Presidenti Ilir Meta hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, që e cilëson si një njeri që nuk do integrimin në BE, teksa i thotë që duhet të bëjë minimumi atë që ka bërë presidenti i parë i Bosnje Hercegovinës, Alija Izetbegoviç.
Meta ka vijuar të adresojë kërcënime ndaj partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, ku i paralajmëruar se do të ndërmarrë aksion ndaj tyre.
Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri: Zoti president, doja t'ju bëja një pyetje sa i takon një deklaratë të bërë nga Zoti Basha se ju mund të bëni opozitarin aq sa ai presidentin...A e shihni si një mesazh që ju jep Zoti Basha për të mos ndërhyrë në territorin e tij dhe pyetja e dytë...(ndërpritet)
Presidenti Ilir Meta: Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territori i askujt, është detyrë e parë e presidentit të Republikës. Dhe në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por ushtar i parë i Republikës. Dhe të duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë, patriotizmin e çdo politikani, por mund të vij edhe të cdo qytetari dhe ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu, se na bënë gazi i botës. Ndërsa atij zotërisë i them, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviçi kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën tënde, sepse këtë popull nuk e merr askush më peng nën këtë qiell dhe mbi këtë tokë".
Si është historia e Alija Izetbegoviç? Kur e morën peng Alija Izetbegoviç në aeroport, serbët për shkak të një tradhtie ndërkombëtare i vunë pistoletën te koka, dhe i thanë ‘merre zëvendësin tënd Ejup Ganiç dhe i thuaj të tërhiqet, të dorëzohet!’ Dhe ai tha ‘dakord’. E lidhën në telefon dhe i tha ‘unë jam peng, ju vazhdoni’.
Lajmi kryesor:
Meta: S'jam me ata që thonë se maska të mos mbahet, por qeveria po e kthen OSHEE në instrument policor dhe elektoral
B.K./ReportTv.al