Kronikë

Bypass i Vlorës, banorët e Kaninës protestojnë ndaj 'Gener 2': Nënkalimi jashtë standardeve, s'kalon as ambulanca! Jemi të izoluar

27 Maj, 12:25| Përditesimi: 27 Maj, 14:53

  • Share

Banorët e fshatit Kaninë janë rikthyer sërish në protestë kundër kompanisë “GENER 2” që po ndërton bypass-in e Vlorës. Në qendër të konfliktit është nënkalimi në ndërtim, i cili sipas banorëve është projektuar me lartësi të ulët, duke pamundësuar akesin normal në tokat bujqësore dhe ullishte. Nënkalimi, sipas tyre, nuk mundëson as lëvizjen emergjente për zjarrfikëset e ambulancat. 

“Nuk hyjmë dot në prona. Duhet të bëjmë rrugë të tëra për të shkuar atje ku më parë shkonim për pak minuta,” u shpreh një banor i zonës.

Janë 150 familje që jetesën e tyre e kanë të lidhur me bujqësinë dhe blegtorinë që kërkojnë zgjidhje nga kompania ndërtuese por dhe ARRSH-ja që ka dhënë tenderin për bypass-in.

“Nuk kemi më as rrugë për të hyrë në shtëpitë tona, tokat i kemi të bllokuara, dhe askush nuk na jep një shpjegim”, shprehen ata.

Bareq Sadiraj, kryeplaku i fshatit Kaninë tha se ky nënkalim nuk mund të konsiderohet zgjidhje, sidomos nëse për Kaninën parashikohet ndonjë plan zhvillimi. 

“Ne kemi kërkuar informacion në institucionet përkatëse, por jo vetëm që nuk kemi marrë përgjigje, por nuk ka as vullnet për anulimin e projektit dhe realizimin e një studimi të ri,” u shpreh Sadiraj.

Ndërsa një banor tha se “Kjo është vetëm protesta e radhës, dhe nëse nuk merren masa, do të vijojmë edhe në ditët në vijim, madje me protesta më të përshkallëzuara”, shprehen banorët.

Bypass-i i Vlorës është hapur dy javë më parë për qarkullimin e automjeteve, pas problemeve me rrëshqitjen e dherave. Banorët mbeten skeptikë nëse kjo rrugë 29 km, që deri më tani ka kapur vlerën e mbi 56 milionë eurove do të përfundojë sipas standardeve.

Xh.D/xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?