Rreth 11 mijë shpendë janë banorë të luginës së Nartës, ndërsa 1 mijë e 300 shpendë janë pjesë e lagunës së Orikumit. Në Butrint regjistrohet një numër i konsiderueshëm prej 3300 shpendë. Këto shifra u publikuan gjatë censit të shpendëve të kryer këtë janar, kryesisht në shpendët ujorë dimëror.
Specialisti i zonave të mbrojtura Vlorë Nexhip Hysenlakoj ka konfirmuar se flamingot, pulëbardhat dhe pelikani kaçurrel janë shpendët më karakteristikë që gjenden në Lagunën e Nartës gjatë stinës së dimrit. Po ashtu edhe rosat apo çafkat e bardha dhe të përhimëta ndeshen shpesh në dimër.
“Në dimër që vijnë gjatë dimërit dhe pastaj largohen janë disa lloje rosash, janë çafkat që vijnë dhe pastaj lëvizin në vende të ndryshme në bazë të klimës. Ato që janë gjithmonë janë flamingot, pulëbardhat e zakonshme që janë gjithmonë prezente në këto territore”.
"Flamingot kanë habitatin e tyre në kripore për shkak të ushqimit, por edhe laguna të cekëta”, tha specialisti i Zonave te Mbrojtura.
Shqetësues për Hysenlakon shihet gjuetia e paligjshme e shpendëve nga banorët e zonës.
“Gjithmonë ka një konflikt midis popullatave të shpendëve dhe çdo lloj aktiviteti njerëzor. Por mbi të gjitha ajo që ndikon direktë është vrasja fizike dhe zhurmat, prishja e habitatit. Sigurishtë që po, ne themi se jemi në kushte të mira sa I takon këtij aktiviteti, por gjithësesi nuk është se nuk kemi raste, apo ekziston edhe gjuetia e paligjëshme në zonë”, shton Hysenlakoj.
Regjistrimi i shpendëve të ujit u krye në mbarë vendin gjatë muajit janar 2024 dhe përfshinë të gjitha llojet e ligatinave natyrore dhe ato të krijuara nga njeriu, si edhe të gjithë llojet e shpendëve që hasen në këto habitate.
kush kapet duke gjuajtur te denohet me 20 vjet burg...
Përgjigju