TIRANË- Një ditë pasi BE përgënjeshtroi publikisht Sali Berishën, pas lajmit se nga raporti paraprak i OSBE-ODHIR u hoqën emra policës dhe banditësh të përfshirë në krim zgjedhor, ambasadori Silvio Gonzato reagon për mediat. Pas një takimi me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, Gonzato tha në një deklaratë për mediat se ishte i shokuar nga lajmi i rremë dhe reagoi specifikisht për të.
"Ne kemi besim të ODIHR, ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Bashkimi Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe jo për të ndërhyrë në proces. Unë isha i shokuar për lajmin e rremë, reaguam specifikisht për të", tha Gonzato.
Gonzato theksoi se ODHIR është totalisht i pavarur dhe se ka bërë një punë shumë të mirë.
"BE të cilin unë përfaqësoj këtu në Shqipëri nuk ndërhyn dhe nuk manipulon. Për këtë arsye unë mora përsipër të bëj një hap te rrallë, për te mohuar median dhe një lajm që pretendonte se ne kemi influencuar tek ODHIR që të heqë emra nga raporti paraprak është tërësisht i pavërtetë. Nëse njerëzit me njohin mua dhe BE e dine se kjo është tërësisht e pavërtetë. Shumë aktorë politikë e njohin metodologjine e përdorur nga ODHIR ne raportet e tij. ODHIR është toalisht i pavarur dhe ne respektojmë pavarësinë e tyre dhe për këtë arsye ne respektojmë rekomandimet e tyre. Për këtë arsye ne po punojmë ngushte me ta dhe presim që ata të nxjerrin raportin e tyre përfundimtar", tha Gonzato.
Gonzato u shpreh për gazetarët se BE mbështet procesin zgjedhor në Shqipëri, duke theksuar se këto zgjedhje janë të rëndësishme pas janë të parat që zhvillohen që pasi Shqipëria hapi negociatat për integrimin në BE.
"Siç thashë më parë, këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme sepse janë zgjedhjet e para që zhvillohen qe kur hapem negociatat me Shqipërinë ku po diskutojmë për parimet themeltare siç janë institucionet dhe proceset demokratike. Erdha këtu qe te takoj zotin Celibashi që të përditesohem dhe të mbështes KQZ. Ne kemi besim te plote tek KQZ dhe do të shfaqim të njëjtin besim edhe pas zgjedhjeve kur do të vijojmë me mbështetjen tonë financiare për te vijuar punën tuaj shumë të mire siç keni bere deri me tani", tha Gonzato.
Një pyetje iu drejtua edhe për kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD, por ambasadori tha se "Nuk bëj komente. Do të pres autoritetet kompetente", ndërkohë kujtojmë që SPAK ka nisur verifikimet pas publikimit të kontratës në media.
Nga ana tjetër, Celibashi u pyët për problematikat zgjedhore dhe rastet e votuesve nga jashtë që nuk kanë marrë fletët e votimit. Ai tha se në KQZ, vetëm 7 votues kanë raportuar se nuk kishin fletët e votimit në zarfet përkatëse, ndërsa shtoi se DHL do t'i mbajë zarfet deri më 8 Maj.
"DHL ka detyrimin që të mbajë në zyrat e saj zarfe që s’kanë mundur tua dorëzojë votuesve deri në 8 Maj.", u shpreh Celibashi.
Pas takimit me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato u pyet edhe për përgenjeshtrimin e lajmit të portalit të familjes Berisha, ku pretendohej se ai ka hequr nga raporti i OSBE-ODIHR emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral.
Gonzato tha se ishte i shokuar nga lajmi dhe se BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë, dhe jo për të manipuluar gjëra.
"Ne kemi besim të ODIHR, ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Bashkimi Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe jo për të ndërhyrë në proces. Unë isha i shokuar për lajmin e rremë, reaguam specifikisht për të", tha Gonzato kur u pyet nga gazetarët.
Ai tha se ndërmori hapin për të reaguar pasi lajmi ishte tërësisht i pavërtetë. Ambasadori u pyet edhe për lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA, duke thënë: "Nuk bëj komente, pres autoritetet kompetente".
"BE të cilin unë përfaqëson këtu në Shqipëri nuk ndërhyn dhe nuk manipulon. Për këtë arsye unë mora përsipër të bëjë një hap të rrallë, për të mohuar median dhe një lajm që pretendonte se ne kemi influencuar te ODIHR që të heqë emra nga raporti paraprak është tërësisht e pavërtetë. Nëse njerëzit më njohin mua dhe BE e dinë se kjo është tërësisht e pavërtetë. Shumë aktorë politikë e njohin metodologjine e përdorur nga ODHIR në raportet e tij. ODHIR është totalisht i pavarur dhe ne respektojmë pavarësinë e tyre dhe për këtë arsye ne respektojmë rekomandimet e tyre. Për këtë arsye ne po punojmë ngushtë me ta dhe presim që ata të nxjerrin raportin e tyre përfundimtar", tha Gonzato.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadorin e BE-së, tha se deri më 8 maj DHL do t'i mbajë zarfet në zyrën e saj, dhe më pas, nëse nuk tërhiqen, do t'i kthejë pas.
"Nëse dikush ka shqetësime në lidhje me procesin nga jashtë, ta adresojë nëpërmjet PER. NË KQZ janë vetëm 7 votues që kanë deklaruar që s‘e kanë marrë fletën e voitmit. Dhe në total numri i problematikave në lidhje me zgjedhësit nga jashtë është 156. DHL ka detyrimin që të mbajë në zyrat e saj zarfe që s’kanë mundur tua dorëzojë votuesve deri në 8 Maj.", u shpreh Celibashi.
Ai zbardhi gjithashtu edhe takimin me Gonzaton.
"Shkëmbyem mendime në lidhje me momentin e këtyre përgatitjeve të zgjedhjeve. Ashtu sikurse ambasadori tha jemi në proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetje nga delegacioni i BE për procesin zgjedhor në tërësi dhe mënyrë të veçantë KQZ. Ndamë të njëjtën pikëpamje mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Është e nevojshme që secili prej nesh, institucionet publike përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe partitë politike duhet të reflektojnë për të pasur zgjedhje për integritet.", u shpreh Celibashi.
I pyetur për SPAK, ai tha se kanë pasur komunikime konkrete për denoncime të bëra në Strukturën e Posaçme dhe në KQZ.
"Po, në javën që po mbyllet kemi pasur në mënyrë periodike kësaj jave komunikime konkrete me SPAK për problematika të ndryshëm për procesin zgjedhor, për denoncime të bëra në këtë strukturë por edhe informacione që kanë ardhur në KQZ. Brenda 24 orësh ia kemi dalë që vëmë në dispozicion çfarë prej tyre është kërkuar."
Komente
