TIRANË - Përballë rezervave të kryeministrit Edi Rama, që i kërkoi SPAK të mos tejkalojë kompetencat me hetimin e partive në prag të fushatës elektorale të 11 majit, kreu i Strukturës së Posaçme Altin Dumani përsëriti qëndrimin se krimet elektorale do të jenë në vigjilencë të Prokurorisë Së Posaçme anti-korrupsion.
“Do të jenë aty, patjetër do të jenë në terren. Nuk është punë e SPAK as në fushatë as në aktivitetet politike të subjekteve. SPAK ka detyrë që në rastet kur ndeshet me krime zgjedhore që janë në juriodiksionin e saj të hetojë dhe të udhëtojë ndjekjen penalen”, u shpreh Dumani në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile lidhur me zgjedhjet elektorale të 11 majit.
Dumani tha se askush që respekton ligjin, nuk ka pse të ketë frikë.
"Askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese”, tha Dumani.
Task-forcën e SPAK në terren për të hetuar krimet zgjedhore, e mbështeti edhe ambasadori i BE Silvio Gonzato.
“Do të doja të mirëprisja nisëm e ndërmarrë nga aktorët kryesore, KQZ, Prokuroria e Pwrgjithshme, SPAK dhe Policia e shtetit për bashkërenduar aktivitetet para zgjedhjeve të 11 majit, për të trajtuar krimet e mundshme zgjedhore si mënyrë për të garantuar besimin në procesin zgjedhor”, tha Gonzato.
“Kjo iniciativë, është iniciativë jo e nxitur as nga jashtë as nga brenda, sikurse mund të ndodhte në kohë të shkuar kur qeveria i kishte në xhep institucionet e pavarura dhe koordinonte sjelljen e tyre. Është iniciativë që buron nga sjellja e përgjegjshme dhe pjekuria e këtyre institucioneve”, tha Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Edhe Nicholas Abbott ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë mbështeti përpjekjet për të luftuar krimet zgjedhore. Shprehu shqetësimin për paratë që financojnë fushatën elektorale.
“Rekomandimet e mëparshme të ODIHR duhet të zbatohen dhe nuk duhet të injorohen thjesht si këshilla të mira. Masat e propozuara janë vitale për kredibilitetin e procesit elektoral në Shqipëri.
Zgjedhjet e këtij viti, janë një mundësi për të treguar se institucionet shqiptare, bashkë me partitë politike kanë zhvilluar maturi dhe përmes këtyre zgjedhjeve, të tregojnë se Shqipëria është gati ti bashkohet BE-s. Elementi thelbësor për këtë, është transparenca në përdorimin e fondeve gjatë fushatës zgjedhore.
Siç gjërat janë sot ka një rrezik. Nuk ka mjaftueshëm fuqi për të zbuluar nga vinë paratë për fushatën zgjedhore”, shprehet ambasadori britanik.
Por teksa në sallën ku nuk munguan përfaqësuesit politikë të të dy krahëve, shoqëria civile e diplomatët, këmbëngulej për nevojën e hetimeve zgjedhore nga SPAK, kreu i opozitës Sali Berisha u shfaq në selinë e tij mos-besues ndaj strategjisë së Dumanit.
“Në qoftë se vërtet SKAP-i e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Edi Ramës duhej t’i vinte prangat në shesh me mitingun elektoral që organizoi mbrëmë”, tha Berisha.
Sipas strategjisë së SPAK për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore, do të bëhet verifikimi në terren i indiceve apo fakteve për krime zgjedhore, verifikimi e raportimeve mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore nga partitë, si dhe monitorimi i mediave dhe rrjeteve sociale për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve.
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela mori pjesë sot në një tryezë për krimet zgjedhore të organizuar nga shoqëria civile lidhur me zgjedhjet elektorale të 11 majit, ku foli mbi rolin e Prokurorisë për sigurimin dhe garantimin e procesit zgjedhor brenda kuadrit ligjor.
Në fjalën e tij Çela theksoi se standardet janë gjithmonë të rëndësishme dhe lidhen edhe me ato të hetimit dhe ndjekjes penale.
'Fakti që ndodhemi këtu me përfaqësues nga shoqëria civile, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, tregon që ka një shqetësim real sa i përket procesit zgjedhor, atyre që përbëjnë shkelje të natyrës administrative, por edhe ato që janë vepra penale që e cenojnë këtë proces. Por, tregon njëkohësisht edhe përgjegjësinë që ne të paktën, si institucione, jemi të ngarkuar me hetimin dhe ndjekjen penale, shfaqim në raport me ecurinë e këtij procesi dhe rolin tonë për sigurimin, garantimin e këtij procesi në përputhje brenda kuadrit ligjor, edhe në raport me çfarë ne si institucione të drejtësisë duhet të kryejmë në këtë aspekt.
Në këtë kuadër kemi parë vazhdimisht me shumë vëmendje, cili ka qenë perceptimi publik si nga shoqëria civile, dhe cilat kanë qenë edhe reagimet e subjekteve zgjedhore në raport me proceset elektorale. Kemi vëzhguar dhe kemi marrë pjesë aktivisht në disa punë kërkimore sa i përket performancës së Prokurorisë sa i përket hetimeve të krimeve zgjedhore dhe fryt i kësaj vëmendjeje institucionale janë një sërë masash, të cilat ne i kemi marrë në funksion të procesit zgjedhor dhe në përmbushje të atyre që janë detyrat tona ligjore dhe kushtetuese”, nënvizoi Çela.
Kjo punë nuk nisi dje, vijoi Çela, por ka qenë në vijim të një sërë analizash që kemi kryer në drejtim të performancës institucionale dhe të pritshmërive të atyre që kanë shkuar mirë apo jo mirë.
Çela theksoi se tashmë janë në fazat e fundit të një protokolli të koordinimit institucional me KQZ për krimet në zgjedhje.
“Ne kemi marrë kontakt me përfaqësues të disa institucioneve për të synuar jo vetëm fuqizimin e kapaciteteve institucionale të brendshme, por edhe për të rritur mirëfunksionimin dhe efikasitetin nëpërmjet ndërveprimit mes njëri-tjetrit. Vendimmarrjes sonë për organizimin e seksioneve të përkohshme, të posaçme me prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm i parapriu një marrëveshje me Policinë e Shtetit për të rritur potencialisht ndërveprimin institucional dhe për të përmirësuar kapacitetin tonë gjatë situatave që krijohen gjatë procesit zgjedhor që lidhen me kryerjen e veprave penale. Ka rritje të kapaciteteve njerëzore, por edhe rritje të kapaciteteve teknike që vihen në dispozicion për rritjen e zbulimeve të krimeve zgjedhore.
Jemi në fazat e fundit të një protokolli të koordinimit institucional me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përmes të cilit synojmë identifikimin e shpejtë të problemeve të atyre që përbëjnë fakte, vepër penale, transmetimin e shpejtë të këtyre fakteve, denoncimeve, raportimeve, prokurorive sipas kompetencës së tyre vendore, nxitjen e këtyre prokurorive për të vepruar shpejt me një qasje proaktive, çka është edhe një nevojë dhe dhënie në kohë të informacionit sa i përket asaj që bëhet dhe nuk bëhet”, tha ai.
Komente

Vazhdoni z.Dumani me misionin tuaj per garantimin e zgjedhjeve,vazhdoni e mos u lodhni te mbushni radaket e drunjta te politikes qe deri dje kane shire e kane bere si kane dashur ne fushata e zgjedhje! Keni perkrahjen e shqiptareve.
PërgjigjuKush garanton për ndikim politik kur brënda jush ka plera....
PërgjigjuEshte rrenqethese kur nje njeri i drejtesise permend friken ("Askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese”, tha Dumani). Edhe diktatura e proletariatit (me gjithe sigurimsat e kohes) thoshte se ajo mendon dhe mbron populli prendaj ai nuk duhet te kete frike!!! E dime te gjithe si perfundoi per nje pjese jo te vogel te popullit.
PërgjigjuOre çfar i duket vetja kti fshatarit dibran kti i ka hyp vetja shum nē qef. Po mos haro o fshatari Dumani se kur do njē dor nē bakllava e njē dor nē revani shkon pēr lesh arapi o Duman krapi.
PërgjigjuA JENI I SIGURT z DUMANI????SE MENDOJ SE MOS NDODH SI ME DOSJEN E 21 JANARIT QË NUK E KE ÇUAR ËR GJYKIM TË KRIMINELËVE????KUJDES SE PO LUAN NË FUSHËN E SH.I.SH. E SEKT. TË KRIMEVE TË POLICIS.JU PO MUND TË HAPNI ÇËSHTJE KUR INSTITUCIONET E ZBULIMIT JUA SJELLIN OSE PARTIIT POLITIKE.
Përgjigju