Luiza Gega dhe kryeministri Rama

Ceremonia për kampionen shqiptare, Rama i përgjigjet kritikave: S'duan t'ia dinë për faktet dhe mbështetjen ndaj sportistëve! Duhet të vrapojmë shpejt si Luiza Gega

23 Gusht 2022, 21:39| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 22:34

  • Share

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave që ka marrë për mbështetjen ndaj sportistëve të kalibrit europian duke thënë se kur të tjerët nuk duan t'ia dinë për faktet, duhet të bëjnë si Luiza Gega, të vrapojnë më shpejt. Reagimi i Ramës në Twitter vjen pas një sërë reagimesh që erdhën nga pritja që iu bë kampiones shqiptare, e cila u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa. Rama shkruan se askush nuk i jep rëndësi as fjalëve që thotë vetë kampionia për ndryshimin e vendit.

“Si i bëhet kur s'duan t'ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian? Si i bëhet kur s'duan t'ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza: Vrapo më shpejt!”, shkroi Rama në Twitter.

Pas pritjes që iu bë në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', kampionia e Europës Luiza Gega foli e emocionuar duke thënë se nuk u dorëzua dhe zgjodhi që të kandidojë me flamurin shqiptar pasi ka pasur shpresën që vendi ynë do të ndryshojë. Pavarësisht ofertave për të vazhduar me shtete të tjera, Luiza Gega ka zgjedhur të vijojë rrugëtimin me Shqipërinë. Sipas saj, ka ende punë për tu përmirësuar, por tregon se sportistët mbështeten dhe u krijohen kushte nga Bashkia dhe KOKSH. Edhe kryetari i Komitetit Kombëtar Olimpik Shqiptar Fidel Ylli përshëndeti edhe trajnerin e kampiones, Taulant Stërmasin, ndërsa u shpreh i kënaqur me mbështetjen e dhënë nga qeveria.

Por në një reagim të ashpër, deputeti i Rithemelimit Edi Paloka ka shpërthyer në ofendime duke thënë se Rama ka shpenzuar miliona lekë për organizimin e kësaj ceremonie, para të cilat mund t’ia jepnin atletes shqiptare.

"Te paktën këto miliona që keni harxhuar për shoq, t’ja kishit dhënë asaj, Luizës. Nga taksat tona janë dhe ne do pranonim me shumë dëshire që ti merrte Luiza, po ju prapë futët feçken tuaj të ndyrë! Ptuuu racë e qelbur", shkroi Paloka.  

Por Luiza Gega do të shpërblehet me 10 milionë lekë nga qeveria. Ky shpërblim i akordohet sipas vendimit të qeverisë, që parashikon se për sportistët që shënojnë rekord europian shpërblehen me shumën 6 milionë lekë. Ndër të tjera kryeministri Edi Rama nderoi kampionen me Kordonin e madh me Yll të Mirënjohjes Publike, në ceremoninë që vijoi në Sallën e Hartave, në Kryeministri.

Atletja shqiptare Luiza Gega u shpall mbrëmjen e së shtunës kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mane: 24/08/2022 03:56

    Dhe jo shaka. Kemi dhe President. I cili me letra eshte kreu i Shtetit madje dhe kumandar i FA. Ose ka qene ne gjume ose se ka pjerdhur njeribte bente edhe ai si Ayyy nje fotografi.

    Përgjigju
  • maksi: 24/08/2022 01:36

    Bleji shtepi luizes o zagar i poshter,,,ajo jeton me qera.....te vrafte zoti me buke ne goje o rama o hajdut....

    Përgjigju
  • barbuni: 24/08/2022 01:30

    sa turp bashkia tiranes ndaloi punen sot dhe doli me urdher te xhelil gjonit te priste luizen.

    Përgjigju
  • Shkoder: 23/08/2022 22:39

    Ashte sukses i padiskutushem qe Rama ia doli te dale i pari i europes ne vrapim 3000m . Duhet te dekorohet qe te te motivohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?