Vanessa Bryant

'Nuk do ta shikoj të ecë drejt altarit krah babait të saj', Vanessa Bryant mban fjalimin mes lotësh (VIDEO)

25 Shkurt 2020, 17:29| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 18:25

  • Share

Vanessa, gruaja e Kobe Bryant mbajti një fjalim prekës gjatë ceremonisë përkujtimore në Los Angeles për vajzën e saj Gianna dhe bashkëshortin, të cilët ndërruan jetë më 26 janar, në një aksident me helikopter.

Vanessa është shprehur se i mungon shumë si vajza ashtu edhe bashkëshorti i saj.

Gjithashtu ka treguar se çfarë i pëlqente më shumë të bënte dhe se nuk do të mundte ta shikonte kur të ecte me altar krah babait të saj.

Më poshtë është fjalimi prekës i plotë i saj.

“Vajza ime e vogël, Gianna Bryant është një shpirt i ëmbël dhe i butë.

Ajo ishte shumë e kujdesshme dhe gjithmonë më jepte nga një puthje për të më uruar natë dhe mëngjesin e mirë”, e filloi fjalimin Vanessa.

Kishte raste kur unë isha absolutisht e lodhur sepse kisha mbetur zgjuar gjithë natën me Biankan dhe Caprin dhe mendoja se ajo kishte shkuar në shkollë pa më thënë mirupafshim.

Unë i shkruaja mesazh dhe i thosha: 'S’ka puthje?' dhe Gianna ma kthente: 'Mami unë të putha. Ti ishe në gjumë dhe s’doja të të zgjoja!'

 Ajo e dinte se sa rëndësi kishin puthjet e saj në mëngjes e mbrëmje për mua dhe gjithmonë e mbante mend të më puthte çdo ditë.

Ajo ishte vajza e babait, por unë e di se ajo e donte shumë edhe nënën e saj dhe gjithmonë ma dëshmonte këtë dhe më tregonte se sa shumë më donte. Ajo ishte njëra ndër shoqet e mia më të mira.

Asaj i pëlqente shumë të piqte ëmbëlsira. I pëlqente t’i bënte të tjerët të buzëqeshnin.

 Në gusht të vitit të kaluar, ajo i përgatiti një tortë të bukur babait të saj . Torta dukej sikur të ishte dekoruar nga një profesioniste.

Giana i bënte biskotat më të mira me copëza çokollate. Asaj i pëlqente të shikonte seri televizive për gatim me mua dhe e shikonte 'NBA on TNT' me babanë.

Asaj i pëlqente të shikonte filma të Disneyt me motrat e veta.

Gigi kishte shpirt garues sikur babai i saj, ajo e kishte një nur të ëmbël për veten.

Buzëqeshja e saj ishte sikur rrezet e diellit.

Kobe gjithmonë thoshte se ajo ishte si unë. Ajo e kishte zjarrin tim, personalitetin dhe sarkazmën time dhe ajo ishte e ëmbël dhe e dashur në brendësi.

Kobe dhe Gianna kishin një tërheqje natyrale ndaj njëri-tjetrit.

Ajo e kishte aftësinë e Kobe për ta dëgjuar një këngë dhe për t’i mësuar përmendsh të gjitha fjalët në vetëm dy herë. Ky ishte sekreti i tyre.

Ajo ishte një atlete e mrekullueshme. E mrekullushme në gjimnastikë, futboll, softball, vallëzim dhe basketboll. Ajo ishte valltare e mrekullueshme.

I pëlqente noti, vallëzimi dhe bënte kërcime të ndryshme në pishinën tonë. Gigit i pëlqenin shumë vallëzimet në TikTok.

Gigi kishte vetëbesim, por nuk ishte arrogante. Asaj i pëlqente t’i ndihmonte dhe t’i mësonte njerëzit e tjerë.

Në shkollë ajo i ofronte trajnerit të ekipit të djemve basketbollit këshilla, për shembull në mbrojtje.

Ajo ishte shumë si babai i saj dhe atyre të dyve u pëlqente t’u ndihmojnë njerëzve të mësojnë gjëra të reja. Ata ishin mësues të mrekullueshëm.

Gigi ishte shumë e ëmbël. Ajo gjithmonë sigurohej që të gjithë të ishin në rregull dhe ajo ishte kujdestarja jonë.

Ajo gjithmonë e mbante familjen tonë së bashku. Asaj i pëlqenin traditat familjare dhe netët për filma në familja kishin shumë rëndësi për të.

Ajo gjithmonë kujdesej për të gjithë. Ajo ishte gjithmonë në një vijë me ndjenjat tona dhe e donte më të mirën për ne.

Gianna ishte shumë e mençur. Ajo dinte të lexonte, të fliste dhe shkruante në gjuhen mandarin, ajo dinte spanjisht dhe kishte nota të mira në shkollë.

Ajo i mbante notat e mira përderisa ishte në rrugë për t’u bërë një basketbolliste e mrekullueshne. Ajo ishte presidentja e shpirtit të shkollës, ishte në këshillin studentor.

Ajo ishte ndihmësja e drejtoreshës për skeçet e skuadrës, ashtu sikur motra e saj e madhe.

Ajo mezi po priste ta kryente klasën e tetë dhe të shkonte në shkollë të mesme me motrën e madhe, Natalian.

Jam shumë e lumtur që asaj i është dhënë mundësia ta dijë se është pranuar në të njëjtën shkollë të mesme. Ajo ishte me të vërtetë shumë e lumtur.

Gianna na bënte të gjithëve shumë krenar dhe ajo ende e bën një gjë të tillë. Ajo kurrë nuk provoi të bëhet si të tjerët, ishte gjithmonë vetja. Ajo ishte një person i këndshëm, lidere, mësuese.

 E vishte një bluzë me mëngë të shkurta të bardhë, pantallona të zinj, xhaketë xhinsi, 'Converse' të bardha dhe një këmishë e lidhte në bel, përderisa i mbante flokët e drejta, pasi ky ishte stili i saj.

Ajo gjithmonë kishte ritëm edhe si fëmijë. Ajo jepte përqafimet dhe puthjet më të mira me buzë të buta e të bukura, si babai i saj.

 Më përqafonte aq fort sa unë e ndieja dashurinë e saj për mua dhe e dashuroja mënyrën se si më shikonte.

 Ne e duam njëra-tjetrën shumë. Më mungon aq shumë. Ishte shumë energjike.

Nuk mund të qëndroja në një hap me energjinë e saj. Më mungojnë puthjet e saj të ëmbla dhe mençuria e saj dhe më mungon buzëqeshja e adhurueshme e saj me buzën e mbajtur në një kënd në një anë dhe qeshja që vinte pastaj.

Gigi ishte dielli im. Ajo ma ndriçonte ditën çdo ditë. Më mungon ta shoh atë fytyrë të bukur.

Ajo ishte gjithmonë shumë e mirë, një ndjekëse e rregullave, vajza më e dashur, motra më e kujdesshme dhe shakatare.

Ajo shpeshherë na ndihmonte me dy vajzat e vogla, Biankan dhe Caprin.

Biankas i pëlqente shumë të shkonte të luante me Gigin. Unë i thosha Gigit se KoKo e konsideronte atë motrën e preferuar.

Capri buzëqeshte vesh më vesh kur Gigi hynte në një dhomë dhe Capri ma kujton shumë Giannan. Ato duken si njëra-tjetra kur buzëqeshin.

Nuk do të mund t’i tregoj se sa e bukur do të duket në ditën e martesës. Nuk do ta shoh kurrë vajzën time të vogël të ecë drejt altarit, të vallëzojë me babanë e vet në dasmë, të vallëzoj me mua dhe të ketë fëmijët e vet.

Gianna do të ishte bërë një nënë e mrekullueshme. Ajo ka qenë shumë mëmësore që kur ishte e vogël.

Gigi me siguri se do të ishte bërë lojtarja më e mirë në histori të WNBA.

Ajo do ta kisha bërë një ndryshim të madh për basketbollin e grave.

 Gigi ishte e motivuar ta ndryshonte mënyrën se si të tjerët i shikonin gratë në sport.

Ajo shkruante ese në shkollë duke i mbrojtur gratë dhe shkruante se si dallimet në paga për NBA dhe WNBA nuk ishin të drejta.

Dhe unë me të vërtetë mendoj se ajo e ka bërë një ndryshim të madh për lojtarët e WNBA tani, sepse ato e dinin se qëllimi i Gigit ishte që një ditë të luante në WNBA.

Jam ende shumë krenare për Giannan dhe ajo ishte shumë e mirë me të gjithë njerëzit që i takoi gjatë 13 viteve sa ishte në Tokë.

Shoqëria e saj e klasës kanë ndarë shumë kujtime të këndshme me ne dhe këto histori na e kanë kujtuar se si Gianna ia dëshmonte të gjithëve se asnjë gjest mirësie nuk ishte shumë i vogël për të bërë ndryshim në jetën e dikujt.

Ajo ishte gjithmonë shumë, shumë e kujdesshme për të tjerët dhe ndjenjat e tyre. Ajo ishte një vajzë dhe motër e bukur, e mirë, e lumtur, e kujdesshme, e dashur dhe qesharake.

 Ajo ishte plot jetë dhe kishte shumëçka tjetër për t’i dhënë botës. Nuk mund ta imagjinoj botën time pa të. Nëna, Natalia, Bianka, Capri dhe babai të duan shumë Gigi.

Do të më mungojnë kartolinat e tua të ëmbla që i bëje vetë, puthjet e tua të ëmbla dhe buzëqeshja jote e bukur. Më mungon çdo ditë, të dua”, ka thënë Vanessa në fjalimin e saj prekës për vajzën Gianna.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?