Politikë

Këshilli Kombëtar i Integrimit, Tabaku: Shqipëria e papërgatitur për negociatat! Balla: I kemi plotësuar kushtet! Mazi: Jemi gati, negociatat me metodologjinë e re

20 Tetor 2021, 10:37| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 15:35

  • Share

TIRANË- Edhe këtë herë opozita e lexon ndryshe nga maxhoranca progres raportin e Komisionit Euriopian për Shqipërinë, duke theksuar se të paktën 9 tregues janë negativë, madje edhe reforma në drejtësi e cila ka marrë vlerësime. Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e këshillit, bëri përgjegjëse qeverinë pse Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, ku tha se demokracia, mirëqenia ekonomike, të drejtat e njeriut janë në përkeqësim.

Në Këshillin kombëtar të Integrimit përfaqësuesit e maxhorancës dhe qeverisë shprehën bindjen se konferenca ndërqeveritare do të mbahet brenda këtij viti, ndërsa ambasadori Soreca tha se vonesat do të jenë negative për besueshmërinë e BE. Taulant Balla tha se raporti edhe një herë konfirmoi se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Por sipas opozitës ende nuk jemi gati për shkak të problemeve që dolën në pah në zgjedhjet e 25 prillit. PD nuk e sheh si prioritet zgjatjen e afateve të vettingut, ndonëse kjo citohet në progres raportin e KE. 

Nga ana e tij kryenegociatori Zef Mazi garantoi se janë marrë të gjitha masat që Shqipëria të jetë gati për tryezën ndërqeveritare, ndonëse negociatat do të zhvillohen me një metodologji të re që është edhe më rigoroze.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se qeveria ka një mungesë vullneti dhe të përgatitjes për negociatat me BE.

'Me keqardhje them se sot nuk ka struktura të forta te ngritura, nuk ka një ekip serioz, ka negociator por që është pa portofol. Kjo sepse ka retorikë por nuk ka vullnet politik! Nuk ka vullnet politik pasi nuk ka asnjë vizion për të parë Shqipërinë në BE! Dhe këtë vullnet të munguar duhet ta rikthejmë ne këtu. Prandaj ka ardhur koha të heqim dorë nga ballot, medaljet e festat për këtë proces dhe të jemi të sinqertë, të shohim njëri tjetrin në sy dhe të pranojmë që kjo është situata reale, ashtu si e përshkruan raporti!”- u shpreh Tabaku.

Kryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku renditi edhe 9 tregues të përkeqësuar në raportin e fundit të progresit. Nga ana tjetër ajo falënderoi BE për mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë, por shprehu qëndrimin e opozitës se qeveria nuk ka punuar për të mundësuar nisjen e negociatave të anëtarësimit.

‘Integrimi Europian nuk është ndër prioritetet e kësaj qeverie. Shqetësime që lidhen me zgjedhjet dhe përdorimin e burimeve publike; dhe pandëshkueshmëria për krimet zgjedhore; Transparencë e ulët në aktivitetin e qeverie dhe kjo shoqëruar me kufizimin e lirisë se medias është problem real për Shqipërinë; Lexova me shqetësim raportin e ËJP ku Shqipëria ka treguesit më të këqij në zbatim te ligjit nga 2015 dhe akoma nuk po shohim rezultate në drejtësinë e re; Ne ndërmorëm një reformë në drejtësi për të shmangur presionin mbi sistemin gjyqësor dhe të drejtësisë, por fatkeqësisht ende sot në raportet ndërkombëtare e gjejmë të përmendet; Korrupsioni, fatkeqësisht thotë raporti është i përhapur në të gjitha nivelet e jetës publike; Megjithëse opozita e madje edhe vetë personalisht kam dërguar dosje dhe raste të qarta korruptive në krijesën më të re të drejtësisë, SPAK, kemi vërejtur një heshtje deri në atrofizim të këtij institucioni për këto çështje që prekin temën e ditës edhe në BE; sundimin e ligjit dhe korrupsionin; Megjithëse problemi i Pastrimit të Parave qe një ëndërr e keqe për Shqipërinë prej më së paku 6 vitesh jemi rikthyer edhe një herë në hartë e zezë të monitorimit; Pak vite pasi Gjykata Europiane e Auditit deklaroi se 1 në 3 tendera jepen pa garë mjedisi dhe realiteti nuk ka ndryshuar. Konkurrenca nuk është rritur, proceset vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe procedurat vazhdojnë të jenë sa për sy e faqe.'- tha Tabaku.

Mëngjesin e sotëm ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i dorëzoi progres raportin e KE, Kryeministrit Rama, ku theksoi se Shqipëri ai ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet brenda vitit.  Ai tha se vendi ka bërë përparim me luftën ndaj korrupsionit dhe reformën në drejtësi, por ka ende punë për të bërë me procesin e vettingut dhe shtyrjen e aftit të tij si dhe me lirinë e shprehjes së lirë. Nga ana tjetër Rama vlerësoi raportin ku tha se, Komisioni Europian është partneri më i drejtë dhe më i paanshëm në gjykimin dhe vlerësimin e progresit të vendeve dhe çdo bllokim që vjen nga vendet e BE është vetëm për politikë.

 

Ora 12:31
Zgjatja e mandatit të vettingut, Bardhi: S'është prioritet, nuk krijon ngërç kushtetues

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, tha se zgjatja e mandatit të vettingut, nuk është prioritet. Sipas Bardhit nuk krijon asnjë ngërç, pasi kushtetuta ka parashikuar zgjidhjen.

“Për fat të keq edhe pasi kemi hyrë në virin e gjashtë ka zero rezultate në raport me të dyja objektivat madhore që kishte reforma në drejtësi. Në se vazhdojmë me të njëjtën njësi matëse edhe kur të jemi në vitin e 16 do të quajmë sukses që po plotësojmë gjykatat e  apelit. Kjo ka sjell të kundërtën e asaj që prisnin qytetarët. Nuk bie dakord që të anashkalohen prioritetet e procesit të integrimit në raport me reformën në drejtësi. Siç është fjala vjen zgjatja e mandatit të vettingut, nuk është prioritet sepse nuk ka asnjë ngërç kushtetues në atë drejtim. Kushtetuta ka dëshmon zgjidhje, ishin ata që në 2018 shkurtuan gjysmë për gjysmë stafin mbështetës të organeve të vettingu-t. Asokohe opozita ngriti zërin që stafet të ishin të pajisur me burime njerëzore të mjaftueshme. Kërkesa nuk u mor në konsideratë, numri i këshilltarëve u përgjysmua.” u shpreh Bardhi.

Ora 11:38
Bylykbashi: E thotë dhe OSBE-ODIHR nuk kishim as zgjedhje të lira as të ndershme ! SPAK-u duhet të godiste shitblerjen e votës

Në mbledhjen e Këshillin të Integrimit, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi u ndal te zgjedhjet e 25 prillit. Bylykbashi tha se këto zgjedhje edhe sipas raportit të OSBE-ODIHR nuk ishin as të lira as të ndershme. Sipas Bylykbashit pati një përsëritje të shkeljeve dhe se problem mbetet edhe shitblerja e votës si dhe mos ndëshkimi i saj nga SPAK.

‘Raporti më i mirë ka qenë në 2009. Është përsëritur në këtë raport shkeljet e një numri të OSBE-së. U bë kontroll mbi zgjedhësit ndërmjet të dhënave personale. Problem mbetet shitblerja e votës dhe nuk kemi dënime. Këto zgjedhje nuk ishin as të lira as të ndershme, këtë e thotë edhe OSBE-ODIHR. Është ngritur një sistem gjigand për të kontrolluar votuesit për të kontrolluar zgjedhësit. Kemi ndryshim të sistemit zgjedhor në mënyrë të njëanshme. Është detyra e shtetit të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, por kemi ndërhyrje sistematike të shtetit në procesin zgjedhor. Zgjedhjet e 25 prillit ishin maksimumi. SPAK-u duhet të godiste shitblerjen e votës, nuk e bëri dhe as nuk e parandaloi. Garancitë që prodhuan në mënyrë të qëllimshme dështuan.’- tha Bylykbashi.

Ora 11:35
Progres raporti i KE, Zef Mazi: Negociatat do zhvillohen me metodologjinë e re, po nuk pati progres do të cilësohet si regres! Të përgatitur që kjo të mos ndodhë

Kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin, Zef Mazi tha se negociata për Shqipërinë po zhvillohen me metodologjinë e re që nëse nuk ka progres do të cilësohet regres dhe kjo mund të nis negociatat për një çështje nga fillimi. Megjithatë Mazi tha se Shqipëria është e përgatitur teknikisht dhe politikisht që kjo të mos ndodhë dhe BE të jap një datë deri në fund të vitit për konferencën ndërqeveritare.

"Është ndjekur realizmi i planit kombëtarë të integrimit. Për 2020 Shqipëria realizon 89 % të planit, për 2021 procesi është në ndjekje nga afër. Negociata do të bëhen me metodologjinë e re që do të jetë më rigoroz dhe në kohë që nuk do të ketë progres do të quhet automatikisht regres. Në këtë rast negociatat nisin nga fillimi, por ne jemi të përgatitur teknikisht dhe politikisht që kjo të mos ndodhë. Shpresoj se BE të gjet forcën e duhur tani dhe fundi i vitit të mos na gjejë duar bosh", tha Mazi

Ora 11:21
Raport progresi i KE, Ministria e Jashtme: Politikë të jashtme të njëjtë me BE për çështjet madhore! Duhet të kishim datë për konferencën ndërqeveritare

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka e cilësuar progres raportin e 2021 si më pozitivin ndër vite, ndërsa tha se në të janë vlerësuar arritjet konkrete që ka bërë Shqipëria. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, Xhaçka tha qeveria do të vijojë me përparimin e reformave dhe mbatjen e një politike të jashtme të njëjtë me atë të BE sa i përket çështjeve madhore.

" Është raporti më pozitiv që unë mbaj mend, arritjet janë konkrete dhe rikonfirmon se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet. Ky është lajm i mirë për të gjithë ne se në fund të ditës, pavarësisht mosdakordësive mes nesh, kur vjen puna për integrimin, shumica e shqiptarëve është pro integrimit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të kishin një datë për konferencën e parë ndërqeveritare si diçka e merituar kur dy vendet kanë bërë detyrat e tyre dhe si përmbushje e premtimeve të BE.   

Negociatat do të zhvillohen me metodologjinë e re dhe do të jenë më rigoroze dhe ne do të ndjekim me përpikmëri të gjitha rekomandimet e BE duke vazhduar me qasjen tone politike konstruktive dhe gjithëpërfshirëse me rajoni dhe linjëzimin e plotë të politikës së jashtme me atë të BE sa i përket çështjeve madhore", tha Xhaçka.

Ora 10:47
Raport progresi i KE, Balla: I kemi plotësuar kushtet, të mbahet konferenca ndërqeveritare! Do zgjasim afatet e vettingut, të hapur për të bashkëpunuar me opozitën

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të integrimit, Taulant Balla tha se raporti edhe një herë konfirmoi se Shqipëria i ka plotësua kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Balla tha se ai shpreson se kjo të ndodh para Krishtlindjeve. Ai gjithashtu ripërsëriti qëndrimin e mazhorancës për të zgjatur afatin e vettingut dhe ftoi opozitën të bashkëpunojnë për këtë proces.

"Nëse rikujtojmë raportin për 2020 KE shprehet qartë për përmbushjen e kushteve dhe shpresoj që brenda krishtlindjeve të mbahet konferenca ndërqeveritare. Pavarësisht kësaj rezultat janë të dukshme dhe vullneti i kësaj mazhoranca mbetet i palëkundur dhe nuk jemi as ne dhe as opozita që janë një shumicë e madhe mbështesë e këtij procesi. Ne si mazhorancë kemi vullnet për progresin e sundimit të ligjit. Mazhoranca do të vijojë mbështetjen zgjatjes së afateve të vetingut dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën", tha Balla.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • F-35: 20/10/2021 13:19

    Asnje cudi, sekti PD perjetone orgazem duke nxire Shqiperine! Keq per ta!

    Përgjigju
  • Turp: 20/10/2021 12:31

    Po mire moj vajze po ju si i late keto kushtet se ti ishte dhe ministreshe vete zv dmth po hajde… po kur se shihni do t me sy kete vend te beje pak perpara s’ua nxe goja fjalen e mire si prisni t’ju votojne? Kur jeni hapur vetem cfare ka per mua… turp

    Përgjigju
  • Paloka: 20/10/2021 12:03

    O femen e nyt ste vjen marre po hale me ken na mozambik duhet me than jena gati pa marak u buqe femen se nuk na fut as rama as surrati jot as berisha as basha ne be po na fut europa kur ti cohet po me femna si ti asht me te ashtu ropt ne goj

    Përgjigju
  • Bashkë: 20/10/2021 11:49

    Turp se si PD flet me gjuhën e Shkaut Serb

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?