Politikë

Bylykbashi: E thotë dhe OSBE-ODIHR nuk kishim as zgjedhje të lira as të ndershme ! SPAK-u duhet të godiste shitblerjen e votës

20 Tetor 2021, 11:38| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 12:03

  • Share

Në mbledhjen e Këshillin të Integrimit, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi u ndal te zgjedhjet e 25 prillit. Bylykbashi tha se këto zgjedhje edhe sipas raportit të OSBE-ODIHR nuk ishin as të lira as të ndershme. Sipas Bylykbashit pati një përsëritje të shkeljeve dhe se problem mbetet edhe shitblerja e votës si dhe mos ndëshkimi i saj nga SPAK.

‘Raporti më i mirë ka qenë në 2009. Është përsëritur në këtë raport shkeljet e një numri të OSBE-së. U bë kontroll mbi zgjedhësit ndërmjet të dhënave personale. Problem mbetet shitblerja e votës dhe nuk kemi dënime. Këto zgjedhje nuk ishin as të lira as të ndershme, këtë e thotë edhe OSBE-ODIHR. Është ngritur një sistem gjigand për të kontrolluar votuesit për të kontrolluar zgjedhësit. Kemi ndryshim të sistemit zgjedhor në mënyrë të njëanshme. Është detyra e shtetit të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, por kemi ndërhyrje sistematike të shtetit në procesin zgjedhor. Zgjedhjet e 25 prillit ishin maksimumi. SPAK-u duhet të godiste shitblerjen e votës, nuk e bëri dhe as nuk e parandaloi. Garancitë që prodhuan në mënyrë të qëllimshme dështuan.’- tha Bylykbashi.


Lajmi kryesor:

Këshilli Kombëtar i Integrimit, Tabaku: Shqipëria e papërgatitur për negociatat! Balla: I kemi plotësuar kushtet! Mazi: Jemi gati, negociatat me metodologjinë e re


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?