Certifikimi i zgjedhjeve/ Protestues pro-Trump mësyjnë në ndërtesën e Kongresit! Biden: Ky kaos s'përfaqëson SHBA! Të shtëna e të plagosur (VIDEO)

6 Janar 2021, 19:45| Përditesimi: 6 Janar 2021, 23:36

  • Share

SHBA- Një numër protestuesish në SHBA që mbështesin presidentin Donald Trump kanë hyrë në kompleksin e Kapitolit, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancë për certifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit amerikanë u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën. Për këtë arsye është pezulluar votimi. 

Një alarm emergjent është dhënë nga autoritetet amerikane që merren me ruajtjen e sigurisë. Madje, në një foto të publikuar në CNN, shihen teksa persona të armatosur ruajnë derën ku po mbahej seanca. Në daljen e tij për mediat pas tensioneve, presidenti i zgjedhur Joe Biden tha se një pamje e tillë nuk përfaqëson SHBA-në, duke iu drejtuar protestuesve "të mendojnë se po i sheh bota". Ndërkohë, ftoi edhe Trump që të reagojë! Dhe përgjigja erdhi menjëherë. Donald Trump në një lidhje të drejtpërdrejtë tha se i mirëkuptonte qytetarët pasi zgjedhjet i janë vjedhur, por në fund iu bëri thirrje që të shkonin në shtëpi.

Mediat amerikane raportuar për një grua të plagosur në gjoks, pasi u qëllua me armë, por lidhur me këtë ngjarje të rëndë nuk janë sjellë më detaje të tjerë për mënyrën se si ndodhi e gjitha.  

Ora 23:10
Protesta në Kapitol, Uashington vendoset në shtetrrethim për 12 orë

Nën mesin e tensioneve, Uashingtoni do të vendoset në shtetrrethim duke filluar nga ora 6 pasdite me orën lokale në SHBA e cila do të zgjasë për 12 orë. Njoftimin e dha kryebashkiakja Muriel Bowser pasi protestuesit përfshinë kampin e Kapitolit të SHBA-së.

"Unë vazhdoj t'i nxisë të gjithë qytetarët e Uashingtonit të qëndrojnë në shtëpi. Policia do të urdhërojë protestuesit në bazat e Kapitolit të evakuohen” – thotë Bowser.

“Gjatë orëve të ndalimit të qarkullimit, asnjë person, përveç personave të caktuar nga kryebashkiaku, nuk do të lëvizë” thuhet në deklaratën kryebashkiakes. 

Urdhri i shtetrrethimit nuk do të vendoset në zbatim për punonjësit më të rëndësishme, përfshirë punonjësit e medias.

Trenat e fundit do të largohen nga stacionet e transferimit në qendër të qytetit në 8 pasdite, dhe shërbimi drejt qendrës do të përfundojë më herët. Nuk do të ketë transport alternativ.

Ora 23:00
Si po reagon bota ndaj protestave në Capitol Hill të SHBA?

1609970638_160996591454.jpg

Një numër i madh liderësh në të gjithë botën duke dënuar rëndë dhunën me të cilën po përballet vendi.  Kryeministri britanik, Boris Johnson e përshkruan skenën në Kapitol Hill si "të turpshme"

"Skena të turpshme në Kongresin e SHBA. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë për demokracinë në të gjithë botën dhe tani është fondamentale që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit," shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cilësoi këto skena si shokuese.

"Skena shokuese në SHBA. Rezultati i këtyre zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet", shkruan Stoltenberg.

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli bëri thirrje që votat demokratike duhet të respektohen.

"Skena thellësisht shqetësuese nga Capitol i SHBA sonte. Votat demokratike duhet të respektohen. Ne jemi të sigurt që SHBA do të sigurojë që rregullat e demokracisë të mbrohen", shkruan Sassoli.

Ora 22:31
Trump: E di që jeni të lënduar, por është koha të ikni në shtëpi (VIDEO)

Në një konferencë për medien preisdenti në largim Donald Trump bëri thirrje protestuesve që të largohen nga Capitol Hill.

" E di që jeni të lënduar, zgjedhjet na u vodhën, por është koha të ikni në shtëpi. "u ka bërë thirrje protestuesve të cilët duket se kanë planifikuar ta gdhijnë natën në Capitol Hill.

Ai ka falënderuar mbështetësit e tij

"Ju dua shumë, jeni të veçantë. Nuk mund të tregohemi të dhunshëm".

Reagimi i Trump erdhi vetëm pak minuta pasi Biden i bëri atij thirrje që të kërkonte largmin e qytetarëve nga Capitol Hill. 

Ora 22:01
Biden: Ky kaos nuk përfaqëson Amerikën e vërtetë. Është çregullim, është kaos, Mendoni për botën që po na shohin (VIDEO)

Në fjalën e tij të parë pas protestave të dhunshme në Capitol Hill, ka reaguar presidenti i zgjedhur Joe Biden i cili ka bërë thirrje që të marrin fund protestat e dhunshme në SHBA.

"Ky kaos nuk përfaqëson Amerikën e vërtetë. Është çregullim, është kaos."

Në fjalën e tij Biden theksoi se është koha për t'i dhënë fund gjendjes në kundërshti me vlerat kundërshtare.

"Duhet të marrë fund tani. Fjalët e një presidenti kanë rëndësi, pa pasur rëndësi. një president mund të inspirojë për mirë ose të nxisë për keq. Ftoj presidentun Trump të dali në lidhje direkte dhe të kërkojë që kjo çmenduri të marrë fund, " tha Biden.

Amerika ka kaluar shumë dhe puna e jonë do të jetë ristaurimi i demokracisë të prekur dukshëm nga trazirat e fundit.

"Ajo çfarë ndodhi sot është shënje se demokracia është e brishtë. Mendoni për fëmijët që po na shohin. Mendoni për botën që po na shohin. Amerika është shumë herë më e mirë se kjo që po shohim sot," tha Biden.

Ai i bëri thirrje Trump të tërhiqet dhe të veprojë si president i SHBA.

"Ne duhet të ndalemi. Kjo është SHBA, nuk ka asgjë që ne sja kemi dalë. Trump reago. Zoti mbroftë Amerikën dhe të gjithë ata në Capitol Hill".

Ora 21:39
Trump sërish thirrje qytetarëve: Mbani qetësinë, mos ushtroni dhunë

 

Teksa tensionet janë rritur në Capitol, Presidenti në detyrë, Donald Trump u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë dhe të mos ushtrojnë dhunë.

Në një postim në Twitter, ai shkruan që të respektojnë dhe efektivët e policisë.

“Unë u kërkoj të gjithë qytetarëve në Capitol të SHBA të qëndrojnë të qetë. Asnjë dhunë! Mos harroni, ne jemi Partia e Ligjit dhe Rendit, respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në blu. Faleminderit” – shkruan Trump.

Ora 21:39
Protestuesit thyejnë xhamat në Kapitol (VIDEO), Pence: Dhuna dhe shkatërrimi duhet të ndalet tani

Protesta në SHBA vazhdon të bëhet edhe më e dhunshme, disa protestues kanë filluar të thyejnë xhamat e ndërtesës qeveritare.

Ja se si Dana Bash përshkroi pamjet :

"Ne aktualisht po shikojmë videot nga këta anarkistë ... këta njerëz që ishin të përfshirë në këtë kryengritje. Ata thyen xhamat në Kapitol dhe tani ata po ngjiten nga dritarja."

Ndihmësit po e nxisin Presidentin Trump të reagojë me një deklaratë më të fortë në përgjigje të kaosit që po zhvillohej në Capitol Hill pasi mbështetësit e tij thyen barrierat e sigurisë.

Pence, në një reagim theksoi se ai është i sigurtë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë qetësi dhe tregoi edhe njëherë se një sjellje e tillë nuk do të falet.

“Dhuna dhe shkatërrimi në Kapitolin e SHBA duhet të ndalet dhe duhet të ndalet tani. Kushdo që përfshihet duhet të respektojë oficerët e Zbatimit të Ligjit dhe duhet menjëherë të largohen nga ndërtesa,” shkroi Pence në Twitter.

Ai vazhdoi: “Protesta paqësore është e drejta e çdo amerikani, por ky sulm ndaj Kapitolit tonë nuk do të tolerohet dhe ata që përfshihen do të ndiqen penalisht në masën më të plotë të ligjit.”

Ndërkohë që është thirrur në ndihmë edhe garda kombëtare për të ndërhyrë në zgjedhjen e situatës.

Ora 21:32
Protesta në SHBA, kongresmeni i Illinois: Tentativë për grusht shteti

Kongresmeni i shtetit të Illinois, Adam Kinzinger e ka konsideruar protestën që po zhvillohet në Kapitol si një grusht shteti.

“Kjo është një përpjekje grusht shteti” – shkruan në Twitter Kinzinger.

Ora 21:29
Prokurori i përgjithshëm thirrje Trump: Largo mbështetësit nga Capitol Hill

Prokurori i Përgjithshëm Karl A. Racine me anë të një deklarate i bëri thirrje Trump, që tu kërkonte qytetarëve të largohen nga Capitol Hill.

"Ne i bëjmë thirrje Presidentit Trump që menjëherë t'u thotë mbështetësve të tij, të cilët po shkelin rregullat -s dhe kanë shkelur Kapitolin , të ndalin,  të heqin dorë dhe të kthehen nga kanë ardhur në një mënyrë paqësore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë demokracia më e madhe në botë dhe kjo qëndron në një tranzicion paqësor të pushtetit, tha prokurori.

"Ne e nxisim Presidentin Trump të bëjë atë që ai nuk ka bërë ende, por që ai duhet të bëjë: të urdhërojë mbështetësit e tij të largohen nga Distrikti i Kolumbisë dhe të përqafojnë plotësisht kalimin e pushtetit te Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendës Presidentja e zgjedhur Kamala Harris.

Në mes të kësaj trazire, të gjithë banorët  duhet të qëndrojnë në shtëpi. Në asnjë rrethanë askush nuk duhet të udhëtojë në qendër të qytetit dhe as të jetë në afërsi të ndërtesave federale.

Ora 21:17
Protesta e dhunshme në shba, një grua në gjendje të rëndë shëndetsore

1609964884_deb249684a5f4d748bfb81a0986ead29.jpg

Një grua është raportuar të jetë në gjendje të rëndë pasi është goditur me armë në gjoks, raporton CNN. Nuk ka ende të dhëna sesi ka ndodhur ngjarja, por gjendja e gruas deklarohet si kritike.

Ora 21:12
Evakuohen Pence dhe Harris, maska anti-gaz për ligjvënësit që gjenden ende në Capitol Hill

Pas ndërhyrjes së protestuesve në Capitol Hill, konfirmohet se disa nga ligjvënësit janë evakuar në një vend të sigurtë. Në bazë të deklaratave Zëvëndës Presidenti Mike Pence dhe zëvëndës presidentja e zgjedhur Kamala Harris gjenden në një vend të sigurtë.   

Anëtarëve të cilët ende gjenden në ndërtesë po u jepen maska gazi raportojnë mediat vendase.

Të gjithëve ndërkohë u është kërkuar të  zhvendosen në dhomën e veshjes, ndërkohë që për momentin gjenden 100 vetë brenda dhomës. 

Seancat e posaçme të Dhomës dhe Senatit janë ndërprerë midis përplasjeve të përshkallëzuara midis protestuesve dhe policisë. Votimi i certifikimit të Kolegjit Zgjedhor është ndalur pasi protestuesit thyen ndërtesën e Kapitolit. Ligjvënësve u është thënë që të "jenë të përgatitur" për t'u zhvendosur në dhomat e zhveshjes, por "në këtë moment me kohë nuk ka asnjë kërcënim për dhomën."

 

Ora 20:59
FOTO-LAJM/ Rojet e sigurisë të armatosur mbajnë derën e mbyllur të Kongresit Amerikan

Kjo foto vjen nga dhoma e Kongresit Amerikan! Forcat e sigurisë të Armatosur janë të pozicionuar në derën kryesore, me qëllim për të parandaluar hyrjen e protestuesve.

Ora 20:56
Protestues mësyjnë në ndërtesën e Kongresit/ Trump: E gabuar! Kemi një vend për të shpëtuar dhe kjo nuk i ndihmon askujt

Presidenti në detyrë Donald Trumo ka bërë thirrje për qetësi. Sipas tij, kjo gjë nuk i shërben askujt.

"Kjo është e gabuar dhe jo kush jemi ne. Përdorni të drejtat tuaja për ndryshim, por mos filloni të veproni si pala tjetër. Ne kemi një vend për të shpëtuar dhe kjo nuk i ndihmon askujt", shkruan Trump.

 

Ora 20:49
Tension në Kapitol, protestues pro-Trump mësyjnë në ndërtesën e Kongresit (VIDEO)

Një numër protestuesish që mbështesin presidentin Donald Trump kanë  hyrë në kompleksin e Kapitolit, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancë për certifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën. Ndërkohë që presidenti Trump, në një koment në Tëitter, u bëri thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë.

 

Ora 19:58
Kreu i senatit amerikan thirrje kolegëvë republikanë të votojnë për certefikimin, McConnell: Votuesit, gjykatat kanë folur

Udhëheqësi i shumicës së senatit amerikan Mitch McConnell, gjatë seancës së sotme ka sulmuar dha ashpër  të gjithë republikanët që po sfidonin fitoren e Kolegjit Zgjedhor të Joe Biden, duke thënë se kjo mund të dëmtonte shumë Amerikën.

Në fillim të debatit për vërtetimin e rezultatit të Kolegjit Zgjedhor, McConnell tha:

 "Ne nuk mund ta deklarojmë veten thjesht si një bord kombëtar të zgjedhjeve për steroide. Votuesit, gjykatat, shtetet, të gjithë kanë folur. Nëse i tejkalojmë ata do të dëmtohet republika jonë përgjithmonë."

Ndërkohë që përfaqësuesit demokratë bënin thirrje për një transferim paqësor të pushtetit.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • adamo311: 07/01/2021 21:14

    Shikoni tatuazhet (simbolet) ne dore qe ka ai qe u fut ne kongres? ANTIFA false flag!!! "Symbolism will be their downfall" Per shumicen "far too big to perceive" Mire qe komentoni mendimet tuaja! Por aman mos GJYKONI!!! Pershendetje

    Përgjigju
  • Alb: 07/01/2021 08:18

    Paskan marr shume nga ne dhe keta.

    Përgjigju
  • Urimi: 07/01/2021 07:31

    Qe do kopjonim ne USA-n do ishte normale,por te na kopjonte USA ne,ky eshte lajm boteror!Pushteti qenka I embel,sa nuk pyet as per delet qe sakrifikon.

    Përgjigju
  • Fushkrujsi: 07/01/2021 07:26

    Shikoni si do ta bejm ne ne 25 prill

    Përgjigju
  • Little comments: 07/01/2021 01:06

    Unbelievable!..Trump një Fëmijë i përkëdhelur!

    Përgjigju
  • [email protected]: 07/01/2021 00:29

    Trump eshte me i vecanti dhe me i miri aq me teper fitues,por nuk po u ben peshtypje qe tramp eshte bere shprese per te gjithe boten jo vetem per ameriken qe i dha votat maksimale;kjo eshte nje lufte vllezer e mira dhe e keqja ,prandaj shifni dhe hapni syte se politika dhe feja po na vrasin.rrofte shqiperia dhe njerzit e mire ne bote;poshte gjakpirsat

    Përgjigju
  • Rika: 06/01/2021 23:28

    I paskan leshu pellumbat ca komentusa. O pa emer po te presin ne Elbasan te spitali.I kan gati ilacet

    Përgjigju
  • America: 06/01/2021 23:24

    Te votoi me ik o Trap. Kshuqe ik o PallK

    Përgjigju
  • Redi: 06/01/2021 23:22

    Jam kurjoz ta di reagimin e ambasadores se SHBA-ve ktu tek ne, duke qene se ka nje president homofob, rracist, pervers dhe injorant. Mendoj qe eshte koha qe SHBA mos te japi mend vendeve te tjera te botes sesi te sillen por te filloje te beje demokracine ashtu sic konceptohet duke e nisur nga vete SHBA-te

    Përgjigju
  • Blonde: 06/01/2021 23:05

    Shfaqje alla shqiptarce! Shpresojme qe ky blond

    Përgjigju
  • Cuni: 06/01/2021 22:44

    Paska shkuar kamza dhe bathorja me protestuar ne Washington

    Përgjigju
    • Bobi: 06/01/2021 23:42

      Tani e kuptove ti? Mxiu ka dal me d, gishta ne balle te tufes

  • Cuni: 06/01/2021 22:42

    Trumpi mduket se ka si keshilltar dr Sali Berishen

    Përgjigju
  • Aldo: 06/01/2021 22:01

    Ja ku paska ik stresi... E paska marr borxh trumpi

    Përgjigju
  • Tirona: 06/01/2021 21:56

    Me kete qe po ndodh ne Capitol te SHBA , vetem dy persona ne Shqiperi po luten dhe po ferkojne duart nga gezimi dhe po presin qe te keqesohet me teper....

    Përgjigju
  • JamKushJam: 06/01/2021 21:29

    Tani kesaj i thone qe nje grup huliganesh te bejne presion 300+ milion njerezve se s’duan te iki Trumpi, Saliu i Amerikes!!!!! Po dhe me Obamen ky ndryshim i vogel ishte e s’u hodh njeri kunder kur fakt eshte qe republikanet kane futur duart ne zgjedhje (Florida election) !!!!

    Përgjigju
    • PaEmer: 06/01/2021 21:54

      Nuk ka te bej me republikan gjegj. Trump!!! Pse behesh injorant? Vetem pse ti nuk e di? Zgjuhu nga gjumi, te lutem. Me (na) duhesh!!!

  • PaEmer: 06/01/2021 20:52

    D.m.th. Obama (jo vetem ai ) do te trajtohet per:Treason!!! Death penalty!!!

    Përgjigju
  • PaEmer: 06/01/2021 20:49

    Ju lutem mos vaksinoheni!!! Kam parasysh qe shume panik eshte perhapur!!! Ruajeni vetveten dhe te tjeret! Flmd. per mirkuptim.

    Përgjigju
  • PaEmer: 06/01/2021 20:40

    Systemi satelitor ushtarak italian Leonardi, i financuar nge Obama(400 milion dollar, 14 paleta para, te derguara permes Emirates) me ndihmen e Vatikanit eshte perdorur (USA, Itali, Gjermani, Kine, Kanada,... etj) per switch-vote

    Përgjigju
    • JamKushJam: 06/01/2021 21:24

      Jo po alienet jane veshur si votues dhe kane hedhur votat ... manipulues historikisht ka pasur vetem Trump, si dhe ka qellim kaosin se ate di te bej!!!! Dmth shkurt fare Sala i USA hahahahahahahahahaha

  • PaEmer: 06/01/2021 20:30

    Certifikimi i Biden!!!??? Beni shaka ju??? Apo e beni qellimisht???

    Përgjigju
  • PaEmer: 06/01/2021 20:28

    Shikoni lajmet ne Itali (Matteo Renzi) dhe USA (Barak Obama) ne ditet ne vijim! Ata te cilet kan punuar kunder njerzimit do te shokohen! Zoti i tyre (SATAN-i)ka humbur! Per habi jane edhe shume te ashtuquajtur "journalist". PS:Trump:Fjalim(urgjent) para kombit (sonte). Nga une merrni lajmet para se te ndodh ngjarja! Te bashkuar patriotet boteror!!!

    Përgjigju
    • Nukmerretvesh: 07/01/2021 07:30

      Uau seriozisht e ke ti???!!! E tmerrshme SA rende!Patriotizem boteror me dhune e injorance???!!!!Shume shume rende!

    • PaEmer: 06/01/2021 22:29

      Per Kopenhagen: Ty dhe njezit si ty, kuptoheni menjehere!!! Gjera me intelektuale qe dini (beni) ju jane fyejet te tjereve!! Nje pytje: Udhen per ne Kopenhagen keni gjetur vete apo ju mori dikush (per shembull: Vellau?) Keshille:Bej c`mos per te mos braktisur lopaten, kazma eshte me e mundimshme!!!

    • PaEmer: 06/01/2021 22:09

      Per Patriot: Une gadi ne 3 dekadat e shkuara kam humbur shume shoke (me qindra te cilet kam punuar-njohur), e di rruga do te jet e veshtire, por ne do te fitojme, zoti eshte ne anen tone, te premtoj! Sidoqofte ne duhet te lutemi (luftojm) per drejtesi-liri!!! Kurajo, ne, njerzimi ka fituar, por ne te vertete beteja ende nuk ka mbaruar! Kam shume e shume informata te cilat jane aq te pa-njohura sa nuk dua ti ceke, jo se do te me perqeshni, por do ta humbisni fokusin!!! Zoti te (ju) bekoft!!!

    • Kopenhagen: 06/01/2021 21:58

      Ti pa emer, bashke me kete patriotin, qekeni rende fare mor gjynahqare. Ky patrioti shkruan si robot rus, ndersa ti tjetri, sikur te ka rene truri i vogel ne fund te shpines. Pini ilacet dhe qetesohuni.

    • patriot: 06/01/2021 21:26

      Shume pak te kuptojne patriot me ato qe thua!! Ketu flasim per (demokracine) e njerezit!! Kemi jeteuar ne erresire kaq vite!! E ka vene kunder me te gjithe dhe me te gjitha!! Po iku ai kemi ikur te gjithe per lesh!! Disa nuk e duan pa ditur cfare ka bere & se cfare do te bej per gjithe njerezimin!! Uroj te mbaroj pa ecidente se po filloi war civil ketu do vazhdoje domino ne gjithe boten!!Uroj marshall law te mbaroje sa me shpejt!! Executive Order 2018

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?