Komisioni për Çështjet Ligjore

Politikë

PS del me propozimin e ri për ndryshim të Reformës Zgjedhore: Votat të grumbullohen në qendrat e votimit, jo në KZAZ

7 Tetor, 13:03| Përditesimi: 7 Tetor, 13:04

  • Share

Drejtuesi i Komisionit për Çështjet Ligjore, Uli Manja ka propozuar që procesi i numërimit të votave duhet bërë në qendrat e numërimit, praktikë e zhvilluar deri në vitin 2005, për të mos i grumbulluar në qendrat e KZAZ. Për këtë proces të ri, do të vihet në funksion teknologji bashkëkohore mbështetëse që procesi të jetë i sigurtë dhe të përfundojë më shpejt.

“Duhet të adresohet shpejt procesi i numërimit të votave. Nëse do t’i kthehemi numërimit në qendrat e votimit është krejtësisht e mundur që edhe rezultati në Shqipëri do të dalë në një kohë rekord jo më shumë se 2 orë pasi mbyllet votimi. Shkaqet që na çuan te parashikimi i Kodit për numërimin e votave në qendra numërimi ka rënë. Ishin shkaqe dhe faktorë të tjerë atëherë që partitë e ndërmorën këtë veprim, që kishin të bënin me garantimin e procesit, shmangien e konflikteve në qendrat e votimit.

Sot janë mbi 5 mijë qendra votimi, është krejtësisht e mundur që teknologjinë që e kemi të përqendruar në qendrat e grumbullimit të votave, ta shpërndajmë në gjithë Shqipërinë dhe ta bëjmë numërimin sapo mbyllet votimi. Ka ardhur koha të kalojmë te administrimi civil i procesit zgjedhor”, tha Manja.

Ky propozim nga Partia Socialiste vjen një ditë pasi drejtuesi i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh se mazhoranca parlamentare parashikon ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore.


Lajmi kryesor:

Prag ‘zgjedhorja’, PS ‘autokritikë’: Komisionerët partiakë, faj i politikës! Celibashi: Duhet një trupë e vetme e KQZ


K.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?