Politikë
Sociale

Bypass-i i Vlorës, Rama ndan pamjet: Bukur dhe pastër

30 Qershor, 14:22| Përditesimi: 30 Qershor, 15:21

  • Share

Bypass-i i Vlorës është një segment kyç për turizmin bregdetar, sidomos gjatë sezonit turistik redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në rrjetin rrugor të bregdetit jugor të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky Baypass, i cili është ndërtuar me standardet më të mira dhe parametrat më të lartë të sigurisë.

“Bukur dhe pastër”, shkroi Rama në Facebook.

Bypass-i i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë.

 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?