Beyonce gjatë performancës

Ceremonia përkujtimore për Kobe Bryant, Beyonce e Michael Jordan nuk i mbajnë dot lotët (VIDEO)

25 Shkurt 2020, 18:09| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 19:10

  • Share

Mbrëmë në “Staples Center” në Los Angeles është mbajtur ceremonia përkujtimore për Kobe Bryant dhe vajzën e tij, Gianna, të cilët ndërruan jetë më 26 janar në një aksident me helikopter bashkë me 7 persona të tjerë.

Shumë yje botërorë u mblodhën për të bërë homazhe për basketbollistin e njohur, Kobe Bryant dhe viktimat e tjerë.

Të famshëm si Beyonce e Michael Jordan kanë qenë pjesë.

Beyonce performoi këngën e preferuar të Kobe, “XO”. Më pas vazhdoi me baladën e saj “Halo”, të cilën ia dedikoi Kobe-s dhe Gianna-s para 20 mijë personave me një kostum ngjyrë mustardë të shëndritshëm.

Michael Jordan

Gjithashtu edhe miku i tij më i mirë, legjenda e basketbollit Michael Jordan ka mbajtur një fjalim mes lotësh, para publikut të mbledhur në sallën e stërmbushur ku Kobe luajti me ekipin e tij, LA Lakers.

Mes të famshmëve të tjerë ishin edhe çiftet si Kim Kardashian-Kanye West dhe Jennifer Lopez- Alex Rodrigues.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?