Censi 2023 ka evidentuar se në cilat qarqe dhe bashki është përqëndruar popullsia më e madhe. Përafërsisht, një e treta e popullsisë shqiptare (31,6 përqind) banon në qarkun e Tiranës, konkretisht 758 513 banorë.
Këtu është përqëndruar dhe mosha më aktive. 403 022 banorë janë të moshës 15 – 64 vjeç. Ndërkohë nga 598 176 banorë që janë në total në këtë bashki vihet re një prezencë e madhe e femrave. Janë 287 992 meshkuj nga të cilët 191 499 janë forcë pune, ( të moshës 15 – 64 vjeç). Ndërsa për femrat shifra është 310 184, dhe nga këta 211 523 të moshës 15 – 64 vjeç.
Qarqet nga ku po ikin më shumë
Në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3 përqind në qarkun e Shkodrës dhe 27,3 përqind në qarkun Kukës, deri në 0,7 përqind në qarkun e Beratit. Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë.
Në anën tjetër, popullsia e qarkut Tiranë është rritur me 1,2 përqind, më së shumti prej migracionit të brendshëm. Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8 përqind në 2011 në 31,6 përqind në 2023
Sipas Censit të vitit 2023, 98,3 përqind e popullsisë në Shqipëri janë vendas, dhe 1,7 përqind janë individë të lindur jashtë vendit. Mes popullsisë të lindur jashtë, afërsisht gjysma e tyre (46,2 përqind) kanë lindur në Greqi, dhe 16,6 përqind në Itali.
Duke analizuar përbërjen e popullsisë vendase dhe të lindur jashtë sipas qarkut, vihet re se qarku i Gjirokastrës ka përqindjen më të lartë të popullsisë të lindur jashtë, me 2,8 përqind. Në tre qarqe të tjera Vlorë, Tiranë dhe Durrës ka një përqindje të popullsisë së lindur jashtë mbi mesataren
Gjithashtu ne raportin e Censit 2023 është dhe shpërndarja e popullsisë në Shqipëri
Foto: Marre nga raporti i INSTAT, Censi 2023, publikuar në 28 qershor 2024
Lajmi kryesor:
Censi 2023/ Jemi 200 mijë banorë më pak se në 1979! Mesatarisht ikin 50 mijë shqiptarë në vit, Shqipëria ‘shtëpia’ e 108 mijë imigrantëve
S.G/ReportTv.al