TIRANË- E përlotur e triumfatore parakaloi kampionia e Europës Luzia Gega në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'. E shoqëruar nga ministrja e Sportit, Evis Kushi në një makinë kabriole Luiza Gega u prit me ceremoni shtetërore dhe nga qindra qytetarë të cilët e uruan për fitoren. Gega falënderoi të gjithë qytetarët, ndërsa ndau edhe disa përqafime me ta.
Në hyrje të kryeministrisë, 33-vjeçarja u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili zgjodhi një gjest të veçantë për t’i për të uruar një kampione europe. Ai i puthi duart Luiza Gegës në shenjë mirënjohje. Ceremonia u zhvendos në ambientet e kryeministrisë, ku atletes më të mirë evropiane iu dha nga Rama medalja “Kordoni i madh i Yllit të Mirënjohjes Publike”.
Luiza Gega mbajti një fjalim plot emocione, ku me zërin që i dridhej tregoi të gjithë rrugëtimin e vështirësitë që ka kaluar për të arritur këtë ditë. Ndonëse është përballur me momente të vështira, apo të errëta, siç i quajti ajo, Luzia Gega tha se vendosi që të mos dorëzohet, por të ecë përpara me shpresën që një ditë ky vend do të ndryshojë.
Ajo foli edhe për ndryshimet në fushën e sportit, teksa shtoi se janë bërë shumë gjera, e sot nuk do ta arrinte atë rezultat nëse ky vend s’do kishte mbështetur sportin, ndonëse sipas saj ka ende shumë punë për të bërë. Luiza Gega u ndal edhe në garën e madhe që fitoi në Munih, e cila tha se ka përjetuar shumë emocione, por e donte me çdo kusht atë medalje për t’i treguar Europës që edhe një vend i vogël si ne mund t’ia dalë.
Kryeministri Edi Rama tha se Luiza Gega i dha një nivel tjetër fisnikërie Shqipërisë dhe se rrugëtimi i saj ka qenë shumë i vështirë, plot sfilitje, mund, gjak e djersë. Rama nuk kurseu batutat as për ambasadoren e BE-së në vendin tonë.
“Të paktën me të gjithë ceremonialin që ofron shteti, më vjen mirë që rastësia e deshi që unë të prezantohesha edhe me ambasadoren e BE në Shqipëri që i kërkova të qëndrojë për të kremtuar një kampione europiane që mundi një gjermane. Nuk na ndodh shpesh që të lëmë mbrapa Gjermaninë. Gjermania sot në këtë sallë, është e dyta pas Shqipërisë”, tha Rama.
Kryetari i Komitetit Kombëtar Olimpik Shqiptar Fidel Ylli përshëndeti edhe trajnerin e kampiones, Taulant Stërmasin, ndërsa u shpreh i kënaqur me mbështetjen e dhënë nga qeveria.
Ndërkohë ministrja Kushi, paralajmëroi ndryshime në ligjin e sportit, në të cilin parashikohet se sportistë elitarë si Luiza gega të marrin Grada honorifike dhe gradën ‘Kolonel’.
Atletja shqiptare Luiza Gega u shpall mbrëmjen e së shtunës kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund.
Entuziazmi për fitoren e Luiza Gegas, si kampione Evrope në 3000 metra me pengesa, ka kapluar qytetarët e institucionet. E para atlete shqiptare që shënon një sukses të tillë, ka marrë edhe urimet e aktorit Robert Ndrenika.
“Ku ta dija unë i shkreti që Evropën e kisha pasur kaq pranë”, janë këto fjalët përmes së cilave, siç poston në Facebook drejtori i Drejtorisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore së Bashkisë Tiranë, Dhimitraq Furrxhiu, artisti ka zgjedhur të shprehë urimet e tij.
Luiza është gjendur pranë Ndrenikës si dhe artistit Helidon Halidi në kuadër të mikpritjes që i ka bërë Këshilli i Kulturës dhe Sportit i Bashkisë Tiranë, ku bën pjesë edhe aktori. Atletes i është dhuruar në mënyrë simbolike edhe një buqetë me lule.
Në një ceremoni të organizuar në kryeministri në nder të atletes shqiptare Luiza Gega e cila u shpall kampione Europe ne garën 3000 m me pengesa, kryeministri Edi Rama nderoi kampionen me Kordonin e madh me Yll të Mirënjohjes Publike, në ceremoninë që vijoi në Sallën e Hartave, në Kryeministri.
Teksa i dorëzoi Medaljen e nderit, Kryeministri Rama tha se me fitoren e saj të merituar Luiza i ka dhënë sportit dhe Shqipërisë, letra të reja fisnikërie, si dhe imazhin e një Shqipërie që ja del me kokën lart mes gjithë të tjerëve.
‘Në atë vend apo në ato vende ku ata kanë ngritur flamujt e kombeve të tjera shpërblimet janë më pak sesa shpërblimi që do marrë Luiza, me plot meritë, por nuk ka asnjë shpërblim financiar që mund ta shpërblejë Luizën për atë që i ka dhënë kombit dhe prandaj, unë dua ta them, përpara se ta mbyll, që edhe kjo medalje, “Kordoni i Madh i Yllit të Mirënjohjes Publike” është thjeshtë shprehja e përulur e admirimit, respektit dhe mirënjohjes, por nuk e kompenson dot sepse nuk ka shpërblim financiar, nuk ka medalje që mund të kompensojë sfilitjen, gjakun, lotët dhe djersën.
Normalisht, Luiza, kjo medalje është bërë për figura të larta shtetërore, kryesisht, pra normalisht këtë do e merrte Churchill e jo ti, por në fakt, ty të takon, ndoshta, më shumë se kujtdo tjetër sepse në mbajtjet e shenjave të kësaj medaljeje, shqiponjës dykrenare me yllin gjashtë cepësh, është hija e atletit të parë të kombit tonë, atleti i lirisë, Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Duke t’u lutur të vish këtu, pa ju trembur shtatlartësisë sime të kotë, se mua më rrofshin gjithë këto centimetra dhe unë e di që ti je trime e nuk trembesh. Edhe vetë Napoleoni që është themeluesi i Kordonit të Madh të Legjionit të Nderit, nëse i besojmë arkivave, ishte vetëm 2 centimetra më i gjatë se ti, por ishte 20 minuta më i ngadaltë sesa ti.'- u shpreh Rama.
Kampionia e Europës Luiza Gega në fjalën e saj mes emocionesh tha se ajo ka pasur shumë oferta për të vazhduar me vende të tjera, por tha se e do shumë Shqipërinë dhe se ka besuar se vendi jonë do të ndryshojë.
‘Rrugëtimi nuk ka qenë kaq i suksesshëm sa unë them, por vendos që mos të dorëzohem km pasur dhe oferta për të vazhduar me shtete të tjera, por e kam dashur këtë vend dhe kam besuar se do të vijojë një ditë që vendi jonë do të ndryshojë. Ne kemi vërtetë gjëra për të përmirësuar por kemi ecur shumë përpara. Siç flasim për ligjin e sportit, mbështetjen e bashkisë e KOKSH. Janë këto faktorë që mbështesin sportistët dhe them si nuk jam dhe një herë 20 vjeç ti kisha këto kushte. Nuk është kurrë vonë nëse do të punosh dhe do t’ja dalësh. Kam ndjerë shumë emocione në pistën e Munihut.’- u shpreh Luiza Gega.
Luiza Gega kampione e europës thotë se sot ndihet krenare më shumë se kurrë. Luiza shprehet se donte t’i tregonte Europës që edhe ne, një vend i vogël mund t’ia dalim.
“Sot ndjehem më e emocionuar se kurrë. Vendosa të vi me ngjyrat kuqezi se ndjesh më krenare se kurrë, jo për aq sa arrita por doja ti tregoja europës që edhe ne mundemi. Unë në fakt dua ta nis me disa falënderim s epa to s’do isha kurrë sot, familja ime që ka sakrifikuar vërtetë shumë, duke u mundur ti bëj krenar ato sot ka kam arritur, trajnerit tim sot nuk do isha këtu apo në majat më të larta të europës. Faleminderit zoti kryeministër që ndihme. Më falni për emocionet nuk kam përgatitur fajlim por dua të them atë që ndjej”, tha Gega.
Kreu i qeverisë Edi Rama, në ceremoninë për nder të atletes Luiza Gega pasi u shpall kampione Europe, ka bërë një krahasim të pazakontë teksa ka përshkruar historinë e vajzave në lojërat olimpike, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e pritjes së atletes Luiza Gega.
Rama tha se në fillim të lojërave olimpike moderne, gratë pranoheshin vetëm në disiplina “me namuz” si tenisi apo golfi, duke shtuar se “ishin njësoj si gratë dhe vajzat me perçe të disa vendeve prapa diellit.
'Luiza nuk është më thjesht një vrapuese e shpejtë, as vetëm një vrapuese në pistën e atletikës, por është një pararendëse, një paralajmëruese, është një parakumtuese, siç do të përkufizohej në shkrimet e shenjta. Nuk e ekzagjeroj aspak sepse historia e atletikës qysh në gjenezën e saj ka treguar që është fati dhe është njëkohësisht brenga e atletëve që vrapojnë që nga koha e olimpiadave të Mesdheut, të zotave që të parashpallin potenciale të reja si të ishin orë dhe si të ishin zana, karshi tundimeve për jetën e rehatshme dhe status quo-në apo karshi dorëzimeve në krahët e errësirës.
Çdo hap më i shpejtë i një atleti është në fakt një parakumt i një hapi tjetër më të shpejtë për mbarë njerëzimin.
Dua të kujtoj këtu sot fatin e dy pararendësve të lirive që jetojmë sot që janë pararendës edhe të Luizës në ngadhënjimin e saj të freskët, por që patjetër do të mbahet mend përgjithmonë nga të gjithë ne që patëm privilegjin ta jetonim këtë moment, Jesse Owens. Nuk e di a u thotë gjë ky emër atyre që janë më të rinj, por është emri i një sfiduesi me uniformën e një atleti poshtë në pistë, ndaj ideologjisë hitleriane dhe ndaj racizmit, në një kohë kur maksimumi kishte rivalë, por nuk ekzistonin akoma sfiduesit.
Lojërat Olimpike të Berlinit, 1936 ai gjigand afroamerikan vrapoi dhe fitoi në sytë e çmeritur të një stadiumi që ishte krenaria e regjimit përjashtues dhe ultra racist nazist. Ai fitoi garën, por i pararendi diçkaje shumë më të madhe, një shoqërie njerëzore më të barabartë, më vëllazërore, më gjithëpërfshirëse që erdhi pas tij.
Nëse e shohim gjenezën e vet lëvizjes olimpike, stereotipat e bukurisë së lashtë u përdorën nga baroni de Coubertin, që ishte dhe ideatori i lojërave olimpike moderne në 1896, si himn ndaj fuqisë mashkullore, se aleanca mes muskujve të burrit dhe inteligjencës, në një botë që i përjashtonte komplet gratë dhe vajzat, të cilat lejoheshin të futeshin nëpër fusha garash vetëm në disa disiplina me namuz. Tenis, golf, patinash artistik ku ishin njësoj si gratë dhe vajzat me perçe të disa vendeve prapa diellit, që nuk kishin asnjë mundësi të kapërcenin murin e madh dhe në 1928 veterania e sportit Alice Miliat ia doli që me një kokëfortësi të madhe të bënte që garat e olimpikes të hapeshin dhe për femrat dhe këtu depërtoi një Luizë që i përket historisë, e cila bëri një skandal të paparë, Karoline Radke Batschauer, e famshmja Lina Radke e cila do ishte kampione dhe rekordmene olimpike në 800 metërsh, me gjak, me sfilitje, me lot dhe me djersë dhe paralajmëroi një ngadhënjim femëror që tronditi aq shumë botën e atëhershme sa parafytyroheni, solli ndalimin e çdo gare mbi 200 metra për femrat për 40 vjet dhe u desh viti ’60 që 800 metërshi të rikthehej si garë për femrat.'- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka shpërblim financiar që e kompenson sfilitjen, lotin, gjakun e lodhjen e Luiza Gegës. Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria i shpërblen sportistët shumë më mirë se shumë vende të tjera
'Të jesh kamionë europiane në një vend që pistën e parë normale, që prapë është normale në anormalitetin e vet se është në pyll, të atletikës e ka ndërtuar tani, do të thotë t’i thuash të gjithëve që asnjë arsye sado objektive, asnjë pengesë sado objektive, asnjë distancë sado objektive me këdo qoftë para teje, nuk të pengon të ngjitesh në majë nëqoftëse ti je i vendosur të ngjitesh në majë dhe të paguash çmimin. Të paguash çmimin e sfilitjes, të gjakut, të lotëve dhe të djersës. Shumë do doja të flisja ende, por besoj se fjalët u thanë dhe për të mos marrë mësysh po i vë një hudhër fjalimit duke sjellë këtu në vëmendje një pjese brutale të komunitetit tonë që nuk e duron dot suksesin, nuk e durojnë dot dhe nga ana tjetër që nivelin e urrejtjes për tjetrin, s’ka rendësi nëse tjetri është i një ane tjetër politike, apo në një ane tjetër lagjeje, e ka te tillë sa është gati ta bëjë copë Shqipërinë, të bëjë copë çdo gjë që është shqiptare, jo se nuk e do atdheun, jo se nuk e do flamurin, jo se nuk e do shtëpinë e vet, por sepse nuk arrin dot ta kuptojë se atdheu nuk është vetëm i veti dhe i anës së vetë. Kjo arrin kulmin kur në vend të admirohet pikërisht ana reale e suksesit, që s’ka të bëjë fare me financat, që s’ka të bëjë fare me kushtet, por ka të bëjë vetëm me ëndrrën dhe vullnetin për ta ndjekur ëndrrën deri në fund. Shpotitet suksesi dhe flitet për euro, flitet për braktisje, për vuajtje dhe sfilitje. Kam vetëm një fjalë për t’u thënë këtyre. Shqipëria sot i shpërblen, sot, - jo Luizën sot, Luiza sot është vazhdimi i një rruge të hapur prej disa kohësh, - sportistët që bëjnë sukses më shumë sesa shumë vende të tjera shumë më të suksesshme. Mbase sepse ata kanë më shumë kampionë se ne, por e vërteta është kjo dhe unë dua ta falënderoj edhe Borën, edhe Evisin, edhe Fidelin që nuk folën për shifra. Shifra e mbështetjes për Luizën është një shifër që nuk do ta imagjinonin dot sportistët që shkonin ndërronin kombësinë, jo në ’91, por në 2012 dhe ngrinin flamuj të kombeve të tjera për të nxjerrë deri në fund potencialin e tyre, jo sepse janë tradhtarë, por sepse nuk mund dot të jetojnë nën peshën e tradhtisë së atyre që e kanë për detyrë t’i mbështesin. Nuk do ta imagjinonin dot.'- u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama është prezantuar sot me ambasadoren e re të BE-së në vendin tonë, Christiane Hohmann, nga Gjermania. Rama tha se e ka ftuar ambasadoren që të marrë pjesë në festimet për Luiza Gegën, pasi ky është një rast i veçantë se jo gjithmonë i ndodh Shqipërisë të mund Gjermaninë.
“Të paktën me të gjithë ceremonialin që ofron shteti, më vjen mirë që rastësia e deshi që unë të prezantohesha edhe me ambasadoren e BE në Shqipëri që i kërkova të qëndrojë për të kremtuar një kampione europiane që mundi një gjermane. Nuk na ndodh shpesh që të lëmë mbrapa Gjermaninë. Gjermania sot në këtë sallë, është e dyta pas Shqipërisë”, tha Rama.
Luiza Gega është kampionia e re e Europës në atletikë. Shqiptarja ka bërë një paraqitje brilante në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke ndalur kohën në 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qintat. Si rezultat i kësaj paraqitje Gega la pas gjermanen Meyer, e cila kishte edhe mbështetjen e publikut duke qenë se kampionati europian zhvillohet në Mynih.
Në ceremoninë në nderim të atletes shqiptare Luiza Gega, kryeministri shqiptar Edi Rama, iu përgjigj ashpër ashpër kritikëve, të cilët kanë akuzuar kryeministrin dhe qeverinë që nuk e kanë mbështetur sportisten. Rama i quajti cinikë, ndërsa kujtoi se Shqipëria ka një kampione, ku pistën e parë të atletikës e ka ndërtuar tani.
'Kështu që, e dashur Luiza, nëse më pyet se ku hyn ti këtu, unë mendoj që ti hyn në një kënd shumë specifik si para kumtuese e një Shqipërie ku shumë më tepër vajza e djem, shumë më shpejt sesa vonë, do provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë cinikët dhe më falni tallje me Kombin me flamurin dhe me çdo norme morale, dhe etike të traditës shqiptare. Shumë vajza dhe djem që sot janë të regjistruar edhe në lëvizjen e re olimpike për të cilën kemi një vit që përgatitemi, në lëvizjen që do të nisë këtë shtator nga shkollat, nga universitetet, me mbi 650 skuadra të regjistruara në volejboll dhe basketboll për vajza dhe për djem në shkolla dhe rreth 50 pak a shumë, në mos gaboj, universitete që do të shtohen, me një kalendar që për herë të parë do të ketë lëvizja sportive ne Shqipëri e sportit jo thjeshte për të fituar, por e sportit për të ndryshuar në raport me jetën shoqërore, në raport edhe me tundimet dhe sfidat që sjell teknologjia e cila i ka mbërthyer kalamajtë pas atyre mrrokllave që i shkëpusin nga shokët, që i shkëpusin nga gjuha e folur, që i shkëpusin nga puna fizike dhe që s’kanë lidhje fare me sfilitjen, me gjakun, me djersen dhe me lotët, por pa këto nuk ka sukses, pa këto nuk ka progres, pa këto nuk ka zhvillim.'- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka uruar Luiza Gegën për fitoren.
“Privilegj që të kemi sot këtu mes nesh, në një përpjekje për të thënë faleminderit jo me të gjitha fjalët e nevojshme, edhe pse këtu u thanë shumë fjalë, kjo arritje të lë pa fjalë”, tha Rama.
Ministrja e Sportit Evis Kushi në fjalën e saj tha se qeveria do të ndërmarrë një ligj të ri ku për sportistët elitar do të shpërndahen grada honorifike. Pas këtij ligji, Luiza Gega do të ndërmarrë gradën kolonel, u shpreh Kushi.
‘Ajo është rritur në një familje të madhe dhe të thjeshtë. Prindërit kanë punuar shumë që ti sigurojnë veshjet e çdo gjë. Sportin e ka filluar kur ishte e vogël dhe ka punuar shumë. Heroina e saj është nëna e cila ka punuar shumë duke i edukuar dhe duke i brumosur kulture. Luiza Gega është edhe kampione e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Luiza ja doli në jetë, ajo nuk u dorëzua asnjëherë. Sakrificat e saj janë të jashtëzakonshme dhe i jashtëzakonshëm është edhe suksesi i saj. Unë sot jam shumë e lumtur dhe shumë krenare. Jam e lumtur pasi triumfoi modeli i punës dhe i sakrificë. Në sot jetojmë në një kohë kur ngjiten lart ato që nuk kanë merita. Luiza është modeli që frymëzon. Gjatë këtyre ditëve ka pasur nga ata që në vend që të gëzohen janë përpjekur ta helmojnë nga komente nga më të ndryshme. Unë ju sigurojë se sportistët sot nuk janë më jetim siç ishin para 10 ditësh. Luiza sot punon në ministrinë e Mbrojtjes. Janë punësuar pranë FA. Qeveria do të ndërmarrë një ligj të ri. Do te kemi grada honorifike, pasi është një hap shumë domethënës, pasi pas këtij ligji do të gëzojë gradën kolonel. Luiza njësoj si sportistët elitar përfiton shpërblimin përkatës për çdo rekord që thyen.’- u shpreh Kushi.
Kryebashkiuaku Erion Veliaj ka falënderuar Luiza Gegën për fitoren si kampione e Europës. Veliaj tha se është krenar për Luzia Gegën, e cila pavarësisht shumë sfidave, arriti të triumfojë duke u shpallur kampione. Veliaj tha se kanë aplikuar për tu shpallur vitin tjetër Tirana Kryeqyteti Europian i Sportit, pasi ka ende shumë për të investuar në këtë drejtim.
“E kam njohur para se të ishte kampione. Edhe në ditë kur nuk ishte kjo bashki, kjo qeveri, kur s’kishim shpërblime, Luiza nuk e praktikonte kurrë atë që është bërë një sport i rrezikshëm i sharjes së vendit vend. Nuk i doli kurrë një fjalë e keqe. Sigurisht ka nevojë për më mirë. Luiza më ka mësuar që një kampion është i vërtetë kur i ka sytë te finishi. Jam ndjerë krenar, dyfish, edhe si qytetar por edhe qe kemi si anëtar të sport klub tiran. Më vjen mirë që e përkon që këtë vit jemi Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë. Kemi aplikuar që të jemi viti europian i sportit që të bëjmë më shumë”, tha Veliaj.
Një pjesë të madhe të kërkesave me insistim të kryeministrit dhe mbështetje të qeverie do i hapim shumë shpejt këto gara. Me gjithë luftën Zelensky kishte merakun e ndeshjes së boksit, se sporti është një flamur që valëvitë me lart, që e ngre vendin në maja ku s’ka qenë më para. Të jam mirënjohës luiza për shembullin që jep.
Kreu i KOKSH Fidel Ylli, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të rihapen kompanitë e basteve. Sipas Yllit, kompanitë e basteve po gëlojnë në ‘errësirë’, duke mos paguar taksa, s’kanë të punësuar dhe nuk japin para për shtetin.
‘Nxiri nga errësira kompanitë e basteve e jepja ato sportit që ne të bëjmë një qendër tjetër olimpike. Për ti bërë edhe më shumë në qytete të tjera të Shqipërisë. Pra ne nuk mund të kërkojmë lëmoshë buxhetit të shtetit. Unë kam qenë në parlament dhe e di si ndahet buxheti i shtetit. Kërkojmë burme alternative që i merr errësira. Pse duhet të ndodhë kjo? U bë mirë që u mbyllën kam qenë në parlament dhe kam votuar. Ishin bërë si kërpudha në mes të shiut. Por ka ardhur një moment që duhet bërë një studim një hartë. Zoti kryeministër ka e gjithë bora kompani bastesh. Po ne kaq të pasur jemi që këto para t’ja lëmë rrugës. Ne nuk mund të rrimë me atë pallat sporti zoti kryeminitër.’- u shpreh Ylli.
Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar në fillim të fjalës së tij përshëndeti trajnerin e kampiones së Europës Luiza Gega, Taulant Stërmasin për të cilin tha ka bërë një punë të madhe.
‘Punë të madhe ka bërë edhe trajneri Taulant Stërmasi. Sportistët nuk emigrojnë më kanë mbështetjen në vendin e tyre. Shqipëria tani ka një ligj të mirë për sportistët elitar. Nuk kërkojmë lëmoshë, nuk duam të bëjmë grevë, duam që qeverinë ta kemi partner. Ne falenderojmë qeverinë për një mbështetje që u ka dhënë ekipeve sportive në shkolla.’- u shpreh Fidel Ylli,
Me një gjest tejet të veçantë ka zgjedhur kryeministri Edi Rama të urojë kampionen e Europës në atletikë. Teksa Luiza Gega mbërriti përpara kryeministrisë, Rama i puthi duart në shenjë mirënjohjeje.
Kampionia e Europës Luiza Gega ka mbërritur me një makinë Kabriolet të kuqe ne bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku edhe po zhvillohet një ceremoni pritje në nder të saj, pasi u shpall kampione Europe në garën 3000 m me pengesa. Ajo nuk ka mbajtur dot emocionet dhe ka shpërthyer në lot teksa po duartrokitej nga qytetarët e shumë të cilët kishin dalë që ta presin. Në makinë, ishte edhe trajneri i atletes Taulant Stërmasi.
Qytetarët janë mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në pritje të kampiones Luiza Gega.
Kryedallkauku bashke me pykat perreth nuk zhgenjejne ne arrogancen e tyre imorale. Por kesaj radhe, skuthi i vjeter i Bonit vendosi ti jape nje goditje tipike mafiokomunisti Berlinit. Per ti thene qe "dashuria" e para 2013 mbaroi dhe tashme ka nje tjeter jaran ne Washingon qe e pompon.
PërgjigjuMbaj mend QE luizen desh e larguan nga Puna sepse ishte larguar per tu stervitur ne kenia me leket e saj.ministre Ka qen olta xhacka.mbaj mend gjithashtu QE I Kan hequr edhe dit Pune e I Kan ven gjoba ne Pune per faktin se nuk ishte paraqitur disa dite sepse kishte gara per lojrat mesdhetare.mbaj mend edhe QE e Kam par Duke qar se nuk e prisnin ne zyra e to jepnin zgjidhje per ditet kur kishte gara e NUk paraqitej dot ne Pune......e Tani e presim me lule dhe enmeriton por me zgjenjeu luiza QE u uli hunden ketyre QE I Kan hap vetem probleme QE skan kontribuar nje here as me nje bilete autobusi per te.e ti shkon e I takon.ti ske nevoj per ta luiza.kaq
PërgjigjuMe ATO 100mil QE bejn 75mij euro ajonsble dot shpi pa llogaritur ATO QE Ka shpenzuar nga xhepi I saj per tu stervitur e keto vite o 100milionsh se esht edhe e pa street luiza .e spo vjell vrer po them te verteten e hidhur QE ste pelqen ty SE jam koleg Pune mee luizen.apo do thuash QE do e bejn edhe kolonele e do marri 700mij lek rrog si kampione evrope .ja kjo esht e verteta QE ste pelqe zotrote e me thua njeri QE nxjer vrer
Ajo do marri 100 milion Lek shperblim o njeri qe vjell vrer
Po kjo ka çliruar shqiperine?
PërgjigjuHahaha .Bravo Kamarieri. E ke ngulur nokaut ne mendere me kete pergjigje.
O garson makiato me fund pihet jam i sigurt qe edhe kjo qe çliroj shqiperine ashtu e pi !
Jo mor zotni, Shqiperine e ke cliruar ti, diten kur porosite nje makiato dhe e pive me fund si trimat.
Bravo Luiza na nderove dhe bere krenare gjithe shqiptaret kudo qe jane! Sa per Edin...
PërgjigjuFilluan sufllaqet me shumice. U rreshtuan hajdutet trafikantet, matrapazet me rradhe te nderojne kete te shkreten qe diten qe fitoj cmimin tha jam pa piste stervitjeje….jam pa fizioterapist etje tje etj. Hajde pisllek hajde.
PërgjigjuE MOR EDI RAMA NA NXORE NGA MEMORJA KUJTIMET E FOTOVE TE ENVERIT ME VITO KAPON TE REALIZMIT KOMUNIST.... SBESOJA SE DO SHIHJA NJË ENVER TË DYTË. URIME TË SINQERTA LUIZA GEGËS. DHE SE PO TREGOHET E DOBËT NË KARAKTER.
PërgjigjuSa te drejte ke miku im......
Po degjoja Fidel Yllin, nje mashtrus nderkombetar Dhe trafikant pasaportash qe ne vitet 1994-1999 Qe flet per fonde per sportistet Nderkohe qe ka 2 kullat, restrante e hotele e troje e plazhe Ne pronsi, eshte dhe kryetari komitetit olimpik qe normalisht Shkoi per te vjedhur dhe aty ndonje cope, dhe ne fund bejne sikur po japin shpirtin per sportin qe ne fakt nuk i japin asnje lek sportit Te gjithe kane ikur ose e kane lene sportin nga mos mundsia financiare per te mbijetuar siq jam dhe une, dhe GENJEN plera Se nuk te japin asnje shkolle pa konkurs asnje akademi Asnje burse per sportistet, te gjitha i bejne me konkurim dhe biles duke marre lek nga individe injorant dhe kontigjent per ti futur ne akademi, Por kurre me merite. Ku i ke sportistet kampion sot...?! Te gjithe pa pune, ose me Pune te rendomta, shofer, ose me e shumta zysh fiskulture ne nje shkolle te lodhur, dhe ne ndonje firme security . Ik o shtet mashtrus, o plera, se keni 30 vjet me mashtrime. Enver hoxha boll plere ishte me t keqijat e veta Por sportisteve ju jepte shpi dhe rroge pa medyshje Dhe duke i dhene 4 ore pune max. Plera mos genjeni se keni marre kaq shume mallkime Sa se di si ju mban toka nga tallja me Gjakun e djersen e sportit. Ik merrni ne intervista sportit ne atletike peshengritje Mundje e boks e kudo, se ju tregojne kush jeni ju, Por ju keni filluar ti mbyllni dhe atyre gojen me kriminele, Qe ju coni qe mos te ankohen dhe te mbajne gojen mbyllur Me preteksin qe do sistemohen per pak kohe.
PërgjigjuPo ministrja e leshit pse duhet te jete ne vend te pare ne makine? Apo dhe kjo eshte arritje e qeverise, si ne kohen e Enverit? Sa te peshtire qe jane.
PërgjigjuPER PARTIT ROSPIE DHE PER NOIZIN DALIN ME VRAP , POR DUHET TE DILNIN PER KETE QE E MERITONTE VERTET SE ESHT NDERI I SHQIPERIS .
PërgjigjuDo shkoja po kur pashe Ramen me shoke me lane kembet pa u nisur akoma
Ashtu te lumte ! Bllokoje ne mesjave bulevardin ne kulmin e dites dhe beji ate qe nuk thuhet trafikut.
PërgjigjuINJORANT DUHET TE JESH NGA ATA QE SHKOJN PER PARTIT
Ju lumte! Je Simbol i sportit shqiptar , i sakrifices dhe i patriotizmit.Falenderojme dhe KM per nje pritje dinjitoze te saj dhe sportisteve te tille shteti ti ndihmoje me shume se jani Nderi i Kombit!
Te pakten bllokohet per nje te mire per nje gje te merituar me mund e me pune.Jo per mitingje politike te pa vlera per popullin .