Sport

VIDEO/ Ceferin heq kravatën dhe vesh tutat në Tiranë, luan futboll me Figon dhe Sylvinhon! Sot mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

11 Shtator, 09:50| Përditesimi: 11 Shtator, 10:24

  • Share

TIRANË - Të gjithë prisnin diell mbi Tiranë këtë të enjte, por moti ka rezervuar shi në ditën kur për herë të parë në vendin tonë do zhvillohet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Paçka shiut, në 'Shtëpinë e Futbollit' pranë Liqenit Artificial në Tiranë, kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka hequr kravatën e zyrtarit për të veshur tutat duke zbritur në fushën e lojës.

Së bashku me të kanë qenë figura të njohura si Luis Figo, trajneri i Kombëtares kuqezi, Sylvinho dhe ndihmësit e tij, Zabaleta e Doriva. Nuk mungoi presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me këtë të fundit në rolin e një vëzhguesi.

Kreu i UEFA-s, Ceferin mbërriti dje në vendin tonë, teksa mëngjesin e të enjtes u zhvillua një festival futbolli me fëmijët dhe pasionin për futbollin si pjesë e programit të UEFA-s “Futbolli në Shkolla”.

Pasdite qeveria e futbollit evropian vendos piketat nga Tirana

Në orët e pasdites në Tiranë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do zhvillojë mbledhjen e radhës, për herë të parë në vendin tonë.

Pikat kryesore që do të diskutohen janë: caktimi i vendeve pritëse të finaleve të e UEFA Champions League 2027, UEFA Women’s Champions League 2027, UEFA Futsal Champions League 2026, UEFA Futsal Under-19 EURO 2027 dhe UEFA Women’s Futsal EURO 2027.

Gjithashtu, në rend dite janë edhe tre çështje të tjera: shpërblimet për finalet e UEFA Women’s Nations League 2025, miratimi i rregulloreve të Kampionatit Europian të Futsalit për vajza dhe rregulloret e fazës kualifikuese europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?