Çështja Beleri, Rama: Ne nuk ndërhyjmë në sistemin e drejtësisë

25 Gusht 2023, 13:27| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 13:45

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit. Rama u shpreh se drejtësia e re në Shqipëri duhet të bëjë detyrën e saj e patrazuar dhe se do të ketë mbështetjen e qeverisë pa kushte, qoftë për mirë qoftë për keq. Rama tha se kjo është e panegociueshme për forcën që sot qeveris Shqipërinë. Kreu i qeverisë tha se të tjerët mund të thonë se çfarë të duan qoftë brenda qoftë jashtë.

'Në këtë periudhë kemi vazhduar të kemi mesazhe shumë të rëndësishme dhe domethënëse nga sistemi i ri i drejtësisë. E dini shumë mirë se kemi pasur edhe një situatë të inflamuar për shkak të problemit me drejtësinë të kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, qëndrimi ynë ka qenë është dhe do të jetë që drejtësia e re në Shqipëri duhet të bëjë e patrazuar detyrën e saj. në këtë pikë asgjë nuk është më e rëndësishme se mbrojtja me të njëjtën mënyrë të qetësisë së veprimatrisë së sistemit të ri të drejtësisë. Asnjë lloj interferencë ngado që të vij mbi sistemin e drejtësisë. Ne nuk ndërhyjmë në çështje të drejtësisë. Do të bëjmë mbështetjen tonë pa kushte qoftë kur na vjen mirë qoftë kur na vjen keq. Kjo është e pangeociueshme për forcën që sot qeveris Shqipërinë. Të tjerët mund të thonë se çfarë të duan qoftë brenda qoftë jo.'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Ndryshime në qeveri? Rama: Prisni dhe pak ditë! Zgjedhjet e parakohshme, thashetheme! Për 'Belerin' Greqia të thotë ç'të dojë, s'ndërhyjmë tek drejtësia


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?