Luiza Gega kampione Europe, Rama: Ftova ambasadoren e BE-së të marrë pjesë në festë, jo gjithmonë na ndodh të lëmë pas Gjermaninë

23 Gusht 2022, 12:05| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 12:28

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama është prezantuar sot me ambasadoren e re të BE-së në vendin tonë, Christiane Hohmann, nga Gjermania. Rama tha se e ka ftuar ambasadoren që të marrë pjesë në festimet për Luiza Gegën, pasi ky është një rast i veçantë se jo gjithmonë i ndodh Shqipërisë të mund Gjermaninë.

“Të paktën me të gjithë ceremonialin që ofron shteti, më vjen mirë që rastësia e deshi që unë të prezantohesha edhe me ambasadoren e BE në Shqipëri që i kërkova të qëndrojë për të kremtuar një kampione europiane që mundi një gjermane. Nuk na ndodh shpesh që të lëmë mbrapa Gjermaninë. Gjermania sot në këtë sallë, është e dyta pas Shqipërisë”, tha Rama.

Luiza Gega është kampionia e re e Europës në atletikë. Shqiptarja ka bërë një paraqitje brilante në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke ndalur kohën në 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qintat. Si rezultat i kësaj paraqitje Gega la pas gjermanen Meyer, e cila kishte edhe mbështetjen e publikut duke qenë se kampionati europian zhvillohet në Mynih. 


Lajmi kryesor:

U shpall kampione Europe, Luiza Gega pritet me ceremoni në kryeministri: Krenare! Rama i jep 'Yllin për Mirënjohjen Publike': Rrugëtimi yt plot sfilitje (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?