Kultura

Çelet festivali ndërkombëtar i video-artit 'Gjon Mili'! Marrin pjesë 62 kineastë e regjisorë

28 Gusht, 15:57| Përditesimi: 28 Gusht, 17:07

  • Share

Korça është shndërruar në një qendër të artit bashkëkohor me hapjen e edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “Gjon Mili”. Në Muzeun që mban emrin e mjeshtrit të madh të fotografisë dhe artit vizual, janë mbledhur artistë e kineastë nga mbarë bota.

“Do të ketë projeksione të ëndrrta, në kuptimin e mesazhit qe percjellin”, tha regjisorja dhe aktorja Suela Bako.

Në këtë edicion janë përzgjedhur 62 artistë ndërkombëtarë, ndërsa programi sjell edhe një numër të madh të ftuarish specialë.

“Kemi dhe një film shumë të mirë nga Bujar Alimani”, tha me tej ajo.

Tema e këtij viti është “Drita e Lëkurës”, një koncept që ndërthur artin vizual me perceptimin njerëzor.

“Videot kanë mesazhe poetike dhe inspiruese”, tha Yllka Gjollesha, themeluese e festivalit.

Për tre net rresht, festivali do të sjellë për artdashësit ekspozita, projeksione video-art, filma eksperimentalë dhe aktivitete të tjera.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?