Politikë

Gjiknuri: S’mund të kritikojmë KQZ-në për depolitizimin e administratës, bëjmë autogol kur adresojmë detyra ndaj organeve për të cilat e kemi fajin vetë

7 Tetor, 11:04| Përditesimi: 7 Tetor, 12:12

  • Share

 

Nënkryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri, duke folur për rekomandimet e bëra nga Kuvendi lidhur me punën e KQZ-së, u ndal edhe te depolitizimi i administratës zgjedhore. Ai tha se faji në këtë rast bie mbi partitë dhe Kuvendin për shkak se nuk kanë marrë masat e duhura për ta adresuar këtë problematikë të kahershme dhe të përmendur vazhdimisht nga OSBE/ODIHR. Ai kërkoi që në reformën e ardhshme zgjedhore të adresohet  me urgjencë.

“Rekomandimi tjetër është që KQZ duhet të marrë masa për rekomandimin e qëndrueshmërisë të administratës zgjedhore duke rishikuar sistemin e emërimit të anëtarëve dhe sekretarëve të nivelit të ulët. Rekomandim pjesërisht i zbatuar. Kjo në fakt vjen edhe për shkak të specifikave që kemi ne, që ka qenë kritikë e kahershme e misioneve ndërkombëtare, sidomos e OSBE/ODIHR, që Shqipëria ka akoma një sistem të emërimit partiak të Komisionerëve. Kjo sjell paqëndrueshmëri, flukse të vazhdueshme emërimesh e shkarkimesh nganjëherë edhe në ditën e zgjedhjeve, gjë që e bën administratën të paqëndrueshme një nga synimet që kemi pasur edhe në reformën e kaluar zgjedhore ka qenë depolitizimi i administratës dhe kthimi i një trupe profesionale për menaxhimin e zgjedhjeve. Ka pasur përpjekje të mira. Por për shkak të situatës politike dhe mungesës së vullnetit, ne nuk e arritëm ta kthejmë administratën zgjedhore në një profesioniste, ku ky rekomandim nuk do të zbatohet kurrë nëse ne do kemi administratë politike.

Kuvendi duhet të ketë parasysh se gjërat që janë në fajin e tij, në këtë rast politike, por në momentin kur administrata zgjedhore është tërësisht e varur nga flusket politike s’kemi pse kritikojmë KQZ për një gjë s’e ka në dorë. Kjo është një gjë për t’u parë në reformën e ardhshshme zgjedhore dhe shpresoj se opozita do ta mirëpresë idenë që të shkojmëdrejt trupave profesioniste, me shumë më të vogla për administrimin e zgjedhjeve. Ta shmangim këtë kritikë të përhershme dhe që fatkeqësisht ne bëjmë autogol si Kuvend i vëmë vetes detyra për organet kur në fakt fajin e kemi vetë.”, tha Gjiknuri.


Lajmi kryesor:

Prag ‘zgjedhorja’, PS ‘autokritikë’: Komisionerët partiakë, faj i politikës! Celibashi: Duhet një trupë e vetme e KQZ


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?