Politikë

Kryeprokurori Çela: Garantim i procesit zgjedhor brenda kuadrit ligjor

21 Shkurt, 15:24| Përditesimi: 21 Shkurt, 15:31

  • Share

1740148023_olsiona.JPG

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela mori pjesë sot në një tryezë për krimet zgjedhore të organizuar nga shoqëria civile lidhur me zgjedhjet elektorale të 11 majit, ku foli mbi rolin e Prokurorisë për sigurimin dhe garantimin e procesit zgjedhor brenda kuadrit ligjor.

Në fjalën e tij Çela theksoi se standardet janë gjithmonë të rëndësishme dhe lidhen edhe me ato të hetimit dhe ndjekjes penale.

'Fakti që ndodhemi këtu me përfaqësues nga shoqëria civile, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, tregon që ka një shqetësim real sa i përket procesit zgjedhor, atyre që përbëjnë shkelje të natyrës administrative, por edhe ato që janë vepra penale që e cenojnë këtë proces. Por, tregon njëkohësisht edhe përgjegjësinë që ne të paktën, si institucione, jemi të ngarkuar me hetimin dhe ndjekjen penale, shfaqim në raport me ecurinë e këtij procesi dhe rolin tonë për sigurimin, garantimin e këtij procesi në përputhje brenda kuadrit ligjor, edhe në raport me çfarë ne si institucione të drejtësisë duhet të kryejmë në këtë aspekt.

Në këtë kuadër kemi parë vazhdimisht me shumë vëmendje, cili ka qenë perceptimi publik si nga shoqëria civile, dhe cilat kanë qenë edhe reagimet e subjekteve zgjedhore në raport me proceset elektorale. Kemi vëzhguar dhe kemi marrë pjesë aktivisht në disa punë kërkimore sa i përket performancës së Prokurorisë sa i përket hetimeve të krimeve zgjedhore dhe fryt i kësaj vëmendjeje institucionale janë një sërë masash, të cilat ne i kemi marrë në funksion të procesit zgjedhor dhe në përmbushje të atyre që janë detyrat tona ligjore dhe kushtetuese”, nënvizoi Çela.

Kjo punë nuk nisi dje, vijoi Çela, por ka qenë në vijim të një sërë analizash që kemi kryer në drejtim të performancës institucionale dhe të pritshmërive të atyre që kanë shkuar mirë apo jo mirë.

Çela theksoi se tashmë janë në fazat e fundit të një protokolli të koordinimit institucional me KQZ për krimet në zgjedhje. 

“Ne kemi marrë kontakt me përfaqësues të disa institucioneve për të synuar jo vetëm fuqizimin e kapaciteteve institucionale të brendshme, por edhe për të rritur mirëfunksionimin dhe efikasitetin nëpërmjet ndërveprimit mes njëri-tjetrit. Vendimmarrjes sonë për organizimin e seksioneve të përkohshme, të posaçme me prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm i parapriu një marrëveshje me Policinë e Shtetit për të rritur potencialisht ndërveprimin institucional dhe për të përmirësuar kapacitetin tonë gjatë situatave që krijohen gjatë procesit zgjedhor që lidhen me kryerjen e veprave penale. Ka rritje të kapaciteteve njerëzore, por edhe rritje të kapaciteteve teknike që vihen në dispozicion për rritjen e zbulimeve të krimeve zgjedhore.

Jemi në fazat e fundit të një protokolli të koordinimit institucional me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përmes të cilit synojmë identifikimin e shpejtë të problemeve të atyre që përbëjnë fakte, vepër penale, transmetimin e shpejtë të këtyre fakteve, denoncimeve, raportimeve, prokurorive sipas kompetencës së tyre vendore, nxitjen e këtyre prokurorive për të vepruar shpejt me një qasje proaktive, çka është edhe një nevojë dhe dhënie në kohë të informacionit sa i përket asaj që bëhet dhe nuk bëhet”, tha ai. 


Lajmi kryesor:

Parandalimi i krimeve zgjedhore/ Dumani i përgjigjet Ramës: Askush s'duhet të ketë frikë sa kohë bën detyrën, hetimi do kryhet pa ndikim politik


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?