TIRANË - Inxhinieri Romeo Nazarko foli në Report Tv lidhur me problematikën e Bypassit të Vlorë, që siç u shpreh ai është një rrugë e lënë rrugëve nga kompania Gener 2.
Ai theksoi për Nertil Agalliun në 'Sot Live në Shqipëri' se projekti ka pasur probleme që nga faza fillestare dhe se mbikëqyrja e punimeve është kryer në mënyrë fiktive.
'Rrugë panoramike, por në momentin tani është një rrugë kriminale, që mund të sjellë aksidente. Është një shqetësim i kahershëm nga inxhinierët që nga projektimi deri në koalidimin e rrugës nga investitori. Për njerëz që udhëtojnë dhe nuk kanë informacion mund të shkaktojë vdekje, por ka dhe rrugë të tjera. Kjo rrugë nxjerr blof sistemin e rrugëve. U ndërtua nga një kompani me dy standarde, i pari konkreti që e lë rrugëve dhe i dyti është Thumanë-Kashar kur ka interes koncesionar, e bën në kohë rekord. Ministria e ka ndërtuar orientimin e politikave të rrugëve në 5 kompani. E japin më pas me nënkontraktim. E shpërndan dhe nuk mban përgjegjësi. Kompania tjetër ka raste që shkon në 3-4 duar dhe marrin 20% fitimin e vet dhe e lënë rrugëve.'
Sipas tij, mungesa e kontrollit ka krijuar një situatë alarmante, ku rruga mund të shkaktojë aksidente fatale. Nazarko kritikoi modelin e ndërtimit të rrugëve në Shqipëri, ku tenderët ndahen mes pak kompanive, të cilat më pas i nënkontraktojnë, duke marrë fitime të mëdha dhe lënë punët përgjysmë.
'Në ligjin e ARRSH e përcaktuat qartë, ka procese, është momenti i projekti-idesë. Kjo rrugë ka probleme me projekt-idenë. Zbatimi ka proceset e veta që ka mbikëqyrjen dhe vlerësimin e rrugës. Këto rrugë mbikëqyren nga kompani të tjera. Në Shqipëri këto bëhen fiktivisht. Shumica është fiktive, një pjesë e inxhinierëve figurojnë si drejtues teknike dhe të tjerë e kanë dokumentacioni dhe të tjerë e zbatojnë në terren. Supervizorët nuk shkojnë ti shohin punimet. Këtë situatë e kemi nga Kërraba në Tiranë. Janë procese teknike që nuk janë bërë në kohën e duhur. I kanë bllokuar dhe e kanë bërë të rrezikshme. Policia e Vlorës duhet të bllokojë që në hyrje që të mos kalojë asnjë automjet. Çështje është mos kanë mbaruar lekët rrugëve. Drejtorët e këtyre drejtorive nuk dalin të inspektojnë punimet por dalin në Tiranë duke ndërruar çdo ditë kostumet.'
Ai përmendi edhe raste të tjera problematike, si rruga Qukës-Qafë Plloçë dhe rruga e Kolonjës, të cilat janë ndërtuar pa respektuar kushtet teknike dhe rrezikojnë të shemben.
'Qukës Qafë Plloçë ka mbetur rrugëve. Nuk asfaltohen 3 km. E merr një kompani tenderin dhe për shkak të punëve nuk i mbulon dot me burime njerëzore dhe makineri dhe ja jep me nënkontraktorë dhe merr fitimin sikur e bën vet. Kur mbarojnë lekët rruga ngel rrugëve. Është dhe rruga e Kolonjës, rrugë e vështirë. U rregullua dhe është përgatitur sërish për të rënë. Banorët të kenë kujdes. Ajo është plasaritur, është bërë e rrezikshme. Terreni ku kaloi ajo rrugë, ishte e rëshkitshme. U ndryshua gjurma e rrugës, ishte me ujëra nëntokësore. Zgjidhje është ta bëjnë me urë. S’ka për të gjetur asnjë herë qetësi derisa të bëhet me urë. Rruga është shumë e rëndësishme për jetën e njeriut.'
Inxhinieri kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet dhe pezullimin e qarkullimit në segmentet e pasigurta.
'Kur bëhet një rrugë duhet punuar në gjithë Tiranën. Vërtet është unaza ,por kur duhet të futesh në qytet, rrugët janë të bllokuara. Ka rrugë që duhen bërë me një korsi.'
Report Tv e ka trajtuar këtë problematikë, pasi Bypass-i i Vlorës vijon të mbetet një çështje e hapur mes zvarritjeve, premtimeve të përsëritura dhe problemeve teknike që kanë penalizuar qytetarët për më shumë se një dekadë. Që prej një muaji tashmë rruga e marrë përsipër nga Gener 2 dhe e pranuar nga ARRSH vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dherave, ndërsa mungon edhe sinjalistika.
Inxhinieri Romeo Nazarko, foli në Report Tv lidhur me disa prej problematikave të rrugëve në Shqipëri, ku kryefjalë mbeten punimet e lëna në mes prej kompanisë Gener 2 në Bypassin e Vlorës. Më tej, eksperti foli edhe për rrugën e Kolonjës, e cila u shemb para një viti, në shkurt të 2024-ës.
Ajo është riparuar sërish, por Nazarko shpjegon se është vetëm çështje kohe kur ajo duhet të bjerë sërish. Rruga është plasaritur, pasi terreni ku kalon gjurma e rrugës është i rrëshqitshëm, prandaj duhet bërë me urë.
"Qukës Qafë Plloçë ka mbetur rrugëve. Nuk asfaltohen 3 km. E merr një kompani tenderin dhe për shkak të punëve nuk i mbulon dot me burime njerëzore dhe makineri dhe ja jep me nënkontraktorë dhe merr fitimin sikur e bën vet. Kur mbarojnë lekët rruga ngel rrugëve. Është dhe rruga e Kolonjës, rrugë e vështirë. U rregullua dhe është përgatitur sërish për të rënë. Banorët të kenë kujdes. Ajo është plasaritur, është bërë e rrezikshme. Terreni ku kaloi ajo rrugë, ishte e rëshkitshme. U ndryshua gjurma e rrugës, ishte me ujëra nëntokësore. Zgjidhje është ta bëjnë me urë. S’ka për të gjetur asnjë herë qetësi derisa të bëhet me urë. Rruga është shumë e rëndësishme për jetën e njeriut", thekson eksperti.
O Nazo rri ère se keta te paketojne,,,mos llafos shume e te keqen
PërgjigjuJepi Edi Palla jepi e ke bo Shqiprin si baçen e Kristaqit mor horr.
Përgjigju