Debati/ Auron Tare: Camaj dhe Koliqi bashkëpunëtorë me agjenturat e huaja, studiuesi Behar Gjoka: Të flasin ekspertët!

6 Korrik 2020, 16:49| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 21:42

  • Share

Auron Tare ka publikuar një studim se shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi kanë qenë të përzierë me veprimtari spiunazhi. Studimi ka ngjallur debate në rrethin e studiuesve letrarë, të cilët e quajnë këtë një mënyrë për të zhvlerësuar kontributin e tyre në letrat shqipe. Ndërsa, Tare shprehet se i referohet arkivit amerikan edhe nuk ka si qëllim studimin e teksteve letrare.

 “Këto dokumente janë pjesë e fondit të deklasifikuar të arkivave amerikane, britanike edhe së fundmi nga dosjet që kanë mbetur nga ish-sigurimi i shtetit. Unë nuk jam marrë me pjesën e letërsisë, se ata kanë vlerën e tyre, por me pjesën që nuk njihet. Pra me një dritëhije të tyre, që gjatë punës që kanë bërë në mërgatën shqiptare tregon se kanë pas marrëdhënie të ngushta. Kur them të ngushta, flasim për njerëz që firmosnin çdo fund muaj për një pagë të caktuar. Këto marrëdhënie nuk kanë qenë vetëm me amerikanët, por me italianët, gjermanët” , shprehet Tare.

Sipas tij, nga dokumentacioni del se Koliqi ka pas lidhje të ngushta me shërbimin sekret politik të SD-n naziste, që në ’43-n, deri në ’75 kur vdiq.

“Ka pas marrëdhënie të gushta me të gjitha këto shërbime. Derisa një pjesë e materialeve që ai shkruante i jepeshin edhe KGB-s sovjetike. Të gjitha këto janë të dokumentuara në arkivin amerikan. Unë thjesht kam zbardh dokumentacionin e shërbimeve amerikane, që i kanë të dokumentuara”.

Tare vijon se Camaj se nuk ka dokument që ka qenë bashkëpunëtor me sigurimin e shtetit në Tiranë, por në dosjen amerikane ka të tjera të dhëna të komplikuara.  

“Në fakt, unë e kam shkruar që firmosja e Camajt me Sigurimin e Shtetit nuk është ndonjë mëkat, se ka qenë i ri. Por ajo që shohim është deponimi i tij, që bën me faj aktivitetin anti-qeveri mësuesit e tij të seminarit jezuit, që i quan krerët e këtij aktiviteti anti-komunist të kohës, në dosjen e tij nuk ka dokumente që ai të ketë pas bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit”. Por, vijon më tej tare, Camaj në dosjet e amerikane është një i ri refugjat për të cilin ka disa koincidenca të çuditshme. “Brenda një viti është pranuar në Universitetin e Beogradit, edhe është e theksuar se studentë që mësojnë atje janë të instruktuar nga UDB-ja jugosllave. Camaj del si person që punon në Radio-Beograd. Është pedagog në Universitetin e Beogradit edhe anëtar i Komitetit të Prizrenit. Një organizatë që sipas shërbimit amerikan ishte një qendër spiunimi jugosllave kundër Shqipërisë edhe mërgatës shqiptare në Europë”, shpjegon Tare.

Për komentet e historianëve edhe studiuesëve, që e kundërshtojnë këtë studim, duke e quajtur edhe të manipuluar Tare thotë se:

“Unë kam bërë një analizë të bazuar mbi dok amerikane, por disa detaje i kam kryqëzuar me dok e dosjes së tij në Tiranë. Me historianët që ju thoni do të ishte mirë, që të flisnin me argumente edhe jo me fjalë të përgjithshme.

Pas Luftës së Dytë Botërore amerikanët dënuan të gjithë ata që kishin dhënë shërbime për aleatin kundërshtar. Në çdo vend të botës është krim nëse spiunon për një shtet një shteti tjetër”, thekson Tare,  duke shtuar se nuk ka asnjë lloj droje,  në publikimin e këtij studimi pasi s’ka pas edhe s’ka qëllim që të thotë se dikush është i mirë apo i keq.

“Ajo është jeta e atyre personazheve, që kanë dashur të jetojnë jetën e tyre në atë formë. Një pjesë e këtyre intelektualëve që e panë luftën kundër komunizmit si një mjet jetese për të jetuar më mirë, mendoj se duhet trajtuar. pastaj publiku të vendos vet. Unë skam bërë akuza, por kam botuar dokumente të deklasifikuara, por është e rëndësishme që këto çështje të studiohen për të kuptuar se si rrodhën ngjarjet pas vitet ‘90, sepse këto janë lidhja e pikave për të kuptuar atë qe ne po jetojmë sot”, përfundon Tare. 
Studiuesi i veprës së Camajt, Behar Gjoka mendon se këto janë kërkime dytësore për një personazh, si Martin Camaj që ka kontribuar në ngritjen e degës së Gjuhës shqipe në Mynyh të Gjermanisë.

“Duhet marrë me rezervë ky studim. Ndoshta janë kërkime dytësore biografike për të zëvendësuar atë që kanë lënë gjurmë. E drejta për të lënë gjurmë është normale, por kjo duhet që të shoqërohet me argumente. Unë shkrimtarët shqiptarë i kam parë në kontributet e shkrimit dhe jo të jetëshkrimit. Ndonjëherë, është i gatshëm mendimi për Koliqin se ka qenë fashist, këto fakte jetëshkrimore historia duhet t’i ndriçojë me argumentin jetëshkrimorë çfarë ka ndodhë? Nuk besoj se është e mjaftueshme përsëri, se unë mendoj se kanë qenë edhe kjo është e mjaftueshme për të vënë vulën e një leximi të paplotë në marrëdhënie me kontributin e tij”.

Martin Camaj dhe Ernest Koliqi

Gjoka e quan një debat të kahershëm, që nëse i referohemi për këta shkrimtare i bie të ndalim edhe tek emra të tjerë, si Kadare,  Agolli dhe Qose, të cilët kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste edhe janë komunistë në vepër.

“Kjo është një sëmundje e hershme, me Koliqin kanë mbaruar punë se ka qenë anëtar i Partisë Fashiste, edhe argumenti i tyre duket sikur qëndron. Merre me mend që të thoshin se Kadare, Agolli, Qosja kanë qenë anëtarë të PK edhe ata janë komunistë në vepër. Ky është një mjerim, që shpresoj të largohemi nga kjo situatë. Do të duhet të flasin ekspertët, ata që jetëshkrimin edhe tekstin i shohin në ekuilibër.  Unë i mendoj shkrimtarë të vlertë të letrave shqipe. Ne vuajmë se jemi një fshat i vogël edhe merremi me njëri-tjetrin. Ky nuk është dialog, por para-debat, që nuk na çon asgjëkund vetëm tek ajo situatë që bëjmë sikur gjuajmë mbi mjeshtra, që i kemi etiketuar si mërgata e qyqeve edhe do bëjmë sa të jetë e mundur jo t’i lexojmë, por t’i anatemojmë”, vijon Gjoka, duke nuk duhet të harrojmë atë që djaloshi Camaj bëri për shqipen në Mynyh.

“Për shkrimtarin është i mjaftueshëm teksti, sa i përket figurës edhe shikimit historik është e domosdoshme që të ndriçohen të gjitha dritëhijet, edhe ky ndriçim të jetë në funksion të faktit. Ne përherë në dalin shkrimtarë tepër. Prandaj ne historinë e letërsisë shqipe e kemi gjysëm nga Ahmet Zogu, shoku Enver edhe tani në demokraci do na dalë çerek. Qentë e gjallë kafshojnë luanët e vdekur, luanët mbeten të gjallë gjithsesi”, përfundon Gjoka.

 Studimi është publikuar i plotë në revistën “Peizazhe të Fjalës”.

Ernest Koliqi, klasiku i fundit i brezit letrar të viteve ’30
Ernest Koliqi (Shkodër, 1903-Romë, 1975), i konsideruar si klasiku i fundit i brezit letrar të viteve ’30 për kontributin e madh që ka dhënë, si poet, prozator, studiues dhe dramaturg, në rini emigroi në Jugosllavi për t’u shpëtuar forcave zogiste. Pas studimeve të larta në Itali, në 1939 u rikthye sërisht edhe u emërua ministër i Arsimit në Shqipëri. Por pas ardhjes në pushtet të komunistëve emigroi përsëri në Itali, ku kontribuoi si themelues edhe drejtues i Institutit të Studimeve Shqiptare,  pranë Universitetit ‘La Sapienza’ të Romës. Përpos punës si pedagog gjatë mërgimit botoi "Kushtrimi i Skënderbeut", "Hija e maleve" edhe përmbledhjen me 16 novela në librin "Tregtar flamujsh". Në revistën “Shejzat” mblodhi emrat më të njohur shqiptarë, që jetonin në diasporë. Pavarësisht kontributit edhe dëshirës për t’u kthyer në atdhe, për shkak të akuzës, si bashkëpunëtor i fashizmit, në vitin 1975 Ernest Koliqi do të shuhej në Itali.

Martin Camaj, poeti patriotik që i shkroi mallit për atdhe
Martin Camaj (Temal, 1925-1992, Gjermani) i konsideruar, si poeti patriotik apo floklorik nga kritika letrare, ka pasur shumë kontraste në jetën e tij. Ai jetoi mes dy botëve, në zonën malore, Temal i Shllakut dhe vendet ku emigroi. Studioi në kolegjin Saverian në Shkodër, por nuk i’u nënshtrua bindjeve, që përcillte regjimi komunist. Prandaj në vitin 1948, kur ishte 23-vjeç arratiset për në Jugosllavi, ku nisi studimet “Gjuhë-Letërsi Sllave dhe latine”. Për t’i thelluar më pas në Romë, ku edhe u bashkua me Ernest Koliqin. Martin Camaj gjatë kohës, që punoi si lektor në Universitetin e Romës, ishte edhe kryeredaktor i revistës “Shejza”. Por, pas dhjetë vitesh qëndrimi në Itali zhvendoset në Mynih të Gjermanisë, ku themelojë katedrën e gjuhës shqipe. Vdiq në moshën 67-vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme, pa e parë vendlindjen e tij. Disa nga veprat që ka botuar janë : “Djella”, “Rrathë”, “Loja mbasdrekës”, “Kandili argjandi”, “Dranja”, “Njeriu më vete e me të tjerë” etj.

Ora 17:12
Shllaku: Tare nuk mund ta zëvendësojë Akademinë e Shkencave

1594048573_1594047824SHLLAKUDHECAMAJ.jpg

Edhe poeti e shkrimtari Primo Shllaku është përfshirë në debatin e krijuar pas publikimit të studimit të Auron Tares për Camajn dhe Koliqin. Por, Shllaku i përgjigjet studiuesit Adrian Ndreca pwrmes një shënimi në facebook .

"I dashun Ardian, Auron Tare ka hapë nji diskutim shum delikat dhe, simbas meje, edhe të thelluem me material faktik. Por ai nuk mund ta zëvendësojë Akademinë e Shkencave dhe niveli i qasjes në shkrimin e tij asht i randësisë dhe i diskrecionit akademik. Unë nuk mund t’i përgjigjem Auron Tares, sepse ai, që në fillim, shpall inkompetencën në dallimin e vlerave letrare, për të cilat dhe mbahen nalt këta dy autorë të shek. XX. Që kritika të mos degjenerojë në përleshje fejsbukiste, ju lutem ju, anëtarit ma të ri të këtij institucioni që Akademia ta ndjejë për detyrë të sajën të na japë sa ma shpejt nji opinion paraprak rreth çështjes dhe, në vijim, të dale para publikut e studiuesve specifikë të letrave shqipe me nji konkluzion shterrues. Çështja ka dalë në facebook, por nuk asht i denjë ky rrjet social të mbajë gjithë peshën dhe seriozitetin e këtij diskutimi. Imagjinoni se çfarë do t’i ndodhte dikujt prej studiuesve, sikur ai të përpiqej të asgjasonte me nji të rame të shkopit Pashko Vasën, treshen Frashëri dhe Ismail Qemalin me argumentin real se ata paskëshin qenë nëpunës të naltë dhe pjesë e aparatit shtetnor të perandorisë osmane, përgjegjëse kjo, ma së paku, për çeuropianizimin e botës shqiptare. Marrja e një opinioni nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve tashti në fillim të verës, si kohë jetë e mot e studiueme me hjedhë në tregun e mendimit shqiptar këso mënxyrash që asgjasonin fizikisht por edhe moralisht, do ta paqëtone tek njerëzit tundimin e ndershëm dhe logjik për ta mbrojtë individualisht e sporadikisht atë pjesë të kuturës kombëtare, e cila nuk u poq në arat e socializmit real e të diktaturës. Akademia duhet të shprehë mendimin e vet dhe të krijojë nji shtrat të arsyeshëm debatesh mbi tema kaq madhore. Heshtja e Akademisë ku ju bani pjesë, do të ishte nji shprehje e moskompetencës së saj kulturologjike dhe profesionale, megjithëse i ka ata që e mbulojnë këtë sektor. Uroj që Akademia ta konsiderojë si të ligjshme dhe të arsyeshme këtë kërkesë dhe, kësisoj të vërtetohet, se ndryshimet në udhëheqjen dhe rekrutimi i elementëve të rinj që ndodhi para pak ditësh, të mos kenë qenë formale".
Me konsideratë,
P.Shllaku

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Florian: 07/07/2020 10:16

    Ne akoma sot e kesaj dite kemi bashkepunetore me agjenturat e huaja.

    Përgjigju
  • Blerta: 07/07/2020 09:05

    “Menimet e terrta” Menimet e terrta Nuk jane gja tjeter Vecse nje lule e ujitun Prej menjeve te mrapshta... E ska nevoje hic robi Me ja gjujt ne grushf malit Sic ka thane Migjeni! Por ma mire ashte: Banju shurdh e banju memec Se njerezit dosi punesh kane ba perhere... Zilia ka me ekzistu perhere... Ama banju i forte ti miku jem e thjesht Injoroji...!

    Përgjigju
  • Illi: 07/07/2020 07:53

    A nuk jane njesoj keta Camajistët, Koliqistët si Enveristët?! Secila palë dëshiron ti interpretojë figurat e veta sipas shijeve tè veta, ose me mire tu njohe atyre vetem njeren anë të medaljes?!

    Përgjigju
  • sheqere: 07/07/2020 06:31

    kur intelektualet vejne ne barazpeshe nazizmin me komunizmin harrojne nje fakt, qe demokracite Europiane u bashkuan me komunizmin per te luftuar fashizmin. Nuk u falet studiuesve dhe mendimtareve te te bejne keto reduktime, si komunizmi ekstremi i mjate dhe fazhizmi ekstremi i djathte, dhe si rrjedhoje me rregullen e 3-shit komunizmi i barabarte me fazhizmin.

    Përgjigju
  • Ben: 07/07/2020 03:43

    Probldmi eshte se kane qenë apo jo spiune Koliqi,Camaj,me rroge flasim,(se pa rroge kane qene dhe jane te gjithe shqiptaret),eshte nje teme koti,sepse e verteta nuk gjendet kurre.

    Përgjigju
  • Heroi tjeter i heshtur:: 06/07/2020 23:03

    Bashkepunimi me Sigurimin e Shtetit Shqiptar eshte ne nderin e tij, sepse i ka sherbyer Atdheut,Shqiperise.Komentet e tjera jane kot.Ne se ka bashkepunuar plotesisht me rezultate te larta duhet nderuar dhe vleresuar.Tarja duhet ta hap mire dosjen dhe te na paraqes kontributin atdhetar te Martinit ne perpjekje me agjenturat e huaja. Shpresoj te kete qene kontributor i vlefshem ashtu edhe i heshtur...

    Përgjigju
  • Sigurimsi: 06/07/2020 19:33

    Ne rastin ne fjal ju z gjoka dhe ata dy tradhetaret jan qente ....

    Përgjigju
    • Blerta: 07/07/2020 08:55

      Hmmm dhe sa vjec je ti?Cilit brez i perket?

  • Nje mik: 06/07/2020 18:48

    Ernest Koliqi, minister i arsimit gjate pushtimit fashist. Ka pasur edhe plot funksione te tjera fashiste. Perse nuk e thoni? Ky eshte fakt.

    Përgjigju
  • Saimir: 06/07/2020 18:32

    eh more tare njehere thu bashkpuntor i sigurimit e pastaj i udb e bere agjent te dyfishte. Faktet jane se me krijimin e katedres albanologjike Camaj beri te kunderten e qellimeve te udb dhe ai u arratis per tu larguar nga kthetrat e sigurimit se po ti sherbente sigurimit do shiste shoket e do kthehej ne atdhe

    Përgjigju
    • Arbëri: 06/07/2020 20:39

      Atdhetarët shpallen armiq postmortum, nga kush ? Nga ata që ende jetojnë nën siglën e komunizmit e që nuk munden të ikun asnjëher drejt të vërtetës ! UDB- nuk ka hapur shkolla shqipe , por i ka mbyllur ato duke i zëvendësuar me xhamia ...! Ku është Akademia Shqipëtare që të del dhe ta thet të vërteten ...???

  • Mala: 06/07/2020 18:09

    Jo vetem Camaj,por edhe Arshim Pipa,Hasan Kaleshi,e ndonje tjeter, kete me se miri e thot Akademik Rexhep Qosja ne vepren e Tij ne dy vellime,"Bijte e askujt", dhe kete mund ta dij e ta thot, nese eshte aq shume e nevojeshme dhe e dobishme, qe konsideroj nuk duhet t'i hetojme pikat e dobeta, edhe me mire Profesor Sami Repishti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?