Vlora çeli zyrtarisht sezonin turistik 2025. Në një atmosferë festive ku nuk mungoi koncerti me këngëtarët më në zë dhe shumë aktivitete të tjera qyteti bregedetar uron për një sezon të mbarë.
Çelja e sezonit u bë në zonën e Lungomares ndërsa edhe sot priten të mbahen aktivitete të tjera.
Kryetari i bashkisë Ermal Dredha uroi një sezon të mbarë ndërsa i bëri thirrje të gjithëve që të vizitojnë Vlorën
“Kjo është çelja zyrtare e sezonit turistik. Aktivitete të tilla do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim. I japin ngjyra qytetit” tha Dredha.
Komente
