Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadorin e BE-së, tha se deri më 8 maj DHL do t'i mbajë zarfet në zyrën e saj, dhe më pas, nëse nuk tërhiqen, do t'i kthejë pas.
"Nëse dikush ka shqetësime në lidhje me procesin nga jashtë, ta adresojë nëpërmjet PER. NË KQZ janë vetëm 7 votues që kanë deklaruar që s‘e kanë marrë fletën e voitmit. Dhe në total numri i problematikave në lidhje me zgjedhësit nga jashtë është 156. DHL ka detyrimin që të mbajë në zyrat e saj zarfe që s’kanë mundur tua dorëzojë votuesve deri në 8 Maj.", u shpreh Celibashi.
Ai zbardhi gjithashtu edhe takimin me Gonzaton.
"Shkëmbyem mendime në lidhje me momentin e këtyre përgatitjeve të zgjedhjeve. Ashtu sikurse ambasadori tha jemi në proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetje nga delegacioni i BE për procesin zgjedhor në tërësi dhe mënyrë të veçantë KQZ. Ndamë të njëjtën pikëpamje mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Është e nevojshme që secili prej nesh, institucionet publike përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe partitë politike duhet të reflektojnë për të pasur zgjedhje për integritet.", u shpreh Celibashi.
I pyetur për SPAK, ai tha se kanë pasur komunikime konkrete për denoncime të bëra në Strukturën e Posaçme dhe në KQZ.
"Po, në javën që po mbyllet kemi pasur në mënyrë periodike kësaj jave komunikime konkrete me SPAK për problematika të ndryshëm për procesin zgjedhor, për denoncime të bëra në këtë strukturë por edhe informacione që kanë ardhur në KQZ. Brenda 24 orësh ia kemi dalë që vëmë në dispozicion çfarë prej tyre është kërkuar."
Lajmi kryesor:
Përgënjeshtroi Berishën, Gonzato: I shokuar nga lajmi i rremë! BE mbështet procesin zgjedhor, nuk ndërhyjmë! Lobimi i PD? S'komentojmë, presim autoritetet kompetente
Xh.D/ReportTv.al
