Sipas një vlerësimi të bërë mbi afatin e mbarimit të oksigjenit në bordin e nëndetëses Titan, konstatohet se 5 personat e zhdukur prej ditësh mund të mos marrin më frymë nga mesdita e ditës se sotshme.
Askush nuk mund të thotë nëse 5 personat e humbur bashkë me nëndetësen Titan janë ende gjallë, por parashikimi është bazuar në mundësinë e tyre për të frymuar, për sa kohë nuk janë gjendur ende.
Ekipet e shpëtimit janë vënë në një garë të pafundme dhe tensionuese me kohën, ndërkohë që tashmë për personat që ndodheshin në bordin e nëndetëses nuk kanë mbetur shumë grimca shpresë.
Ndërsa kërkimi vazhdon, kornizat kohore të përfshira që nga nisja e Titan drejt anijes së fundosur të Titanikut, tregojnë shanset e pakta të gjetjes së saj.
-Titan u lëshua nga Princi Polar në orën 08:00 me kohën lokale të së dielës në mëngjes
-Kontakti humbi një orë e 45 minuta nga zbritja e tij, rreth orës 09:45
-Roja Bregdetare tha se ata u njoftuan për problemin rreth orës 17:45 - tetë orë më vonë
-Të hënën, Roja Bregdetare e SHBA tha në një konferencë shtypi se parashikonte se kishte "diku midis 70 dhe 96 orëve të plota në dispozicion" në atë pikë.
Lajmi kryesor:
E zhdukur prej 3 ditësh, gjenden mbetjet e nëndetëses ‘Titan’! Shpërtheu 487 metra larg rrënojave të Titanikut, vdesin 5 personat që ndodheshin brenda
M.T/ReportTv.al