tjetra qeverisja ne hije.

    Përgjigju
  • Tosi: 09/09/2022 13:30

    Cbehet kshu more. Si nuk nxute mend por vetem komente me grafik!

    Përgjigju
  • Flori: 09/09/2022 13:28

    Jam i sigurt qe me qeverine Rama ne cdo situate te veshtire ja dalim

    Përgjigju
  • Geni: 09/09/2022 13:27

    Si gjithmone keni ide mjaft te mira per te kaluar cdo situate

    Përgjigju
  • astriti: 09/09/2022 12:53

    mendoj se po ia dilni shume mire me idet tuaja

    Përgjigju
  • aris: 09/09/2022 12:45

    kemi per tja dal edhe pse jemi ne krize energjie

    Përgjigju
  • Luan: 09/09/2022 12:45

    Me duket se ligji qe mund te prdhosh energji vete ka qene por nuk i eshte dhene shume ze nga bizneset private

    Përgjigju
  • Alban: 09/09/2022 12:44

    Menyra me e mie per te perballuar krizen eshte investimi ne panelet diellore dhe ato me ere , kemi pozicionin gjeografik me te pershtatshem per te dyja opsionet

    Përgjigju
  • Klea: 09/09/2022 12:31

    Eshte nje detyre dhe e jona qe te prodhojme energjine elektrike jo vetem e qeverise pasi jemi ne nje periudh krize. Eshte mire qe te vihemi ne pune

    Përgjigju
  • Baci: 09/09/2022 12:30

    Deri me tani me projektet e paraqitura mendoj se jeni ne rrugen e duhur per prodhimin e energjise elektrike

    Përgjigju
  • Martin: 09/09/2022 12:29

    Duke qen se jemi duke u perballur me nje periudhe krize mendoj se me e mira eshte qe te punohet per te prodhuar energjine sic po ben dhe qeveria duke krijuar mundesi te reja

    Përgjigju
  • Anja: 09/09/2022 12:05

    Po panelet jane zgjidhje e mire sidomos tani qe qeveria te mbulon gjysmen e kostos

    Përgjigju
  • Eri: 09/09/2022 12:05

    Mire e ka thene se jemi ne krize energjie vetem keshtu do ja dalim me sforco

    Përgjigju
  • marian: 09/09/2022 11:45

    po krijohen shume dhe duhet te krijohen akoma me shume kushte në bashkëpunim edhe me bizneset që të ketë më shumë burime njerëzore të kualifikuara në informatike, digjitalizim dhe IT.

    Përgjigju
  • denis: 09/09/2022 11:44

    me then te drejte kot eshte ajo qe po iki te gjithe te rinjt se shumica e institucioneve ka shume te rinje qe punojn ne to

    Përgjigju
  • Lela: 09/09/2022 11:38

    Vertet e vlersoj qe kur shikoni qe nuk behet puna si duhet ju kujdeseni te behet ne menyren me te mire te mundshme

    Përgjigju
  • Evi: 09/09/2022 11:36

    Me vjen shum mir qe interesoheni kaq shume per vendin dhe shikoni cdo gje nga afer e aty ku ka ndonje gje qe nuk ju pelqen e ndrryshoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?