Për disa çaste, 25 fëmijë të shtruar në pediatrinë e Vlorës, harruan sëmundjen, falë Ornoldit dhe Kostës, dy të rinjve, pjesë e grupit të kërkim shpëtimit malor të Shqipërisë.
Të Veshur si babagjysh, me thesin me dhurata, ata kanë zbritur nga tarraca e pediatrisë së Vlorës, për të suprizuar të vegjëlit në këto ditë festash.
“Gëzuar të gjithëve festat. Shpresoj që të jenë festa të gëzuara dhe fëmijët të shkojnë ti festojnë në shtëpi. Ne jemi nga kërkim shpëtimi malor I Shqipërisë. Federata e alpinizmit dhe turizmit malor. Pas pediatrisë së Tiranës, ne vendosëm të vijmë në Pediatrinë e Vlorës. Ky është viti I parë. Jemi 100% vullnetar. Festat janë për fëmijët dhe pse most ë besojnë se babagjyushi ekziston”, tha njëri nga të rinjtë.
“Është diccka e bukur për fëmijët. Për fëmijët është diçka ndryshe. Ju ndryshon diccka atyre”, u shpreh tjetri.
Më herët, vullnetarët e kërkim shpëtimit malor të Shqipërisë kanë surprizuar në këtë formë edhe fëmijët e shtruar të pediatrisë së Qendrës Spitalore të Tiranës.