Ky është momenti kur parashutisti Xhonatan Islami u rrëzua në plazhin e Himarës të shtunën -ditën e dytë të çeljes së sezonit turistik.
Si pasojë e këtij incidenti parashutisti mori vetëm disa dëntime të lehta.
Pasi iu dha ndihma e parë, ai u dërgua në spital për të marrë mjekim të specializuar.
Hapja e sezonit në Himarë u shoqërua me aktivitete kulturore dhe artistike, që pritet të vijojnë përgjatë gjithë verës.
Me plazhet e pastra, mikpritjen tradicionale dhe një kalendar të pasur ngjarjesh, Himara konfirmohet si një prej destinacioneve më të preferuara në jug të Shqipërisë.
Komente
