Ndryshime në qeveri? Rama: Prisni dhe pak ditë! Zgjedhjet e parakohshme, thashetheme! Për 'Belerin' Greqia të thotë ç'të dojë, s'ndërhyjmë tek drejtësia

25 Gusht 2023, 13:14| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 19:54

  • Share

Aludimet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, shefi i qeverisë Edi Rama, i mohoi kategorikisht, duke i cilësuar si thashetheme poshtë çadrës së plazhit në këto ditë fundgushti. La të hapur mundësinë e riformatimit të qeverisë, e megjithatë për këtë duhet të presim Asamblenë e PS-së që pritet të mblidhet në fillim të shtatorit.

Në një konferencë për medien që zgjati për gati 2 orë, mesditën e 25 gushtit 2023, Rama u dha përgjigje gazetarëve për shumë çështje e qëndrime për shumëçka:
Duke nisur nga arrestimi i Fredi Belerit dhe presioni që po bën Athina për ta liruar; tek projektet e inceneratorëve, koncesioni i sterilizimit, të cilët vunë në pranga zyrtarë socialistë; arrestimet e kryebashkiakëve të majtë; riorganizimi i qeverisjes, përcaktimi i prioriteteve të 300 ditëve dhe projektet për turizmin dhe dixhitalizimin për Shqipërinë e 2030. As pushimet e Giorgia Melonit në Vlorë dhe marrëdhëniet e tij me Albin Kurtin nuk kishin si të mos ishin pjesë e pyetje përgjigjeve mes gazetarëve e Ramës.

Ndryshime në qeveri
Sa i përket ndryshimeve në qeveri duhet edhe pak ditë për të zbuluar me detaje nëse do të ketë apo jo të tilla.

"Prisni edhe pak ditë, mbledhja e Asamblesë së PS vjen shpejt" deklaroi Rama 

Por ndërkohë është bërë një riorganizim i strukturave të ministrive, të cilave do iu bashkëngjiten nuklat e inovacionit. Ndërsa sistemi e-albania tashmë do të jetë i tëri i integruar me inteligjencën artificiale dhe Chat GPT 

Kemi riorganizuar edhe strukturat e ministrive, të cilave do iu bashkëngjiten nuklat e inovacionit. Besoj që së shpejti në fillim të vjeshtës do t’iu japim qytetareve rezultatin e parë të kësaj risie me futjen e sistemit të komunikimit të drejtpërdrejtë virtual në platformën e- Albania, ku nuk do ketë nevojë për të pritur përgjigje për mënyrën si aplikohet, për mënyrat e aplikimit sepse operatori virtual me modulimin e chat GPT do te jetë aty në kohë reale për të dhënë përgjigjet për aplikuesit.

Zgjedhje të parakohshme?
Rama përjashton çdo mundësi. Madje thotë:

"Mos humbni kohë me këto thashetheme thashetheme janë për nën çadrën e plazhit dhe nuk jam këtu për të humbur kohë në godinën e qeverisë"

Çështja "Beleri" 
Çështja “Beleri” vijon të mbetet ndër temat aktuale më të nxehta në politikën shqiptare, por edhe atë greke. E megjithatë Rama është i palëkundur në qëndrimin e tij. 

Asnjë lloj interferencë ngado që të vij mbi sistemin e drejtësisë. Ne nuk ndërhyjmë në çështje të drejtësisë. Do të bëjmë mbështetjen tonë pa kushte qoftë kur na vjen mirë qoftë kur na vjen keq. Kjo është e pangeociueshme për forcën që sot qeveris Shqipërinë. Të tjerët mund të thonë se çfarë të duan qoftë brenda qoftë jo.'- tha Rama.

Një përgjigje kishte dhe për mungesën e ftesës nga Mitsotakis në darkën informale me liderët e Ballkanit Perëndimor në Athinë.

“Unë u bëra ca kohë në këtë detyrë dhe as nuk impresionohem nga momentet e emocioneve dhe ngarkesave që krijon një ngjarje e caktuar dhe as nuk marr personale çfarëdo qoftë, dhe të reagoja ndaj diçkaje që nuk do e bëja vetë. Jo më që ta bëj si ata”, u shpreh Rama.

Arrestimet e SPAK
Ndihet krenar që ka mbështetur reformën në drejtësi dhe u kujton të gjithë bashkëpunëtorëve se 

Mund ta humbasin lirinë nëse e shfrytëzojnë pushtetin për të cenuar të drejtat e publikut apo të drejtat e individëve të tjerë, prandaj unë mrekullohem kur dëgjoj që në vend se kjo të jetë një arsye e përbashkët për t’u ndjerë mirë, që drejtësia më në fund, pas 100 vjetësh po vepron si e tillë, kthehet në një arsye për të bërë cic-mic, mjau-mjau

Edhe pse në nivel personal nuk ndihet mirë kur kujton se mes të arrestuarve këtë vit janë dhe funksionarëve të lartë shtetëror të Partisë Socialiste mes tyre dhe bashkëpunëtorë të tij që dikur kanë qenë të ngushtë.

Në nivel personal dhe njerëzor nuk më vjen mirë për ata që i kam pasur, por në nivelin e detyrës për të cilën kam qenë këtu ndihem krenar. 
Nuk ka shanse sa të jem unë këtu presioni mbi drejtësinë e re të funksionojë duke kaluar përmes kërcënimeve apo insinuatave. Nuk ka shans. Kjo drejtësi i duhet Shqipërisë, që ajo të bëhet shteti që i shërben të gjithëve"

Inceneratori e koncesioni i Sterilizimit
Projektet e Inceneretorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës dhe koncesionin e sterilizimit i mbron si projekte të rëndësishme që Shqipërinë e kanë bërë më të pastër dhe kanë ndryshuar shëndetësinë shqiptare në hallkën e vet më delikate që janë ndërhyrjet në trupin e njerëzve.

"100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do të mbështesja këto partneritetet publike – private që kemi bërë, 100 herë, sepse veprat janë ato që mbeten. Gjithë ai ujë i zi i asaj historie nuk e bën nul punën kolosale që është bërë dhe ku këto nisma kanë pasur rolin e tyre vendimtar që Tirana, Elbasani edhe Fieri bashkë me to që i kishte plehrat në të katra anët janë sot ndryshe.

Sterilizimi është një nga kontratat dhe një nga punët më të bukura që ne kemi bërë dhe për këtë ju mos më pyesni mua, shkoni pyesni mjekët në spitale. Me atë kontratë dhe me atë transformim ne kemi ndryshuar shëndetësinë shqiptare në hallkën e vetë më delikate që janë ndërhyrjet në trupin e njerëzve.

Një kthesë historike për Shqipërinë, e konsideroi Kryeministri Edi Rama sezonin turistik të këtij viti ndërsa qeveria po shkon drejt një axhende të përcaktuar si rruga drejt Shqipërisë 2030 ku do të jetë kampione absolute në rajonin tonë për turizmin.

‘Sot po shohim frutet e para të turizmit në një rrugë që për ne është përcaktuar si rruga drejt Shqipërisë 2030. Shqipëria do të jetë kampionë absolute në rajonin tonë për turizmin, për Ballkanin Perëndimor. Shifrat flasin për një sukses të jashtëzakonshëm edhe në asketin e afrimit të plotë me Greqinë apo të tjera vende që janë para nesh kur vjen fjala tek numri i turistëve për frymë.

Me kryeministrin Albin Kurti marrëdhëniet vijojnë të jenë të ftohta

"Ky është lajm i vjetër dhe kjo është pyetje e vjetër sa lajmi dhe përgjigja ime është dhënë atëherë dhe nuk shoh që të ketë ndodhur asgjë e re ndërkohë që qëndrimet e mia janë qëndrimet e mia. Qëndrimet e Albinit janë qëndrimet e Albinit. Albini është sovran në detyrën e tij. Unë jam sovran në të drejtën time për të pasur qëndrimet e mia, kaq"

Sa i takon ujësjellësit që do të çojë ujë në Puglia ideja mbetet në tavolinë por duhen fonde dhe në dorë e ka qeveria e Melonit.

Nuk ka një projekt. Janë të gjitha ide. Ideja e ujit është një ide që daton përpara Luftës së Dytë Botërore, që ta dini ju dhe është një ide që e kanë promovuar në vijimësi të gjitha qeveritë italiane por nuk është bërë asgjë konkrete. Kështu që kjo varet nga vullneti i qeverisë italiane në radhë të parë sepse është një projekt i madh që Shqipëria nuk mund ta realizojë dot padyshim. Nuk janë gjëra të reja. Janë gjëra të diskutuar në të shkuarën që kur flet me një kryeministër të ri të Italisë patjetër që do t’i shtrosh në tryezë e pastaj do shikojmë si do avancojmë. Me shumë gjasë do të kemi shumë shpejt në Romë një takim të dytë të Komitetit të Përbashkët të Investimeve, se takimin e parë e kemi zhvilluar në Ministrinë e Jashtme nëse ju kujtohet në Romë e do shikojmë si do shkohet më tutje

Ndërkohë Tirana po përgatitet për samitin e Procesit të Berlinit në tetor ku kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do jetë prezente. Përpara do të jenë dy apo tre takime të tjera në nivel ministrash përpara takimit të kryeministrave. 

Ora 16:35
Mitsotakis nuk e ftoi në Athinë, Rama: Unë nuk do bëja si ata, nuk e marr personale

1692962339_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp u pyet për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, pas mungesës së ftesës së darkës informale me liderët e Ballkanit Perëndimor në Athinë, e thirrur nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Rama u përgjigj duke thënë se nuk e ka marrë personale, teksa shtoi se është diçka që ai nuk do e bënte, referuar mungesës së ftesës.

“Unë u bëra ca kohë në këtë detyrë dhe as nuk impresionohem nga momentet e emocioneve dhe ngarkesave që krijon një ngjarje e caktuar dhe as nuk marr personale çfarëdo qoftë, dhe të reagoja ndaj diçkaje që nuk do e bëja vetë. Jo më që ta bëj si ata”, u shpreh Rama.

Ora 14:33
Rama: Nëse në Shpirag do të zbulohet naftë, të parët që do përfitojnë do të jenë pensionistët

 

Në një konferencë me gazetarët, kryeministri Edi Rama tha se nëse në Shpirag do të zbulohet naftë të parët që do të përfitojnë do të jenë pensionistët.

‘Rritja e pagave dhe pensioneve nuk vijnë nga i njëjti drejtim. Gropa e trashëguar e pensioneve është gropa më e thellë dhe e gjerë sepse shkon edhe përtej vetë periudhës demokratike për pensionet, jemi akoma jo aty ndërkohë që shpresojmë urojmë që zbulimi i Shpiragut të funksionojë dhe nga ai zbulim të parët që do të përfitojnë janë pensionistët.’- tha Rama.

Ora 14:29
Ujësjellësi që do çojë ujë në Puglia, Rama: Projekt i madh, Shqipëria s'mund ta realizojë dot e vetme, duhet investim nga Italia

 

Ndërtimi i një projekti të ujësjellësit që do të çojë ujë nga Shqipëria në Puglia ka qenë temë diskutimi gjatë pushimeve në Vlorë të kryeministres italiane Giorgia Meloni me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë për median kreu i qeverisë la të kuptojë se nuk është hequr dorë por se kërkohet financim i madh dhe prandaj duhet investim nga pala italiane.

  “Varet nga vullneti i qeverisë italiane sepse është projekt i madh që Shqipëria nuk mund ta realizojë dot. Janë gjëra që janë diskutuar edhe në të shkuarën por kur flet me një kryeministër të ri të Italisë duhet ti shtrosh sërish në tryezë. Me shumë gjasë do të ketë në Romë një takim të dytë të komitetit të investimeve  do të shikohet si do të shkojë.

Zbuloi dhe disa detaje para samitit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë.

 Në tetor kemi samitin e Berlinit ku Meloni do të jetë prezentë. Do të ketë dhe dy tre takime në nivel ministrash me të gjithë vendet që do të marrin pjesë në samit. Do të shohim si do të shkojë”

Ora 14:16
Arrestimet për sterilizimin, Rama: SPAK po e bën detyrën si duhet, i inkurajoj t’i nxjerrin ujin e zi çdo ngjarje

 

Arrestimet për koncesionin e sterilizmit, për kryeministrin Edi Rama janë një punë që tashmë i takon sistemi të drejtësisë. Kreu i qeverisë vlerësoi punën e SPAK e tha se e mbështet për çdo rasti.

‘Kompania që ka bërë sterilizimin i ka aty ato që ka bërë nuk janë në letër janë aty. Nuk është koncesion në radhë të parë. është partneritet publik privat. Se çfarë është bërë shkoni dhe e keni në sistemin shëndetësor shqiptar. Pyesni mjekët që janë marrë me ndërhyrjet kirurgjikale. Nuk po u them të thelloheni me tutje me të dhënat. Çdo letër që unë marr e përcjellë në desitancionin përkatës.

I gjithë ky diskutim është puna e mirë që po bën një organ tjetër që quhet SPAK. Për mua është e thjeshtë fare. Janë të ndara gjërat, në qeveria mua dhe shumë të tjerët na bashkojnë qëllimet e shpallura. Skam qëllime të pashpallura. SPAK po e bën detyrën si duhet. Unë i inkurajoj që t’i nxjerrin ujin e zi çdo ngjarje dhe rasti dhe kanë mbështetjen time.’- tha Rama.

Ora 14:13
Edi Rama e Albin Kurti bashkë në samitin e Bled por të ndarë në qëndrime

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të jenë bashkë në forumin dy ditor të Sllovenisë në qytezën turistike pranë liqenit të Bledit në fund të muajit.

Por duket që mes kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit nuk ka ndryshuar asgjë dhe marrëdhëniet vijojnë të jenë të ftohta

“Qëndrimet e mija janë të mijat, të Albinit janë të Albinit. Albini është sonvran në të drejtën e tij dhe unë në timen. Nuk ka gjë të re”

Në Bled veç Ramës e Kurtit  do të jetë edhe Presidenti serb Vuçiç, kryeministri maqedonas Kovaçevski si dhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel. Çështjet e sigurisë dhe anëtarësimi në BE, janë dy nga cështjet kresore.

Ora 14:03
Probleme me Kadastrën? Rama: Sistemi funksionon! 30% e aplikimeve të noterëve bëjnë gabime! Zyrtarët që s’janë mësuar të jetojnë me rrogë po japin dorëheqjen

 

Sistemi i Kadastrës funksionon dhe monitorohet në kohë reale. Kryeministri Edi Rama tha se sistemit nuk i futesh dot mik e shtoi se 30% e aplikimeve të noterëve bëjnë gabime. Rama tha se tashmë noterët brenda në Kadastër nuk kanë më pushtet mbi fatin e aplikimit të një qytetari.

‘Sistemi funksionon dhe monitorohet në kohë reale. Gjeneron të dhëna dhe njerëzit që merren me këtë punë bëjnë simulime të mjaftueshme për të parë funksionimin e sistemit. Sistemi duhet të mësohet nga ata që e përdorin dhe nga ana tjetër duhet të kapërcejë presionin negativ të atyre që kanë humbur pushtetin mbi Kadastrën. Noterë sekserë buburreca brenda në Kadastrës nuk kanë më pushtet mbi fatin e aplikimit të një qytetari. Nga analizat e bëra po ju jap vetëm një fakt, 30% e aplikimeve të noterëve dhe noterët janë persona që nuk është se prekin kompjuter për herë të parë, bëjnë gabim. Sistemit nuk i futesh dot mik, ose ta pranon ose jo. Pastaj një e dhënë tjetër shumë e rëndësishme për ju është se me sistemin e ri është bërë një operacion maziv i trajtimit të aplikimeve të mbetura që do të thotë kthim përgjigje për prapambetjet për çdo drejtori ku pavarësisht punës së madhe që u bë për disa vite, faktikisht rendi i punës ishte jo i drejtë. Sistemi nuk të lë.

Nga njëra anë sistemi në vetvete, pra sistemi digjital nuk ka probleme, pro kultura e punës, çorientimi, pasi shumë nga ata në Kadastër e nxirrnin punën jo  me rrogën, por me nderet e tyre. 32534 aplikime janë bërë vetëm në një ditë. S’ka nevojë të presësh gushtin të vish në Shqipëri emigrant mund të aplikosh që atje.

Pse dorëhiqen? Pse sepse nuk mund të bëjnë dot asgjë përveç detyrës. Që kur ka hyrë ky sistem transaksionet e zeza në raport me kadastrën janë 0. Pse sepse nuk ja del dot.’- tha Rama.

Ora 13:57
Rama mbron projektet e 3 inceneratorëve: Pastruan Shqipërinë! Por ata që kanë abuzuar SPAK e GJKKO t'i nxjerrë ujin e zi

 

Kryeministri Edi Rama mbron projektet e incieneratorëve të Fierit, Tiranës dhe të Elbasanit, si projekte të cilat kanë bërë Shqipërinë edhe më të pastër.
Duke iu referuar ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka Alqi Bllako e të tjerë të cilët po gjykohen se kanë përfituar miliona nga këto projekte Rama tha se SPAK e GJKKO duhet të vërë drejtësi.

  “Impianti i Elbasanit funksionojnë dhe është pronë e bashkisë së Elbasanit. Ata që kanë abuzuar nuk e rrëzojnë fare qëllimin e lartë të pastrimit të Shqipërisë nga plehrat që e kishin mbytur deri në fut dhe as rezultatet që janë evidente. Edhe në Tiranë do të vazhdojë të bëhet me para se përndryshe nuk funksionon. Puna për të pastruar Shqipërinë kushton le të hidhen përjetë kushdo. Kushton dhe do të kushtojë gjithmonë e më shumë,jo më pak. Është bukur të kesh miliona turistë por do të thotë që të jenë miliona e miliona konsumatorë më shumë dhe miliona mbetje.

Prandaj kjo punë do të vazhdojë. Ndërkohë pjesa tjetër duhet të vijojë deri në fund po e bën SPAK dhe gjykata speciale ti nxjerrin të gjithë ujin e zi kësaj historie por gjithë ai ujë i zi i asaj historie nuk e bën nul punën kolosale që është bërë ku këto nisma kanë pasur rolinb e tyre vendimtar që Tirana, Elbasani e Fieri janë sot ndryshe. Është një shprehje në italisht: Nuk duhet hedhur bebja bashkë me ujin e ndotur. Uji i ndotur hidhet dhe bebja rritet" 

Ora 13:55
Rama: Do të kemi ndryshime rrënjësore për prokurimet publike

1692962368_rama.jpg

Prokurimet publike do t’i nënshtrohen ndryshimeve rrënjësore. Kështu bëri më dije kryeministri Edi Rama në një konferencë sot për mediat.

'Po kështu kemi mbaruar fazën besoj të konsultimit publik për prokurimet dhe do të kemi një ndryshim rrënjësor me prokurimet publike, që do të hyjnë në një fazë tjetër në bashkëpunim me UNOPS-in që është një organizëm i Kombeve të Bashkuara që merret me prokurimet publike. Dhe njëkohësisht dhe për prokurimet publike kemi filluar punën për vënien në shfrytëzim të potencialit të jashtëzakonshëm të inteligjencës artificiale, por kjo do të kërkojë rreth një vit për t’u realizuar. Ndërkohë që, sistemi i prokurimeve do të ketë një ndryshim të rëndësishëm, falë bashkëpunimit me UNOPS-in, duke filluar nga ndryshimi i sistemit të blerjeve të përqendruara dhe pastaj me radhë në të gjithë hallkat e sistemit të prokurimit.'- tha Rama.

Ora 13:43
Koncesioni i sterilizimit, Rama: Një nga punët më të bukura që kemi bërë! SPAK ka mbështetjen time t'i nxjerrë 'ujin e zi' çdo çështje që heton

Kryeministri Edi Rama mbron koncesionin e sterilizimit si një ndër projektet më të mira me anë të së cilës është transformuar dhe ndryshuar shëndetësia shqiptare në hallkën e vetë më delikate që janë ndërhyrjet në trupin e njerëzve. 

‘100 here të kthehesha mbrapa do të mbështetja këto partneritete publike private që kemi bërë pasi veprat janë ato që mbeten. Ndërkohë që problemet e korrupsionit janë të lidhura me ata që kanë gjëra në dorë jo ata që nuk kanë gjë në dorë. Kur ne e kemi bërë reformën në Drejtësi, kur kam thënë se dua një drejtësi që të godasë majtas dhe djathtas dhe të ecim drejt nuk kam bërë propagandë por e kam ditur këtë që vjen. Se kam ditur se kujt do ti ndodhë, por e kam ditur që do të ndodhë. Janë shumë më pak se sa socialistët dhe janë asgjë, ata që janë në burg në raport me fuqinë e PS-së. Sterilizimi një nga punët më të bukura që kemi bërë.

Mos më pyesni mua shkoni pyesni në spitale. Kam marrë mesazhe pa fund. Me atë kontratë dhe atë transformim kemi ndryshuar shëndetësinë shqiptare në hallkën e vet më delikatë qe janë ndërhyrjet në trupin e njerëzve. Nëse në procesin e asaj kontrate individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin dhe atdheun, do të paguajnë. Pushteti është një kafshë shumë e egër, është e vështirë ta mbash të zbutur dhe të mos biesh pre e dhëmbëve të veta. Ka disa që nuk i rezistojnë tundimeve. Ne zgjedhim në bazë të asaj që dimë, pastaj në proces njerëzit janë natyra të ndryshme. Përgjegjësia është individuale.’- tha Rama në konferencë për median.

Ndëkohë arrestimet për koncesionin e sterilizmit, për kryeministrin Edi Rama janë një punë që tashmë i takon sistemi të drejtësisë. Kreu i qeverisë vlerësoi punën e SPAK e tha se e mbështet për çdo rasti.

I gjithë ky diskutim është puna e mirë që po bën një organ tjetër që quhet SPAK. Për mua është e thjeshtë fare. Janë të ndara gjërat, në qeveria mua dhe shumë të tjerët na bashkojnë qëllimet e shpallura. Skam qëllime të pashpallura. SPAK po e bën detyrën si duhet. Unë i inkurajoj që t’i nxjerrin ujin e zi çdo ngjarje dhe rasti dhe kanë mbështetjen time.’- tha Rama.

SPAK ka formuluar akuzat falsifikim dhe shpërdorim detyre për 8 persona lidhur me koncesionin e sterilizimit. Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe pronari i kompanisë fituese Ilir Rrapaj u arrestuan ndërsa masat për 6 personat e tjerë anëtarë të komisionit të tenderit u ekzekutuan me arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje. 

    Ora 13:43
    Socialistët në burg, Rama: Në nivel personal s'më vjen mirë! Në nivelin e detyrës ndihem krenar

    1692962368_rama.jpg

    Kryeministri Edi Rama u deklaruar i prerë se nuk do të ndërhyjë për asnjë rast në sistemin e drejtësisë, duke lënë të kuptojë as për kryebashkiakët socialistë në burg apo ish bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, por dhe as për Fredi Belerin kandidatin e “Bashkë Fitojmë” që mori votat si kryetar i zgjedhur në Himarë në zgjedhjet e 14 majit

    “Në nivel personal dhe njerëzor nuk më vjen mirë për ata që i kam pasur, por në nivelin e detyrës për të cilën kam qenë këtu ndihem krenar. 
    Nuk ka shanse sa të jem unë këtu presioni mbi drejtësinë e re të funksionojë duke kaluar përmes kërcënimeve apo insinuatave. Nuk ka shans. Kjo drejtësi i duhet Shqipërisë, që ajo të bëhet shteti që i ata kanë ëndërruar dhe i shërben të gjithëve.

    Kjo është drejtësia që po funksionon për dikushët dhe për këtë jemi krenarë” tha Rama.

    Ora 13:38
    A do të ketë ndryshime në qeveri? Rama: Prisni dhe pak ditë

    1692962515_rama.jpg

    A do të ketë ndryshime në qeveri?

    Kryeministri Edi Rama: Prisni edhe pak ditë, mbledhja e Asamblesë së PS vjen shpejt.

    Ora 13:28
    Zgjedhje të parakohshme? Rama përjashton çdo mundësi: Thashetheme nën çadrën e plazhit! Mos humbisni kohë!

     

    Kryeministri Edi Rama përjashton çdo mundësi të mbajtje së zgjedhjeve të parakohshme.

    Mos humbisni kohë me këto thashetheme që janë për nën cadrën e plazhit dhe jo për të humbur kohën ne këtu në godinën e qeverisë, tha Rama duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Report Tv, Ermal Qori. 

    Ora 13:27
    Çështja Beleri, Rama: Ne nuk ndërhyjmë në sistemin e drejtësisë

     

    Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit. Rama u shpreh se drejtësia e re në Shqipëri duhet të bëjë detyrën e saj e patrazuar dhe se do të ketë mbështetjen e qeverisë pa kushte, qoftë për mirë qoftë për keq. Rama tha se kjo është e panegociueshme për forcën që sot qeveris Shqipërinë. Kreu i qeverisë tha se të tjerët mund të thonë se çfarë të duan qoftë brenda qoftë jashtë.

    'Në këtë periudhë kemi vazhduar të kemi mesazhe shumë të rëndësishme dhe domethënëse nga sistemi i ri i drejtësisë. E dini shumë mirë se kemi pasur edhe një situatë të inflamuar për shkak të problemit me drejtësinë të kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, qëndrimi ynë ka qenë është dhe do të jetë që drejtësia e re në Shqipëri duhet të bëjë e patrazuar detyrën e saj. në këtë pikë asgjë nuk është më e rëndësishme se mbrojtja me të njëjtën mënyrë të qetësisë së veprimatrisë së sistemit të ri të drejtësisë. Asnjë lloj interferencë ngado që të vij mbi sistemin e drejtësisë. Ne nuk ndërhyjmë në çështje të drejtësisë. Do të bëjmë mbështetjen tonë pa kushte qoftë kur na vjen mirë qoftë kur na vjen keq. Kjo është e pangeociueshme për forcën që sot qeveris Shqipërinë. Të tjerët mund të thonë se çfarë të duan qoftë brenda qoftë jo.'- tha Rama.

    Ora 13:20
    Brenda vitit e-albania me chat GPT, operatorë virtualë do komunikojnë me qytetarët

     

    Brenda një viti i gjithë shërbimi i e-albania do të jetë i bazuar në inteligjencën artificiale me chat GPT.

    E deklaroi kryeministri Rama në një konferencë për median

    “Në shërbim risitë e inteliogjencës artificiale dhe në fillim të vjeshtës rezulatet e para të risisë me futjen e sistemit të komunikimit të drejtëpërdrejtë virtual e-albania, ku nuk do të ketë më nevojë për të pritur përgjigje për problematikat e aplikimit pasi operatori virtual me modulin e chat GPT do të jetë në kohë reale për të dhënë përgjigje për aplikuesit brenda një viti i gjithë shërbimi i e-albania të jetë i bazuar në inteligjencën artiificiale dhe operatori të jetë virutal vizualisht prezent" tha Rama.   

    Ora 13:18
    Turizmi/ 200 fluturime në ditë në Rinas, Rama optimist: Me vënien në punë të aeroportit të Vlorës fluksi do të rritet

     

    Rritja e numrit të turistëve që kanë zgjedhur këtë verë Shqipërinë për turizëm është e dukshme. Në një konferencë për median kryeministri Rama u shpreh optimist se me vënien në punë të aeroportit të Vlorës fluksi i turistëve do të shtohet.

    Në aeroportin e Vlorës vijon puna. Kemi shumë besim se me futjen e aeroportit të Vlorës do të kemi një bum të konsiderueshëm të numrit të turistëve. Edhe pse aeroporti i Tiranës punon 24 orë dhe ka 200 fluturime në ditë mundësitë janë më tepër.

    M.Q.//ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • Antitrafik: 26/08/2023 12:24

      Qerro kokat e krimit dhe korrupsionit Ram.Ard Veliun dhe Gent Gazhelin.Po te rrenojne imazhin

      Përgjigju
    • Gazepi: 26/08/2023 07:50

      Ha ha ha ha njeri ha dardha tjetri mandarina po ti o mazllumnqe te pelqen kastraveci si do besh apo e do me gjithe lekure. Ju marrte kastraveci familjarisht

      Përgjigju
    • halla esma: 26/08/2023 04:25

      pirdh ,,pirdh ,,se lirohesh o rama..

      Përgjigju
    • Iris: 26/08/2023 02:03

      Ideja me furnizim me uje te Puljas nga Shqiperia eshte bere ne kohen kur Zogolli jone i thoshte lepe-peqe Italise,tani na del ky /Zogolli/ rilindas e kerkoka te vihet ne zbatim ky projekt i vjeter,i gabuar,i padrejte,i ideuar ne kushte vasaliteti e gjysem koloniale, aq me teper kur Shqiperia po thahet per uje e kur i vjen,i vjen me orar te kufizuar e i qelbur.Italia nese do uje le t'a marre nga Dolomitet,nga Alpet e saja dhe nga Franca,Gjermania po te doje,jo nga ne.

      Përgjigju
    • Roi: 25/08/2023 18:53

      E vraft zeusi

      Përgjigju
    • Ani: 25/08/2023 18:52

      Greket jane mesuar te mos shohin pertej hyndes se tyre qe kshu eshte gje normale

      Përgjigju
    • Grupi: 25/08/2023 18:43

      Te ndihesh krenar me sterilizimin kur jane vjedhur 56 milion euro??? Kur u shfrytezuan pa pagese ne menyre abuzive ambientet e spitaleve, investimi miliona euro ne aparatura, energjia elektrike per te cilen ti con ne burg halkexhinjte? Kur nuk kishe fonde per sonda qe operacionet te beheshin ne QSUT por behen te Allajbeu 20 mije euro? Per cfare te ndihesh krenar? Nese ty ta kane hedhur ministrat, zv.kryeministri etj atehere cfare pune ben ti? Ce duam kryeministrin atehere? Le te qeverisemi vetem nga ministrat dhe nga SPAK. Ti e merrke rrogen kot. Rama edhe po te kopjoje do te ngele ne provimin e ndergjegjes.

      Përgjigju
      • Or tej: 26/08/2023 08:03

        Puna e tij eshte piktura or teeeejjjjj

    • Xoni: 25/08/2023 18:41

      Sa bukur e tha mor aman……..jam i dhjere por jam krenar……pohhh sa bukur. Po ky ka celsat e kulles se barit si Beqir aga me duket.

      Përgjigju
    • Askushi: 25/08/2023 18:25

      Ik o greko ik se te kan ren pendet.nuk do ti qe shqiperia te hyj ne BE?!po se bo dot ate veze ti se te kap baba amerike dhe te kthen ke tolloni.apo e harrut krizen?.shkoni boni cicin

      Përgjigju
    • Aleo: 25/08/2023 18:18

      pirdh o pirdh thuaj micotaqit

      Përgjigju
    • Kevi: 25/08/2023 18:17

      Fale jush u arrit kjo gje

      Përgjigju
    • Soni: 25/08/2023 18:17

      Turizmi kete vit ka qene flake fare

      Përgjigju
    • Fiona: 25/08/2023 18:16

      Mitsotakis beri nje veprim te ulet kundrejt Rames

      Përgjigju
    • Dea: 25/08/2023 18:14

      Keni bere reagimin e duhur gjigand ne lidhje me Mitsotakis

      Përgjigju
    • Ndergjegja: 25/08/2023 17:14

      Populli shqiptar eshte kalitur nder shekuj ne pritjen e percjelljen e princerve,sulltaneve,mbreterve,sekretareve,bajraktareve,kryetareve dhe hynereve te tyre antihumane,vrasese,kriminale,shtypese e shfrytezuese....do te te prese e percjelle edhe ty bashke me salihun@liken e metajve,se shpejt do ju mbaroj "vaji kandilit" apo "uji gamiles" dhe do t'ju percjelle ne piramiden e faraonve qe kini merituar. Mos dyshoni kurre ne kete ritual se po afron.....do ta perjetoni gjysem te gjalle e gjysem te vdekur bashke me pasardhesit tuaj te radhes pare e te dyte.....

      Përgjigju
    • Medrit: 25/08/2023 14:11

      Beleri do marri vendimin e drejtesis ne ate per cfare eshte gjykuar nuk ka te drejt asnjeri parti politike te perfshihet me kete gje dhe Rama ka shume te drejt .

      Përgjigju
    • Gazmir: 25/08/2023 14:10

      Zoti kryeminister eshte shume i qart ne ate cfare po thot dhe me nje vendim shume te duhur me belerin dhe mbledhjen e Ps nuk ka pse te shtohet asnjeher gje me shume.

      Përgjigju
    • beni: 25/08/2023 14:09

      duhet dhe aeroport ne sarande,korce,,e shkoder,, por ti e ke mendjen te vjedhesh...

      Përgjigju
    • Korcari: 25/08/2023 14:03

      Mashtrues i klasit te 1 ku e ke naften e fermereve mo legen kryeminister

      Përgjigju
    • Goni: 25/08/2023 14:00

      Beleri meriton te denohet per krimet qe ka bere

      Përgjigju
    • Blerim: 25/08/2023 13:59

      Rama flet gjithmone me fakte nuk meret me llafe goje

      Përgjigju
      • gjyshua: 26/08/2023 06:24

        Po, por PO DOLI NAFTË , të parët qe do përfitojnë janë pensionistët ahahhahahaha

    • Gazepi: 25/08/2023 13:23

      Edhe i xhate edhe xhepist edhe mashtrues

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?