Meta: S'jam me ata që thonë se maska të mos mbahet, por qeveria po e kthen OSHEE në instrument policor dhe elektoral

19 Tetor 2020, 13:46| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 18:00

  • Share

TIRANË- Për presidentin Ilir Meta, gjobitja e qytetarëve në faturën e dritave pasi nuk mbajnë maskën, është një maskaradë, sepse mund t’i lërë pa drita në mes të dimrit.

Ai thekson se nuk është kundër vendosjes së maskës, madje për këtë nuk i kursen kritikat dhe për bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, por thekson se nuk është dakord me gjobat të cilat do u vijë qytetarëve në faturën e dritave. Kjo sepse sipas kreut të shtetit, e shndërron OSHEE në një instrument policor dhe ndoshta edhe elektoral.

Çdo lloj mase që merret për arsye shëndetësore e çertifikuar nga ekspertët është e mirëpritur, por përmbajtja e aktit për gjobitjen e qytetarëve është maskaradë, sepse shkel në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve, sepse e shndërron OSHEE në një kompani që ka për detyrë furnizimin me energji, në një instrument policor dhe ndoshta edhe elektoral, që ekzekuton në mënyrë të paligjshme gjoba. Nuk është zgjidhje që në fund të muajit, kur të mos kenë mundësinë të paguajnë faturat, qytetarët të shantazhohen. OSHEE ka për mision të furnizojë me energji elektrike në mënyrë të pandërprerë. I bëj thirrje qeverisë të reflektojë, i bëj thirrje kuvendit ta ndryshojë aktin normativ. Maskat duhet t’i vendosim për të mposhtur koronavirusin dhe jo t’i shpëtojmë ndëshkimit të qeverisë në mënyrë arbitrare“, tha Meta.

Meta ka vijuar të adresojë kërcënime ndaj partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, ku i paralajmëruar se do të ndërmarrë aksion ndaj tyre.

 "Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë, patriotizmin e çdo politikani, por edhe të çdo qytetari dhe ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu, se na bënë gazi i botës", tha Meta.

Ora 14:28
Meta kritika Kryemadhit: Nuk jam me ata që thonë se maska të mos mbahet (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta pyet nga gazetarët nëse ishte kundër që qytetarët të mbajnë maska, apo vetëm ishte kundër që të gjobiteshin. Ai u shpreh se maska ka rëndësi dhe qytetarët duhet ta mbajnë, por duhet të kemi parasysh që disa qytetarë nuk kanë mundësi që t'i blejnë. Meta u shpreh se është kundër atyre që thonë se maska nuk duhet të mbahet. Më herët kryetarja e LSI-së dhe dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi ishte shprehur se ishte kundër vendosjes së maskës. 

"U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm, të respektojnë të gjithë rregullat e vendosura nga autoritetet. Maskat kush ka mundësi ti blejë, por mos harrojmë që ka dhe nga ata që nuk kanë mundësi që të marrin maska. Jam kundër atyre që thonë se maska të mos mbahet, ti mbajnë", tha Meta.

Më tej ai kritikoi vendosjen e gjobave përmes OSHE-së.

Çdo lloj mase që merret për arsye shëndetësore e çertifikuar nga ekspertët është e mirëpritur, por përmbajtja e aktit për gjobitjen e qytetarëve është maskaradë, sepse shkel në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve, sepse e shndërron OSHEE në një kompani që ka për detyrë furnizimin me energji, në një instrument policor dhe ndoshta edhe elektoral, që ekzekuton në mënyrë të paligjshme gjoba.

Nuk është zgjidhje që në fund të muajit, kur të mos kenë mundësinë të paguajnë faturat, qytetarët të shantazhohen. OSHEE ka për mision të furnizojë me energji elektrike në mënyrë të pandërprerë“, tha Meta.

Ora 14:06
A do i japë Ramës plotfuqishmërinë për të negociuar me Greqinë për detin?/ Meta: E ka marrë përgjigjen me kohë! Duhet bashkëpunim (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta foli për vizitën që Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të bëjë në Shqipëri për çështjen e kufirit detar në detin Jon. Dendias do të vizitojë ministrin e Jashtëm Gent Cakaj, kryeministrin Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Presidenti u pyet nga gazetarët nëse do t’i japë Ramës plotfuqishmërinë për të negociuar me Greqinë, i cili tha se " e kanë marrë përgjigjen me kohë".

"E kanë marrë përgjigjen me kohë, përgjigjet e mia kanë qenë bashkëpunuese dhe transparente me aktorët vendas e ndërkombëtar, ndërkohë që prej vitesh nuk kam marrë asnjë përgjigje nga Kryeministri dhe autoritetet.  Kjo është një çështje që kërkon një farë bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare. Por kjo nuk është çështja kryesore, çështja kryesore është shkelja brutale e marrëveshjes së 5 qershorit që është një provokim i rëndë i paqes dhe stabilitetit në vend. Çdo lloj çështje tjetër është e pavlerë përballë kësaj", tha Meta.

 

Ora 14:00
Meta kërcenon ndërkombëtarët: Mos i futni duart e zeza në Shqipëri se do t’ju bëj atë që s’ju pret mendja, jam ushtar i republikës! Krahason Ramën me Izetbegoviç (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, që e cilëson si një njeri që nuk do integrimin në BE, teksa i thotë që duhet të bëjë minimumi atë që ka bërë presidenti i parë i Bosnje Hercegovinës, Alija Izetbegoviç. 

Meta ka vijuar të adresojë kërcënime ndaj partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, ku i paralajmëruar se do të ndërmarrë aksion ndaj tyre.

Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri: Zoti president, doja t'ju bëja një pyetje sa i takon një deklaratë të bërë nga Zoti Basha se ju mund të bëni opozitarin aq sa ai presidentin...A e shihni si një mesazh që ju jep Zoti Basha për të mos ndërhyrë në territorin e tij dhe pyetja e dytë...(ndërpritet)
Presidenti Ilir Meta: Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territori i askujt, është detyrë e parë e presidentit të Republikës. Dhe në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por ushtar i parë i Republikës. Dhe të duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë, patriotizmin e çdo politikani, por mund të vij edhe të cdo qytetari dhe ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu, se na bënë gazi i botës. Ndërsa atij zotërisë i them, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviçi kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën tënde, sepse këtë popull nuk e merr askush më peng nën këtë qiell dhe mbi këtë tokë".

Si është historia e Alija Izetbegoviç? Kur e morën peng Alija Izetbegoviç në aeroport, serbët për shkak të një tradhtie ndërkombëtare i vunë pistoletën te koka, dhe i thanë ‘merre zëvendësin tënd Ejup Ganiç dhe i thuaj të tërhiqet, të dorëzohet!’ Dhe ai tha ‘dakord’. E lidhën në telefon dhe i tha ‘unë jam peng, ju vazhdoni’.

Ora 13:54
'Çela të izolojë presidentin'/ Meta: Zero shanse, po të duan të guxojnë të vijnë (VIDEO)

Nisur nga deklarata në Kuvend e një deputeti të opozitës së re, Bujar Çelai cili i bëri thirrje kryeprokuorit Olsian Çela që të izolojë presidentin se e mbushi kupën, Meta tha se shanset janë zero. Ai e ka cilësuar qeverinë Rama si një qeveri që nuk do integrimin në Bashkimin Europian!

"T'u bëjnë thirrje të gjithë prokurorëve dhe policëve dhe të shohim se kush do të izolojë presidentin. Zero shans, qëllimi i vërtetë është izolimi që ky grup i strukturuar kriminal që ka uzurpuar PS dhe Kuvendin, ka si qëllim izolimin e vendit. Presidentin këtu e kanë, madje dhe po të duan të guxojnë të vijnë. Qëllimi i vërtetë është izolimi i Shqipërisë. Në 2006, Sali Berisha pas rotacionit, shpartalloi bandat, goditi kriminalitetin dhe mbylli marrëveshjen e stabilizim asociimi me BE, dhe e falënderojë, kjo marrëveshje do ishte nënshkruan nëse PS nuk do të bënte ato lojëra për hir të shtetit. 95% e popullit është pro europiane dhe vendoset pengesa anti shqiptare, ndërkohë që në vendet e tjera ku përkrahja është sa gjysma e Shqipërisë ecin përpara, për paqen, stabilitetin në botë, legjitimitetin e insituticoneve, 25 prillin do e kthejë në referendum, më i madhi që nga koha e Skënderbeut", tha Meta.

Çfarë tha Bujar Çela?
“Ne kemi plot probleme, por ky grip, që unë do e quaja, një zjarr në mbarë globin, i cili na bën që të kemi edhe frikë dhe na ndërgjegjëson më shumë për t’u mbrojtur më shumë. Në rast se nuk mbrojmë veten, duhet të mbrojmë të tjerët. Është detyra jonë të dëgjojmë çdo organ këshillimor, të cilët ju qytetarë të dashur duhet t’i mirëkuptoni dhe jo t’i quajmë si teka, në mënyrën që i trajton opozita apo ‘pseudo presidenti’ jonë. Unë nga kjo foltore inkurajoj kushëririn tim, kryeprokurorin, Olsian Çela, se ne Çelajt, si fis i madh që jemi, na bien detyra shumë të rëndësishme, që mos të merret me hetim, por të bëjë izolimin e këtij njeriu, i cili ka mbushur kupën me të gjitha gjërat.Këtë gjë nuk e duan vetëm Çelajt, e duan edhe Metët, e duan edhe ata nga Skrapari, Tepelena, Tirana, Durrësi, se kudo, si fis i madh që jemi kemi lloj-lloj brenda nesh. Nuk ka nevojë ta hetojë BKH-ja, por duhet ta izolojë. Ju faleminderit shumë dhe ju ftoj që t’i votojmë të gjitha ligjet që janë sot në rendin e ditës”, tha deputeti socialist i Lushnjes, Bujar Çela.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kerpaci bordello: 20/10/2020 06:52

    Trangull Präsident.. Komplet i degraduar. Duhet cuar urgjentisht tek psikologu

    Përgjigju
  • Pelioni: 19/10/2020 19:03

    Kujdes o njerës se ky like Çepani është trim i madh ky,; e po nxhe ky bën namin,dëgjoni mos e merrni për shaka,po nuk besuat pyesni të zezën Mona cheq pre këtij ka 30 vjet të zine e ullirit,siç më ka thënë ajo,"unë nga likja as e rruaj dhe as e qeth fare"dhe prap shkoj mirë,kështu që dhe ju o njerës mos e merrni seriozisht liken,ose më mirë as mos e rruani dhe as mos e qethni për liken,se likja e shumta që mund të bëjë është të te haje munë,e njëjta punë që bën me monën për 30 vjet.

    Përgjigju
  • Hajdut: 19/10/2020 17:15

    Po dhjet gjak se do hetohet per leket dhe per pislliqet qe ka bere. Si te duken fiqt zoti Maliq??? Ne burg e ke vendin. Bq

    Përgjigju
    • Superhajduti: 19/10/2020 19:31

      Amin i Zot

  • Filani: 19/10/2020 15:39

    Licja vogel,jetoj ne gjermani edhe ketu eshte e detyrueshme maska,ne te kundert gjobitesh,edhe gjobe e majme.

    Përgjigju
    • O Filan: 19/10/2020 16:41

      Po Mona eshte mesuar pa breke ndaj nuk mban maske si i behet?

    • Labi: 19/10/2020 16:39

      Per garipin qe jeton ne gjermani. Gjobitesh vertete por jo te fatura e dritave. Edhe diçka qe ti me siguri e di mire. Shteti gjerman i jep cdo te papuni ndihmen sociale qe perfshin edhe qerane e shtepise 45qm shtepi ti paguan shteti i dashur si dhe ca 450 Euro per te jetuar ne te. Nga ato euro mund te ndaje ndonje cent per masken . Po ketu nje familje e papune me asiste ose pa asistence fare me tre kalamanj mendon zotrote se me100 lekshi qe marrin femijet nje here ne jave do turren te blejne maska?? JU LUTEM MOS DESINFORMONI MILETIN. Krahasimet i beni vetem me AFRIKEN .

  • redi: 19/10/2020 15:30

    Deklaratat e presidentit sot me gazetaret jane normale ,por ajo qe me cudit eshte thenia se jam komabdant i forcave te armatosura dhe bej komande.Po je komandant dhe me kushtetute,por ne rast lufte.Dhe shprehja te bejne prove te me izolojne dhe te shohin cfar do te ndodh.Presidenti sidomos ne Republiken parlanentare ka detyra shume te kufuzuara, dhe kur shkel kushtetuten ne disa raste, po ligji e thot se duhet shteti te veproj ndaj tij.Vetingun zoti Meta duhet te behet nga ju dhe te gjithe politikanet e rangut larte,qeveri dhe opozite ,dhe te shikohet si u bete sheik me rrogat e shtetit te paguara nga ky popull fukata qe ju aq shume e doni

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 19/10/2020 14:46

    Meta jo te izolohet por te ripet i gjalle me bixhak e ne trup ti hidhet kripe deti

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 19/10/2020 14:18

    Ik ore lolopresidentleshi. Mos na ha me m*t se te zbut o qenef i dale boje bashke me ata qe te bene lolopresidentleshi. Pa perjashtim ti dhe ata qe te bene lolopresidentleshi jini te neveritur nga tere populli,ju dashurojne vetem uloget alias militantet tuaj trushplare e te mjeruar.

    Përgjigju
  • O tej: 19/10/2020 14:16

    O Metmut o hajdut!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?