Politikë

Nxënësit lule e dhurata mësuesve: Urime 7 marsin! Rama: Do ua çojmë pagat mesatare 1 mijë euro

7 Mars, 12:17| Përditesimi: 7 Mars, 17:46

  • Share

TIRANË- Rreth 30 mijë arsimtarë në të gjithë Shqipërinë festuan ditën e tyre, 7 marsin.Atmosfera në të gjitha shkollat e vendit ishte më e ngrohtë se zakonisht. Me lule në duar, kartolina dhe dhurata simbolike, nxënësit shprehën mirënjohjen e tyre për ata që u ndriçojnë rrugën e dijes – mësuesit.

Në shkollën 9-vjeçare "Vasil Shanto" në Tiranë, nxënësit nuk e fshehin entuziazmin, teksa në mikrofonin e Report Tv për mësuesen e tyre krijuan momente të veçanta.

Mësuesja jonë është gjithçka për ne. I solla disa vathë se e di shumë mirë që i pëlqen.

Mësuesja ime të dua shumë, të falënderoj që më ke mësuar të bëhem një vajzë të mbarë.

Faleminderit për durimin që na dhuron çdo ditë.

Eleni Kaçi, mësuese prej 37 vitesh nuk i fsheh emocionet.

Prej 37 vitesh ushtron profesioni e mësuesit. Të punosh më fëmijët është diçka e veçantë.

Në 7 marsin që simbolizonin shkollën e parë shqipe, kryeministri Rama foli për vlerësimin financiar të arsimtarëve kur tha se objektivi i qeverisë që paga mesatare t’i kalojë 1000 euro shumë shpejt.

Hyjnë tani është vetëm nga një derë e vetme, që është dera e meritorokacisë, që është portali mësues për Shqipërinë. Paga mesatare 950 euro është fakt domethënës i fuqizimit ekonomik të vendit, por edhe për të fuqizuar mësuesit dhe buxhete e tyre familjare. Është pagë dinjtoze, por nuk është absolutisht fundi, por është një stacion i një rrugë, që ne përsëri do të rikthehemi tek paga e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve dhe të gjithë atyre që i shërbejnë njerëzve. Do të rikthehemi te pagat e mësuesve, mjekëve, infermierëve, të gjithë atyre që u shërbejnë këtij vendi. Ambicia jonë është për ta çuar paga në mesatare të mësuesve përtej 1000 eurove”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se janë bërë ndryshime të rëndësishme për të siguruar meritokracinë në sistemin arsimor, duke garantuar që mësuesit të jenë të pavarur nga çdo ndikim politik.

"Autoriteti i mësuesve ishte një autoritet i nëpërkëmbur për shkak të pasigurisë së vendit të punës dhe patjetër vjen e dyta meritokracia në përzgjedhjen e mësuesve dhe promovimi në arritje ishte i nëpërkëmbur sa s’ka më keq dhe e treta shpërblimi i mësuesve , që ishte i pamjaftueshëm”, tha Rama. 

Mësuesit i uroi edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj krerë të tjerrë të shtetit e politikës, me përfaqësuesit e opozitës që kërkuan trajtim më dinjitoz të misionarëve të dijes.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igli: 07/03/2025 13:17

    Mosn harro as ti cosh cmimet sa tre fishi ne rajon qe te rrime ne vend numero ose te bejme hapa mbrapa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: