Sociale

'Rruga e Kolonjës do të bjerë sërish', eksperti paralajmëron: Është plasaritur, rrezikon shembjen! Zgjidhje ishte ta bënin me urë

4 Shkurt, 14:53| Përditesimi: 4 Shkurt, 15:47

  • Share

Inxhinieri Romeo Nazarko, foli në Report Tv lidhur me disa prej problematikave të rrugëve në Shqipëri, ku kryefjalë mbeten punimet e lëna në mes prej kompanisë Gener 2 në Bypassin e Vlorës. Më tej, eksperti foli edhe për rrugën e Kolonjës, e cila u shemb para një viti, në shkurt të 2024-ës.

Ajo është riparuar sërish, por Nazarko shpjegon se është vetëm çështje kohe kur ajo duhet të bjerë sërish. Rruga është plasaritur, pasi terreni ku kalon gjurma e rrugës është i rrëshqitshëm, prandaj duhet bërë me urë. 

"Qukës Qafë Plloçë ka mbetur rrugëve. Nuk asfaltohen 3 km. E merr një kompani tenderin dhe për shkak të punëve nuk i mbulon dot me burime njerëzore dhe makineri dhe ja jep me nënkontraktorë dhe merr fitimin sikur e bën vet. Kur mbarojnë lekët rruga ngel rrugëve. Është dhe rruga e Kolonjës, rrugë e vështirë. U rregullua dhe është përgatitur sërish për të rënë. Banorët të kenë kujdes. Ajo është plasaritur, është bërë e rrezikshme. Terreni ku kaloi ajo rrugë, ishte e rëshkitshme. U ndryshua gjurma e rrugës, ishte me ujëra nëntokësore. Zgjidhje është ta bëjnë me urë. S’ka për të gjetur asnjë herë qetësi derisa të bëhet me urë. Rruga është shumë e rëndësishme për jetën e njeriut", thekson eksperti. 


Lajmi kryesor:

'Bypass i Vlorës është një rrugë me shumë probleme', flet inxhinieri në Report Tv: Po vret njerëz! Kompania 'Gener 2' ka lënë punimet, mbikëqyrjet bëhen në mënyrë fiktive


G.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?