TIRANË - Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi po raporton në mbledhjen e përbashkët të dy Komisioneve, atë për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale dhe për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Kreu i KQZ po raporton për veprimtarinë financiare të institucionit që drejton përgjatë vitit 2024.
Ai tha sevetëm 50 parti politike dorëzuan raportet financiare të tyre për veprimtarinë e vitit 2023, ndërsa të tjerat u sanksionuan. Ndërsa duke u ndalur te fondet e alokuara nga buxhetit i shtetit për KQZ-në, Celibashi theksoi se institucionet audituese kanë vlerësuar se menaxhimi ka qenë korrekt.
“Sa i përket financimit të partive politike, në 2024, buxheti i shtetit në KQZ u shpërndanë 345 milionë lekë si fonde vjetore për partitë politike, sipas parashikimeve të ligjit për partitë. Për dijeninë tuaj vetëm 50 nga 132 nga partitë dorëzuan raporte financiare për veprimtarinë e tyre politike apo elektorale në 2023. Të gjithë partitë e tjera që nuk iu përmbajtën parashikimeve të Kodit Zgjedhor apo kateve të tjera, u vendosën sanksione për rastin. Në kuadër të këtij procesi, KQZ nëpërmjet një procedure transparente, zgjodhi 12 audituesit ligjorë që bënë procesin e verifikimi të raporteve financiare të partive politike. Sa i përket buxhetit të KQZ, për vitin 2024 u alokuan nga kuvendi dhe këshilli i ministrave 300 mln lekë por pas rishikimeve për shkak të procesin zgjedhor të Himarës dhe zgjedhjeve 2025, shkoi në 650.9 mln lekë duke përfshirë gjithë shpenzimet. Nga vlerësimi i institucioneve audituese të brendshme dhe të jashtme, është konstatuar një menaxhim korrekt i fondeve buxhetore të KQZ.”, u shpreh Celibashi.
Ndërkohë, nënkryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri, bëri një autokritikë teksa tha se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të adresuar problematikën e kahershme të të përsëritur vazhdimisht edhe nga OSBE/ODIHR që ka të bëjë me depolitizimin e administratës zgjedhore.
"Kuvendi duhet të ketë parasysh se gjërat që janë në fajin e tij, në këtë rast politike, por në momentin kur administrata zgjedhore është tërësisht e varur nga flusket politike s’kemi pse kritikojmë KQZ për një gjë s’e ka në dorë. Kjo është një gjë për t’u parë në reformën e ardhshshme zgjedhore dhe shpresoj se opozita do ta mirëpresë idenë që të shkojmëdrejt trupave profesioniste, me shumë më të vogla për administrimin e zgjedhjeve. Ta shmangim këtë kritikë të përhershme dhe që fatkeqësisht ne bëjmë autogol si Kuvend i vëmë vetes detyra për organet kur në fakt fajin e kemi vetë.”, tha Gjiknuri.
Gjiknuri përmendi gjithashtu si një tjetër problematikë që duhet të adresohet sa më shpejt edhe e drejta e votës së rreth 50 mijë shqiptarëve me aftësi të kufizuara në vend. Sipas tij, është paradoksale që të shpenzohen shumë para për të mundësuar votën e diasporës, ndërsa për këta qytetarë brenda vendit nuk është bërë ende asgjë. Ai theksoi se vota me postë do të ishte e nevojshme për ta.
Lajm ne perditesim..
Drejtuesi i Komisionit për Çështjet Ligjore, Uli Manja ka propozuar që procesi i numërimit të votave duhet bërë në qendrat e numërimit, praktikë e zhvilluar deri në vitin 2005, për të mos i grumbulluar në qendrat e KZAZ. Për këtë proces të ri, do të vihet në funksion teknologji bashkëkohore mbështetëse që procesi të jetë i sigurtë dhe të përfundojë më shpejt.
“Duhet të adresohet shpejt procesi i numërimit të votave. Nëse do t’i kthehemi numërimit në qendrat e votimit është krejtësisht e mundur që edhe rezultati në Shqipëri do të dalë në një kohë rekord jo më shumë se 2 orë pasi mbyllet votimi. Shkaqet që na çuan te parashikimi i Kodit për numërimin e votave në qendra numërimi ka rënë. Ishin shkaqe dhe faktorë të tjerë atëherë që partitë e ndërmorën këtë veprim, që kishin të bënin me garantimin e procesit, shmangien e konflikteve në qendrat e votimit.
Sot janë mbi 5 mijë qendra votimi, është krejtësisht e mundur që teknologjinë që e kemi të përqendruar në qendrat e grumbullimit të votave, ta shpërndajmë në gjithë Shqipërinë dhe ta bëjmë numërimin sapo mbyllet votimi. Ka ardhur koha të kalojmë te administrimi civil i procesit zgjedhor”, tha Manja.
Ky propozim nga Partia Socialiste vjen një ditë pasi drejtuesi i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh se mazhoranca parlamentare parashikon ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, duke iu përgjigjur pyetjeve gjatë raportimit në dy komisionet parlamentare, për veprimtarinë e KQZ-së, përsëriti sërish se i qëndron raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se bashkëpunimi me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme ka kontribuuar në mënyrë pozitive në procesin e zgjedhjeve të këtij viti.
Duke u ndalur te identifikimi elektronik, ai e vlerësoi si të suksesshëm teksa tha se në vitin 2021 ka pasur 10 mijë raste dublikimi, një shifër që tani është ulur në 1 mijë. Edhe votimin nga jashtë e konsideroi si sukses, ndërsa tha se “nuk dua që të sfidoj kënd, kur them se votimi nga jashtë ishte një sukses”.
“Së pari në lidhje me raportin paraprak të ODIHR mbi zgjedhjet e vitit 2025, sikurse e kam bërë publik qëndrimin tim, unë nuk shtoj asgjë më shumë në fjalitë që përbëjnë këtë raport. Nuk preferoj ta komentoj apo të riformuloj atë çfarë me kryefjalë, kallëzues apo kudrinor ka pasqyruar me qëndrimin e tij ODIHR për zgjedhjet e vitit 2025. KQZ aty ka vlerësime edhe për punën e aktorëve me procesin zgjedhor, KQZ, qeveri, parti, media etj dhe shihet se sa i përket veprimtarisë së KQZ dhe mënyrës se si i përcolli përgjegjësitë e veta ka vlerësime pozitive sa i përket qasjes profesionale, të paanshme dhëe transparente të KQZ në përgatitjen dhe administrimin e këtij procesi, ka edhe vërejtje. Edhe në kuadër të masave që mori KQZ për ligjshmëri të plotë të procesit zgjedhor, i kemi ushtruar të gjitha ato kompetenca të dhëna nga ligji, kemi shqyrtuar të gjitha ankimet, pretendimet e denoncimet që lidheshin edhe me sjelljen e funksionarëve publikë. Këto shqyrtime kanë ndjekur rrugën e tyre dhe janë ato vendime si nga KQZ, KAS dhe Kolegji. Duhet të pranojmë atë verdikt që kemi. Bashkëpunimi me SPAK dhe të Përgjithshme ka qenë sukses. Nuk mund të them nëse ka qenë i plotë por mendoj se ka kontribuuuar në mënyrë pozitive. Askush nuk mund të thotë se ky bashkëpunim kontribuoi për të cenuar ligjshmërinë e procesit zgjedhor.
Për identifikimin elektronik të zgjedhësve, kemi arritur të eliminojmë një gamë të madhe problemesh në procesin e votimit shifrat tregojnë se si ato të zgjedhjeve të 2021, 2023 dhe 2025, që procesi i identifikimit të votuesve në qendrat e votimit është mjaft solid dhe unë për vete do ta përkufizoja si me integritet. Diferencat që lidhen në disa raste, janë shumë pak, ato të cilat iu referuat Bylykbashi, lidhen me pamundësinë e një kategorie zgjedhësish për t’u identifikuar nëpërmjet pajisjes elektronike, sjellje jo në përputhje me protokollin të disa operatorëve por jo me manipulim të këtij procesi. Nëse kishim 10 mijë dublikime në 2021, tani kemi 1 mijë ose 1200 rastesh të dyshuara. Sa i përket votimit elektronik do të rekomandoja që votimi, të paktën për sistemin që aplikojmë të zgjerohej edhe më tej. Ka vend për të adresuar çështjen e marrëdhënies ndërmjet operatorëve me pajisjet. Ne nuk kemi dërguar asnjë prej operatorëve për ndjekje penale për përdorimin e pajisjeve të përdorimit elektronik. Në vlerësimin tonë, problematikat kanë qenë të karakterit administrativ, nuk e kemi vlerësuar si të karakterit penal. I kemi gjobitur por kemi konsideruar se ka qenë e mjaftueshme. Jam i bindur dhe nuk dua që të sfidoj kënd, kur them se votimi nga jashtë ishte një sukses, me gjithë problematikat.”, u shpreh Celibashi.
Nënkryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri kërkoi zgjidhje urgjente për rreth 50 mijë shqiptarët me aftësi të kufizuara dhe që nuk mund të votojnë dot. Ai tha se është paradoks që janë harxhuar miliona për të mundësuar votën e diasporës, ndërkohë që nuk është bërë asgjë për këta që jetojnë brenda Shqipërisë, dhe që nuk mund të dalin dot për të votuar në ditën e votimit.
“Ironia më e madhe në sistemin shqiptar është që ne bërtasim për të drejtat e shqiptarëve të diasporës, por harrojmë se kemi deri në 50 mijë shqiptarë, të cilët nuk dalin dot nga shtëpitë, janë me aftësi të kufizuara dhe e kanë të pamundur të votojnë. Ne jemi kujdesur të çojmë zarfin në Amerikë e Kanada dhe nuk kemi çuar një zarf në shtëpitë e tyre për t’u mundësuar të drejtën e votës. Kjo është një nga paradokset që do zgjidhje politike por është gjynah të mos e themi. Ne e detyrojmë KQZ se si të zgjidhë të harxhojmë ca miliona euro për të votuar nëpërmjet infrastrukturës shtesë, dhe me pak para e sistemin e votimit me postë, mund tu mundësojmë votën nga shtëpia e tyre. Për ironi të fatit e ka bërë edhe regjimi i atëhershëm, gjë që është zbatuar deri në vitin 1992, kur akoma situiata ishte kaotike.”, u shpreh Gjiknuri.
Nënkryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri, duke folur për rekomandimet e bëra nga Kuvendi lidhur me punën e KQZ-së, u ndal edhe te depolitizimi i administratës zgjedhore. Ai tha se faji në këtë rast bie mbi partitë dhe Kuvendin për shkak se nuk kanë marrë masat e duhura për ta adresuar këtë problematikë të kahershme dhe të përmendur vazhdimisht nga OSBE/ODIHR. Ai kërkoi që në reformën e ardhshme zgjedhore të adresohet me urgjencë.
“Rekomandimi tjetër është që KQZ duhet të marrë masa për rekomandimin e qëndrueshmërisë të administratës zgjedhore duke rishikuar sistemin e emërimit të anëtarëve dhe sekretarëve të nivelit të ulët. Rekomandim pjesërisht i zbatuar. Kjo në fakt vjen edhe për shkak të specifikave që kemi ne, që ka qenë kritikë e kahershme e misioneve ndërkombëtare, sidomos e OSBE/ODIHR, që Shqipëria ka akoma një sistem të emërimit partiak të Komisionerëve. Kjo sjell paqëndrueshmëri, flukse të vazhdueshme emërimesh e shkarkimesh nganjëherë edhe në ditën e zgjedhjeve, gjë që e bën administratën të paqëndrueshme një nga synimet që kemi pasur edhe në reformën e kaluar zgjedhore ka qenë depolitizimi i administratës dhe kthimi i një trupe profesionale për menaxhimin e zgjedhjeve. Ka pasur përpjekje të mira. Por për shkak të situatës politike dhe mungesës së vullnetit, ne nuk e arritëm ta kthejmë administratën zgjedhore në një profesioniste, ku ky rekomandim nuk do të zbatohet kurrë nëse ne do kemi administratë politike.
Kuvendi duhet të ketë parasysh se gjërat që janë në fajin e tij, në këtë rast politike, por në momentin kur administrata zgjedhore është tërësisht e varur nga flusket politike s’kemi pse kritikojmë KQZ për një gjë s’e ka në dorë. Kjo është një gjë për t’u parë në reformën e ardhshshme zgjedhore dhe shpresoj se opozita do ta mirëpresë idenë që të shkojmëdrejt trupave profesioniste, me shumë më të vogla për administrimin e zgjedhjeve. Ta shmangim këtë kritikë të përhershme dhe që fatkeqësisht ne bëjmë autogol si Kuvend i vëmë vetes detyra për organet kur në fakt fajin e kemi vetë.”, tha Gjiknuri.
Komente
