Politikë

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, Roth: Duhej të ishte bërë prej kohësh! Rama: E turpshme, BE e ka marrë peng në një lojë shahu

27 Maj 2021, 19:30| Përditesimi: 27 Maj 2021, 20:09

  • Share

 

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth ndërsa u ndal te çështja e Liberalizimit të vizave për Kosovën, tha se BE duhet të mbajë premtimet e veta dhe se kjo do të duhej të ishte bërë prej kohësh, pasi kushtet janë përmbushur.

"BE duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them si autokritikë. Liberalizimi i vizave me Kosovën duhet të ishte bërë prej kohësh. Kjo sepse kushtet janë përmbushur. Edhe në këtë rast është e njëjta logjikë. Unë nuk mund të ndryshoj traktatet e BE-së, Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi konsensusin dhe unë nuk mund të ankohem në këtë drejtim", tha ai.

Më i ashpër ishte Rama në reagimin e tij, duke e konsideruar "të turpshëm" faktin që BE nuk ka liberalizuar ende vizat me Kosovë. Sipas Ramës, BE e ka marrë peng Kosovën "në një lojë shahu".

"BE e ka marrë peng Kosovë, në një lojë shahu, ku një nga figurat ka vendosur që atë ushtar ta mbajë peng dhe qytetarët në Kosovë të mos lëvizin lirisht. E turpshëm, po nuk ke ça i bën", u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Roth në Tiranë: Shqipëria ka shënuar arritje, BE duhet të mbajë premtimet! Rama: Çështjet e brendshme të unionit s'mbajnë dot peng rajonin! Reformat i bëjmë për shqiptarët


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?