Para KLP, prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, shprehu shqetësimin për përdorimin e lartë të masës së sigurisë "arrest me burg", duke theksuar se mungon reflektimi nga prokuroritë pranë gjykatave të Shkallës së Parë për të zbatuar masa alternative.
“Ka një aplikim të ulët të masave të tjera sigurimit, përveç asaj të arrestit me burg, i është kërkuar prokurorive, të ketë një aplikim më të kujdesshëm, më të balancuar. Për këtë qëllim nxorëm edhe një udhëzim të përgjithshëm në korrik dhe u kërkohet që për mënyrën si i vlerësojnë kërkesat për caktim e masave të sigurisë të tregohet kujdes i shytuar dhe të jetë fokusi për caktimin e masave alternative nga jo arrest me burg. Nga prokuroritë pranë Shkallëve të Para nuk e kam gjetur këtë reflektim. Është në të njëjtin nivel, në mos më e lartë se një vit më parë”, tha Çela.
Lajmi kryesor:
Olsian Çela raporton para KLP: Mungojnë 35% e prokurorëve, ngarkesa e lartë! Duhet zgjidhje urgjente për godinën e re
SI.E./r.k./ReportTv.al