Koncesioni i sterilizimit, Rama: Një nga punët më të bukura që kemi bërë! SPAK ka mbështetjen time t'i nxjerrë 'ujin e zi' çdo çështje që heton

25 Gusht 2023, 13:43| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 07:18

  • Share

Kryeministri Edi Rama mbron koncesionin e sterilizimit si një ndër projektet më të mira me anë të së cilës është transformuar dhe ndryshuar shëndetësia shqiptare në hallkën e vetë më delikate që janë ndërhyrjet në trupin e njerëzve. 

‘100 here të kthehesha mbrapa do të mbështetja këto partneritete publike private që kemi bërë pasi veprat janë ato që mbeten. Ndërkohë që problemet e korrupsionit janë të lidhura me ata që kanë gjëra në dorë jo ata që nuk kanë gjë në dorë. Kur ne e kemi bërë reformën në Drejtësi, kur kam thënë se dua një drejtësi që të godasë majtas dhe djathtas dhe të ecim drejt nuk kam bërë propagandë por e kam ditur këtë që vjen. Se kam ditur se kujt do ti ndodhë, por e kam ditur që do të ndodhë. Janë shumë më pak se sa socialistët dhe janë asgjë, ata që janë në burg në raport me fuqinë e PS-së. Sterilizimi një nga punët më të bukura që kemi bërë.

Mos më pyesni mua shkoni pyesni në spitale. Kam marrë mesazhe pa fund. Me atë kontratë dhe atë transformim kemi ndryshuar shëndetësinë shqiptare në hallkën e vet më delikatë qe janë ndërhyrjet në trupin e njerëzve. Nëse në procesin e asaj kontrate individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin dhe atdheun, do të paguajnë. Pushteti është një kafshë shumë e egër, është e vështirë ta mbash të zbutur dhe të mos biesh pre e dhëmbëve të veta. Ka disa që nuk i rezistojnë tundimeve. Ne zgjedhim në bazë të asaj që dimë, pastaj në proces njerëzit janë natyra të ndryshme. Përgjegjësia është individuale.’- tha Rama në konferencë për median.

Ndëkohë arrestimet për koncesionin e sterilizmit, për kryeministrin Edi Rama janë një punë që tashmë i takon sistemi të drejtësisë. Kreu i qeverisë vlerësoi punën e SPAK e tha se e mbështet për çdo rasti.

I gjithë ky diskutim është puna e mirë që po bën një organ tjetër që quhet SPAK. Për mua është e thjeshtë fare. Janë të ndara gjërat, në qeveria mua dhe shumë të tjerët na bashkojnë qëllimet e shpallura. Skam qëllime të pashpallura. SPAK po e bën detyrën si duhet. Unë i inkurajoj që t’i nxjerrin ujin e zi çdo ngjarje dhe rasti dhe kanë mbështetjen time.’- tha Rama.

SPAK ka formuluar akuzat falsifikim dhe shpërdorim detyre për 8 persona lidhur me koncesionin e sterilizimit. Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe pronari i kompanisë fituese Ilir Rrapaj u arrestuan ndërsa masat për 6 personat e tjerë anëtarë të komisionit të tenderit u ekzekutuan me arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje. 


    Lajmi kryesor:

    Ndryshime në qeveri? Rama: Prisni dhe pak ditë! Zgjedhjet e parakohshme, thashetheme! Për 'Belerin' Greqia të thotë ç'të dojë, s'ndërhyjmë tek drejtësia


    M.Q.//ReportTv.al
    • Sondazhi i ditës:

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?