Pas ndërhyrjes së protestuesve në Capitol Hill, konfirmohet se disa nga ligjvënësit janë evakuar në një vend të sigurtë. Në bazë të deklaratave Zëvëndës Presidenti Mike Pence dhe zëvëndës presidentja e zgjedhur Kamala Harris gjenden në një vend të sigurtë.
Anëtarëve të cilët ende gjenden në ndërtesë po u jepen maska gazi raportojnë mediat vendase.
Të gjithëve ndërkohë u është kërkuar të zhvendosen në dhomën e veshjes, ndërkohë që për momentin gjenden 100 vetë brenda dhomës.
Seancat e posaçme të Dhomës dhe Senatit janë ndërprerë midis përplasjeve të përshkallëzuara midis protestuesve dhe policisë. Votimi i certifikimit të Kolegjit Zgjedhor është ndalur pasi protestuesit thyen ndërtesën e Kapitolit. Ligjvënësve u është thënë që të "jenë të përgatitur" për t'u zhvendosur në dhomat e zhveshjes, por "në këtë moment me kohë nuk ka asnjë kërcënim për dhomën."
Lajmi kryesor:
Certifikimi i zgjedhjeve/ Protestues pro-Trump mësyjnë në ndërtesën e Kongresit! Biden: Ky kaos s'përfaqëson SHBA! Të shtëna e të plagosur (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al