Ilirjan Celibashi theksoi gjithashtu se Kolegji Zgjedhor nuk duhet të shqyrtojë ankimimet zgjedhore, por duhet të jetë një instancë që lidhet me sistemin gjyqësor. Celibashi theksoi se në gjykimin e tij, Kolegji Zgjedhor nuk është një model që funksionon.
"Sa i përket Kolegjit, edhe para se të vija në këtë detyrë, kam qenë kundër Kolegjit që në krye të herës kur për herë të parë u pa si zgjidhje. Mendoj që duke u nisur nga mënyra se si është organizuar dhe funksionon, nuk është e përshtatshme. Për çdo zgjedhje thirren në përgjegjësi për shqyrtimin e ankimimeve në mënyrë rastësore gjyqtarë. Çfarë ndodh? Një gjyqtar që është angazhuar me shqyrtimin e ankimimeve të shkuara nuk merret më. Ne nuk krijojmë një traditë apo eksperiencë me shqyrtimin e ankimimeve zgjedhore dhe kjo sjell vendimmarrje që ndodnjëherë nuk janë koherente. Kjo s’ka të bëjë me cilësinë e gjyqtarëve, por mënyra se si është organizuar kjo instancë nuk prodhon eficensë, efikasitet. Ndaj të jetë kompetente për shqyrtimin e ankimimeve zgjedhore gjykata e shkallës së parë, ajo administrative, të jetë një instancë që është pjesë e sistemit gjyqësor. Le ta vendosë politika. Por për gjykimin tim, Kolegji Zgjedhor nuk është model që funksionon. Nuk ka të bëjë fare me cilësitë e atyre individëve që e përbëjnë. “, tha ai.
Për votimin elektronik ai tha:
“Unë si komisioner kam kërkuar që do të ishte më me dobi aplikimi i teknologjisë së informacionit, votimi nëpërmjet internetit i votuesit nga jashtë. Do të garantonte integritet të procesit, kosto më të ulëta dhe eficensë më të mirë në administrim të procesit.”
Lajmi kryesor:
'Zgjedhorja'/ Celibashi 14 propozime: Komisionet partiake, dështim! Numërim në qendra votimi! Ankimimet, jo në Kolegj! Emigrantët votim përmes internetit
Xh.D/ReportTv.al