TIRANË- Javën tjetër do të jetë data kur KE dhe komisioneri për Zgjerimin Olivér Varhelyi do të paraqesin strukturën e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Këshillin Europian.
Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga drejtoresha për Ballkanin Perëndimor për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera.
"Po me të vërtetë, ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për pranimin në Bashkimin Evropian.- shkruan Calavera.
Lidhur me këtë ka pasur edhe një reagim nga presidenti Ilir Meta i cili thotë se 8 qershori, data kur pritet të dalë kjo strukturë është afër dhe duhen bërë patjetër përparime për Reformën Zgjedhore me konsensus që t'i japim Europës sinjale pozitive.