Ceremonia e përcjelljes së Papa Françeskut

Bota

Ceremonia mortore e Papës/ 8 persona përfundojnë në spital, 82 të tjerë morën ndihmën e shpejtë

26 Prill, 15:16| Përditesimi: 26 Prill, 15:18

  • Share

1745673472_49325460612055330409382336531673807283722696n.jpg

Deri në orët e drekës, 82 persona janë ndihmuar nga personeli i urgjencës mjekësore gjatë funeralit të Papa Françeskut, në të gjithë zonën e përfshirë.

Shkaqet më të zakonshme të ndërhyrjeve ishin të fikët, gjendje të këqija fizike dhe goditje nga nxehtësia.

Tetë prej tyre janë transportuar me ambulancë në spital. Shërbimi i emergjencës ka trajtuar pacientët në 6 qendra mjekësore të përkohshme të ngritura posaçërisht pranë zonës së funeralit.

Megjithatë, duke marrë parasysh numrin e madh të pjesëmarrësve rreth 400 mijë vetë të pranishëm nga Sheshi Shën Pjetër deri në rrugën drejt ‘Shën Maria e Madhe’ dita nuk paraqiti probleme serioze në aspektin shëndetësor.

Një ditë me diell por me temperatura të freskëta, si edhe ndihma e vazhdueshme e vullnetarëve të Mbrojtjes Civile, që shpërndanin ujë për njerëzit e shumtë në rrugët dhe sheshet e Romës, ndihmuan që gjithçka të kalonte pa komplikime të mëdha.


Lajmi kryesor:

Ati i Shenjtë prehet në Bazilikën 'Shën Maria e Madhe'! Françesku, i pari Papë që varroset jashtë Vatikanit pas 1 shekulli! Përcillet nga 400 mijë pjesëmarrës (VIDEO)


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?