'Çela të izolojë presidentin'/ Meta: Zero shanse, po të duan të guxojnë të vijnë (VIDEO)

19 Tetor 2020, 13:54| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 14:37

  • Share

Nisur nga deklarata në Kuvend e një deputeti të opozitës së re, Bujar Çelai cili i bëri thirrje kryeprokuorit Olsian Çela që të izolojë presidentin se e mbushi kupën, Meta tha se shanset janë zero. Ai e ka cilësuar qeverinë Rama si një qeveri që nuk do integrimin në Bashkimin Europian!

"T'u bëjnë thirrje të gjithë prokurorëve dhe policëve dhe të shohim se kush do të izolojë presidentin. Zero shans, qëllimi i vërtetë është izolimi që ky grup i strukturuar kriminal që ka uzurpuar PS dhe Kuvendin, ka si qëllim izolimin e vendit. Presidentin këtu e kanë, madje dhe po të duan të guxojnë të vijnë. Qëllimi i vërtetë është izolimi i Shqipërisë. Në 2006, Sali Berisha pas rotacionit, shpartalloi bandat, goditi kriminalitetin dhe mbylli marrëveshjen e stabilizim asociimi me BE, dhe e falënderojë, kjo marrëveshje do ishte nënshkruan nëse PS nuk do të bënte ato lojëra për hir të shtetit. 95% e popullit është pro europiane dhe vendoset pengesa anti shqiptare, ndërkohë që në vendet e tjera ku përkrahja është sa gjysma e Shqipërisë ecin përpara, për paqen, stabilitetin në botë, legjitimitetin e insituticoneve, 25 prillin do e kthejë në referendum, më i madhi që nga koha e Skënderbeut", tha Meta.

Çfarë tha Bujar Çela?
“Ne kemi plot probleme, por ky grip, që unë do e quaja, një zjarr në mbarë globin, i cili na bën që të kemi edhe frikë dhe na ndërgjegjëson më shumë për t’u mbrojtur më shumë. Në rast se nuk mbrojmë veten, duhet të mbrojmë të tjerët. Është detyra jonë të dëgjojmë çdo organ këshillimor, të cilët ju qytetarë të dashur duhet t’i mirëkuptoni dhe jo t’i quajmë si teka, në mënyrën që i trajton opozita apo ‘pseudo presidenti’ jonë. Unë nga kjo foltore inkurajoj kushëririn tim, kryeprokurorin, Olsian Çela, se ne Çelajt, si fis i madh që jemi, na bien detyra shumë të rëndësishme, që mos të merret me hetim, por të bëjë izolimin e këtij njeriu, i cili ka mbushur kupën me të gjitha gjërat.Këtë gjë nuk e duan vetëm Çelajt, e duan edhe Metët, e duan edhe ata nga Skrapari, Tepelena, Tirana, Durrësi, se kudo, si fis i madh që jemi kemi lloj-lloj brenda nesh. Nuk ka nevojë ta hetojë BKH-ja, por duhet ta izolojë. Ju faleminderit shumë dhe ju ftoj që t’i votojmë të gjitha ligjet që janë sot në rendin e ditës”, tha deputeti socialist i Lushnjes, Bujar Çela.


Lajmi kryesor:

Meta: S'jam me ata që thonë se maska të mos mbahet, por qeveria po e kthen OSHEE në instrument policor dhe elektoral


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?