Callum Macleod është fituesi i etapës së katërt të turit Çiklistik të Shqipërisë.
Britaniku konsideroi në atë që cilësohet etapa më e bukur e turit shqiptar, në itenerarin Vlorë-Himarë-Vorë ku çiklistët duhet të ngjisin edhe Llogaranë. Një etapë 153 kilometra, që nisi rreth orës 12:00 dhe përfundoi në 16:00.
Sa i takon kryesusit të turit, edhe pse nuk ka fituar asnjë prej etapave, udhëhiqet nga çiklisti i ekipit të Holandës, Tom Xokmans. Turi i Shqipërisë nisi të hënën dhe u fitua nga çiklisti i ekipit kombëtar shqiptar Gabriele de Fabritis. Etapa e dytë nga holandezi Nils Rimajer, ndërsa etapa e tretë nga një tjetër çiklist i ekipit kombëtar Olsian Velia.
Turi çiklist i Shqipërisë mbyllet të premten me etapën Vlorë-Fier. Ndryshe nga 4 etapat e parë, e fundit do të nisë prej orës 10 të mëngjesit dhe pritet të mbarojë në 13:15.
Komente
