Sali Berisha

Politikë

Celibashi i ‘tërhoqi veshin’ por Berisha vazhdon të shkelë heshtjen zgjedhore, denoncime për blerje votash përmes ‘qytetarit digjital’

10 Maj, 21:44| Përditesimi: 10 Maj, 22:57

  • Share

Sali Berisha vijon në mënyrë të paprecedentë të shkelë heshtjen zgjedhore. Ndonëse kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i “tërhoqi veshin” paraditen e sotme për shkelje të heshtjes zgjedhore, Sali Berisha vazhdon të injorojë ligjin përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ai po vazhdon sulmet ndaj kundërshtarëve me postime në rrjetet sociale, të formuluara si denoncime për krime zgjedhore. 

Kryedemokrati justifikon sulmet politike edhe në ditën e heshtjes zgjedhore si ankesa të “qytetarit digjital”, por akuzat nuk referohen me prova konkrete dhe kjo ngre dyshimin që ato shkrime mund të jenë të stisura. 

Berisha ngre akuza, por vetëm në rrjetet sociale. Ai deklaron se politikisht dënon këto shkelje, por në asnjë rresht nuk thotë se këto denoncime do t’i përcillen autoriteteve, në formë më të detajuar.

Targeti kryesor i Berishës në këto denoncime duket se është deputeti socialist Vullnet Sinaj, të cilin kryedemokrati e akuzon për blerje votash në Qarkun Vlorë.

Ora 22:55
Berisha e akuzoi për blerje votash, reagon deputeti Vullnet Sinaj: Zarfat e vetëm të këtyre zgjedhjeve janë ato që kanë ardhur nga diaspora! Do mundesh keq këtë herë Sali

1746910417_akuzateopozitespermandatine.jpg

Deputeti Vullnet Sinaj, i cili kandidon sërish në këto zgjedhje me Partinë Socialiste në Qarkun Vlorë, ka reaguar këtë mbrëmje ndaj akuzave të Sali Berishës për blerje votash.

"Sali, besoja që Edi Rama e ekzagjeronte kur na argumentonte që ti je vertet një Buf kënete (se ai e ka bindje që ti ke kaluar metamorfozë nga njeri në buf) por me këtë që lexove për mua, kam shumë frikë se ai ka të drejtë! Zarfat e vetëm të këtyre zgjedhjeve o Buf i kënetës janë ato që kanë ardhur me DHL nga diaspora, të tjerat janë ALIBIA jote e turpshme e humbjes numër 100! Do mundesh keq këtë herë Sali, shumë shumë keq",- deklaron Sinaj.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?