Politikë

Celibashi: Identifikimi elektronik i zgjedhësve eliminoi një gamë të madhe problemesh! S’dua të sfidoj askënd, por votimi nga jashtë ishte sukses

7 Tetor, 11:16| Përditesimi: 7 Tetor, 13:05

  • Share

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, duke iu përgjigjur pyetjeve gjatë raportimit në dy komisionet parlamentare, për veprimtarinë e KQZ-së, përsëriti sërish se i qëndron raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se bashkëpunimi me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme ka kontribuuar në mënyrë pozitive në procesin e zgjedhjeve të këtij viti.

Duke u ndalur te identifikimi elektronik, ai e vlerësoi si të suksesshëm teksa tha se në vitin 2021 ka pasur 10 mijë raste dublikimi, një shifër që tani është ulur në 1 mijë. Edhe votimin nga jashtë e konsideroi si sukses, ndërsa tha se “nuk dua që të sfidoj kënd, kur them se votimi nga jashtë ishte një sukses”.

“Së pari në lidhje me raportin paraprak të ODIHR mbi zgjedhjet e vitit 2025, sikurse e kam bërë publik qëndrimin tim, unë nuk shtoj asgjë më shumë në fjalitë që përbëjnë këtë raport. Nuk preferoj ta komentoj apo të riformuloj atë çfarë me kryefjalë, kallëzues apo kudrinor ka pasqyruar me qëndrimin e tij ODIHR për zgjedhjet e vitit 2025. KQZ aty ka vlerësime edhe për punën e aktorëve me procesin zgjedhor, KQZ, qeveri, parti, media etj dhe shihet se sa i përket veprimtarisë së KQZ dhe mënyrës se si i përcolli përgjegjësitë e veta ka vlerësime pozitive sa i përket qasjes profesionale, të paanshme dhëe transparente të KQZ në përgatitjen dhe administrimin e këtij procesi, ka edhe vërejtje. Edhe në kuadër të masave që mori KQZ për ligjshmëri të plotë të procesit zgjedhor, i kemi ushtruar të gjitha ato kompetenca të dhëna nga ligji, kemi shqyrtuar të gjitha  ankimet, pretendimet e denoncimet që lidheshin edhe me sjelljen e funksionarëve publikë. Këto shqyrtime kanë ndjekur rrugën e tyre dhe janë ato vendime si nga KQZ, KAS dhe Kolegji. Duhet të pranojmë atë verdikt që kemi. Bashkëpunimi me SPAK dhe të Përgjithshme ka qenë sukses. Nuk mund të them nëse ka qenë i plotë por mendoj se ka kontribuuuar në mënyrë pozitive. Askush nuk mund të thotë se ky bashkëpunim  kontribuoi për të cenuar ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

Për identifikimin elektronik të zgjedhësve, kemi arritur të eliminojmë një gamë të madhe problemesh në procesin e votimit shifrat tregojnë se si ato të zgjedhjeve të 2021, 2023 dhe 2025, që procesi i identifikimit të votuesve në qendrat e votimit është mjaft solid dhe unë për vete do ta përkufizoja si me integritet. Diferencat që lidhen në disa raste, janë shumë pak, ato të cilat iu referuat Bylykbashi, lidhen me pamundësinë e një kategorie zgjedhësish për t’u identifikuar nëpërmjet pajisjes elektronike, sjellje jo në përputhje me protokollin të disa operatorëve por jo me manipulim të këtij procesi. Nëse kishim 10 mijë dublikime në 2021, tani kemi 1 mijë ose 1200 rastesh të dyshuara. Sa i përket votimit elektronik do të rekomandoja që votimi, të paktën për sistemin që aplikojmë të zgjerohej edhe më tej. Ka vend për të adresuar çështjen e marrëdhënies ndërmjet operatorëve me pajisjet. Ne nuk kemi dërguar asnjë prej operatorëve për ndjekje penale për përdorimin e pajisjeve të përdorimit elektronik. Në vlerësimin tonë, problematikat kanë qenë të karakterit administrativ, nuk e kemi vlerësuar si të karakterit penal. I kemi gjobitur por kemi konsideruar se ka qenë e mjaftueshme. Jam i bindur dhe nuk dua që të sfidoj kënd, kur them se votimi nga jashtë ishte një sukses, me gjithë problematikat.”, u shpreh Celibashi.


Lajmi kryesor:

LIVE-Veprimtaria e KQZ në 2024/ Raporton Celibashi: Vetëm 50 nga 132 partitë dorëzuan raportet financiare në 2023, të tjerat u sanksionuan


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?