Foto ilustruese

Ekonomi

Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin

25 Dhjetor 2024, 12:39| Përditesimi: 25 Dhjetor 2024, 13:01

  • Share

Hekurudha shqiptare ka çelur tenderin për të bërë studimin për rehabilitimin e linjës ekzistuese të hekurudhës Rrogozhinë – Vlorë si dhe për të hartuar projekt-idenë për lidhjen e aeroportit te Vlorës me rrjetin ekzistues hekurudhor.

Synimi është që të ndërtohet linja që do të lidhë aeroportin e Vlorës me rrjetin ekzistues hekurudhor me qëllim lehtësimin e aksesit të udhëtarëve në aeroport në mënyrë më të shpejtë, të sigurt dhe më të qëndrueshme.

Tenderi me vlerë 95 milionë lekë do të jetë i hapur deri më 27 janar 2025, dhe më pas do të vlerësohen ofertat e paraqitura. Linja hekurudhore Rrogozhine- Fier- Vlore, është e gjate 84,3 km, por për shkak të mungesës se investimeve ne vite është amortizuar.

Përdorimi i transportit hekurudhor, do të sjellë uljen në një masë të konsiderueshme të transportit automobilistik, që do shoqërohet me uljen e aksidenteve njerëzore në transportin automobilistik si dhe një ndikim pozitiv në uljen e ndotjes së ajrit nga tymrat dhe gazrat.

Shpejtësia e lëvizjes parashikohet të jetë deri në 120 km/orë, ndërsa kategoria e linjës do të jetë D-4 – te UIC, me ngarkesë të lejuar boshtore 22.5 tonë/aks dhe gjatësore 8 tonë/ml.

Aktualisht qeveria shqiptare është duke rindërtuar linjën Tiranë-Durrës, si dhe duke ndërtuar lidhjen e kësaj linje me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Kliko këtu për të lexuar termat e references

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?