Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Censi i Popullsisë, apeli i Kishës Ortodokse: Tregoni identitetin tuaj fetar

17 Shtator 2023, 16:26| Përditesimi: 17 Shtator 2023, 16:34

  • Share

Pas Komunitetit Mysliman të Shqipërisë edhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë iu ka bërë thirrje besimtarëve që t'u përgjigjen pyetjeve të Censit në lidhje me besimin fetar 

“Nga dita e hënë, datë 18 shtator 2023, dhe në 6 javët në vazhdim, në të gjithë vendin do të kryhet Regjistrimi/Censi i Popullsisë dhe Banesave. Në këtë proces të rëndësishëm do të regjistrohen edhe të dhënat e përkatësisë së besimit fetar. Meqë kjo pjesë e Censit është lënë vetëm fakultative, tregoni vëmendje dhe përgjegjshmëri, duke kërkuar shënimin e identitetit tuaj fetar: “i/e krishterë Ortodoks”. Kontrolloni dhe sigurohuni që përgjigjja e pyetjes në lidhje me përkatësinë fetare, që e plotëson anketuesi, të jetë hedhur saktë në tabletin (aparatin elektronik) me të cilin regjistron, sipas asaj që ju keni deklaruar”, shkruan në faqen e vet në Facebook Kisha Ortodokse e Shqipërisë.


Lajmi kryesor:

Censi i popullsisë dhe banesave, KMSH dhe Kisha Ortodokse apel qytetarëve: Deklaroni përkatësinë fetare


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?